ZGJEDHJET PARLAMENTARE PERFUNDUAN!
Ndryshe nga zgjedhjet e tjera që pritej një
rezultat përfundimtar pas disa javësh ose pas muajsh, kësaj here gjithçka përfundoi pas dy ditësh dhe kjo është një
shenjë e mirë dhe optimiste për standartet e vendit tonë! Ishte një fushatë e egër, e gjatë dhe mbi të
gjitha e kushtueshme! Duke mos u zhytur në analiza në aspektin Ekonomik po filloj të citoj
thelbin e këtij “POST ZGJEDHJESH” duke iu drejtuar Zotit Edi RAMA.
Populli shqipëtar vendosi dhe më fuqinë e
votës zgjodhi që kryeministri I vendit për katër vitet e ardhshme të ishit ju
Z.Edi Rama! Urime !
Populli ju zgjodhi sepse ju premtuat, dhe
uroj shumë që ato premtime mos të kenë qënë
fjalë të bukura për të mbushur fjalimet
në mitingjet e çdo qyteti!
Le të tregohemi optimist se Shipëria do rilind ashtu
si e keni ju në plan, ashtu si premtuat ju, ashtu si thirrët një muaj rresht!
1.Nuk duhet të harroni stresin psikologjik të shkaktuar nga të dyja
frontet sepse ashtu si theksova pak më lartë ishte fushatë e egër që I infektoi njerëzit duke I kthyer pak a
shumë në militant partish! Në fund do kishte një fitues dhe rezultati përfundimtar
bëri që në rrjetet sociale, por edhe nëpër
kafe biseda kryesore të ishte PD apo PS, se meritonte piktori, por e meritonte
doktori etj etj!
Unë do kisha mjaft dëshirë që ky shkrim të binte në dorën tuaj dhe ta lexonit, por edhe nuk ka shumë rëndësi, pasi qëllimi kryesor i tij nuk jeni ju, por jemi ne, populli që ju zgjodhëm!
Unë dhe shumë të tjerë duam që Shqipëria të
ndërtohet, të respektohet e drejta e çdo individi, të pakësohet skamja e tejskajshme
dhe të rindërtohen vlerat njerëzore! E
di që nuk realizohen me një shkundje të shkopit magjik, por as nuk janë të pamundura!
Po përmend disa aspekte që mua si nje
studente e Ekonomikut, më kanë rënë në sy dhe më kanë bërë të mendoj.
2.Zoti Rama, keni
premtuar reforma në arsim. Nuk jam kundër dijes, diplomimit, por jam skeptike
dhe dyshuese ndaj gjithë Universiteteve private që janë hapur në Shqipëri! Janë shumë, ashtu si numri i madh i juriste
dhe ekonomistëve të diplomuar në vit! #Ju duhet të bëni diçka.
Arsimi duhet të
dhuroj kultur dhe edukim, përpos të qënurit një
biznes totalisht fitimprurës!
3.Zoti Rama
gjithashtu keni premtuar se shteti i së drejtës do rindërtohet. Le të tregohemi
përsëri optimist dhe të shpresojmë që po, duke uruar që një pjesë e madhe e
çështjeve të rendësishme të përfundojnë. #Mos harroni, keni premtuar!
*Besoj se e keni
kuptuar se populli po reflekton dita-ditës, besoj se e keni kuptuar faktin se
pati një rebelim nga një pjesë e madhe e popullsisë, dhe kjo duhet t’u shërbej
padyshim si një mesazh se ne, Shqipëria po presim rezultate dhe fakte nga
ju.
Fjalët nuk kanë më vlerë!
Nuk më pëlqen të
gjykoj asgjë nga çfarë keni thënë, as
nuk më pëlqen të them se Zoti Berisha, shkatërroi, apo ndërtoi Shqipërinë. E vetmja
gjë që dua të besoj është se ju do punoni për ne. Mos harroni, do jemi duke u vëzhguar!
Vërtet 84 mandatet ju japin fuqi në
parlament për të miratuar çdo ligj, por mos harroni se, fuqia e gjithë popullit që u ka votuar është shumë herë
më e madhe dhe nuk do ishte mirë që ju të vepronit kundërshtim me kërkesat dhe nevojat e
gjithë individëve shqipëtarë .
Përsëri jam optimiste se nuk do ta bëni!
4.Duhet ta keni vënë
re gjithashtu zoti Rama, se si një pjesë e popullsisë ndërroi në zgjedhje, bindjen për të votuar në krahasim
me vitet e tjera, Shkodra për shembull! E di është në avantazhin tuaj sepse ju
siguroi fitoren, por mund të jetë edhe
disavantazhi më i madh i gjithë kësaj.
5. Gjithashtu
besoj se e kuptuat arsyen e votuesve të pakët në Vlorë, aty ku ju qëndronit i
pari në listën e deputetëve!
Arsyeja është e thjeshtë, kishte ardhur një pikë
ku skepticizmi i çdo individi e kishte
bërë indiferent ndaj gjithë proçesit! Ky është një tjetër mesazh për ju!
6. Një çeshtje
tjetër që mua më shqëtëson është, Ekonomia shqipëtare, jemi në krizë, nuk jemi në
krizë, apo është thjeshtë psikologjike? Apo jemi vërtet? Kam frikë se jemi
ngushtë. #Ju duhet të bëni diçka!
7.Keni qënë
kryebashkiaku i Tiranës, jeni dekoruar si kryetari më i mirë , ne po presim që
ju të dekoroheni dhe për Shqipërinë në të njëjtën mënyrë!
Nuk e kemi
harruar punën tuaj për Tiranën dhe kjo na bën të besojmë për mirë, por asnjëherë
nuk na ngurtson besimin për ju! E përsëris, ne,
brezat e rinj jemi tepër vigjilent rreth gjithçkaje dhe një pjesë janë vërtet
të etur për të punuar për Shipërinë!
Ju
duhet ti nxisni, se si, atë e dini ju!
Zoti Rama ka
shum gjëra që në vazhdim ju i dini më mirë, i kuptoni më mirë dhe i analizoni
akoma më mirë, por unë, si një qytetare e thjeshtë përsëri do t’ua përmend.
8.Shqipëria është
tepër e bukur, duke filluar që nga vendet bregdetare! Ju keni premtuar diçka në
këtë aspekt! Jemi vërtet perlë mesdheu, vetëm se na duhet promovim dhe
dora e një piktori ndoshta! #Ju duhet të bëni diçka!
9.Gjithashtu një ditë
teksa po kthehesha në vendin tim (Vlorë) ,paralel meje po shikoja trenin, dhe
realisht më hipi një dëshirë për ta provuar ndjesinë e të udhëtuarit me tren,
deri në momentin që mikja ime më tregoi për kushtet skandaloze dhe për udhëtimin
e gjatë që duhet të bëja! Sistemi Hekurudhor shqipëtar,
do ishte ide e mirë. #Ju duhet të bëni diçka!
10.Një rast tjetër ishte kur më duhej t’i gjendesha
pranë mikes time në spitalin Nënë Tereza, si përfundim m’u desh gjatë gjithë
ditës të ulërisja dhe të tërhiqja prej mënge infermieret menefregiste që pinin
kafen e mengjezit me nge, teksa dikush në atë mes, rrezikonte jetën. Ah dhe për
më tepër, papërgjegjshmëria e të siguruarit me medikamente mjeksore kishte
arritur majat, falë zotit ndodhej një farmaci metra më tutje! #Përsëri, ju
duhet të bëni diçka!
11. Zoti Rama iku koha ku pjesa më e madhe
e shqipëtarëv ishin të verbër dhe besonin atë që dëgjonin, tani flasin faktet
dhe vetëm faktet. Shqipëria ka shumë
mangësi. Jemi një shoqëri e ngurtë dhe ndërgjegjësimi po ecen me hapa optimist!
Ne ju lutemi që ju të
punoni realisht për Shqipërinë.
Ne duam një vend të qetë, të lumtur, të buzëqeshur,
me një nivel të ulët stresi që padiskutim të gjithë e dimë që vjen si pasoj e ndikimit të faktorëve të lartpërmendur . Ne thellë thellë nuk duam të bëjmë
dallime, ashtu si përfunduam duke bërë gjatë fushatës, me terma, malok,
katunar, qytetar, puro tirons ose diçka tjetër! Ne jemi një komb, flasim një
gjuhë, dhe realisht duam të punojmë dhe investojmë për Shqiprinë!
Shumë thonë, iu
kthyem diktaturës, shumë të tjerë thonë erdhi koha e begatë, unë nuk besoj asnjë
nga këto, unë besoj se vetëm nëpërmjet ndërgjegjësimit qytetar dhe stimujve tuaj
optimist, shoqëria shqipëtare do të kaloj pritshmërit!
Ne mundemi!
Diçka tjetër që dua
të përmend në lidhje me Z.Berisha.
Në rrjetet
sociale individët përfunduan duke u ndarë në dy fronte dhe dinin vetëm të
shanin “kundërshtarët e tyre politik” . Realisht u tremba nga kjo egërsi midis
nesh, sa për një moment mendova se u kthye 97’ në facebook dhe në forume!
Lideri politik i
Shqiprisë dha dorëheqjen, por as në rastin e tij nuk mund ta kritkojmë dhe të
tallemi aq ashpër sa u bë! Në fund të fundit, ka
drejtuar Shqipërinë për tetë vite dhe nuk i thonë pak! Duhet të kemi parasysh
dhe shumë ndryshime që i solli Shqipërisë!
Unë gjej rastin ta falenderoj!
E fundit që doja të përmendja !
Pyes veten: Si ka mundësi që asnjë prej
liderëve politik nuk e përmendi “njollën
e këtyre zgjedhjeve” ? Askush nuk denjoi t’i jepte rëndësinë dhe vëmendjen e
duhur vrasjes në Laç? Mos vallë ishte insekt
ai person?! GABIM sipas meje!
PS: Falenderoj të gjithë individët që e
lexuan shkrimin! Shpresoj mos të ketë dhe këtu debate të nivelit të ulët! Rama Fitoi, bukur, ndërsa ne
po presim jo duke ndenjur por duke u përgatitur të shfrytëzojmë mundësitë e
reja që kryeministri I ri ka premtuar se
do sjellë.
Ne e duam Shqipërinë, jemi një komb dhe për hatër të këtyre fakteve
shpresoj
të jemi gjithmonë të bashkuar, pavarësisht kush ikën dhe kush vjen në pushtet!
Ne duam vetëm një Shqipëri më të mirë, që do bëhet e tillë vetëm nëse kontribojmë
me frymën e bashkpunimit, korrektësis, respektimit të bindjeve dhe zgjedhjeve të
çdokujt!
Faleminderit!
Vjola Thoma