A documentation about Stories made by me [Thríller & Reαlíty] ! My mind imagine, my hands write...

Sunday, August 4, 2013

Melody - First Part.


Unë ju ftoj vetëm ta lexoni, ta kuptoni dhe të mësoni prej kësaj Novele!

Viola jetonte në një ishull grek të quajtur Mikono! Ishte një vend ku natyra luante magjishëm, një vend përrallor ku çdo verë mblidheshin pushues nga e gjithë bota! Bëhej rrëmuje dhe festë në çdo shtëpi, pothuajse çdo natë! Një ishull aq i vogël dhe mbante aq shumë pushues! Madje kishte raste që nga larg kroçerat gjigande dukeshin si pulëbardha që lëviznin mundimshëm! Mikono kishte shumë anë të mira dhe konsiderohej si një qëndër pasanikësh që ndalonin të kalonin verën në mënyrën më të shfrenuar nëpër diskotekat gjigande afër detit! Për Violën nuk ishte aspak kështu. Ajo jetonte aty në një nga ato shtëpizat e vogla të bardha, si shtëpi kukullash bashkë me mamanë e saj! Ishte larguar nga Shqipëria vite më parë kur prindërit i ishin ndarë! Nuk ishte vetëm, falë zotit aty ishte xhaxhai i saj i cili kishte një nga vilat më të bukura që lartohej mbi një nga kodrat më të larta të Mikonosit! Ai ishte si një baba për të dhe si një mik për mamanë e saj i cili pavarësisht gjithçka kishte bërë vëllai i tij, kurrë nuk e mohoi mbesën e tij!
Ajo çfarë Viola dëshironte dita ditës ishte të largohej që aty, jo vetëm për faktin se jeta i ishte bërë skëterr por edhe sepse i dukej sikur po mbytej në atë kotec të mrekullueshëm bregdetar! Nuk i hynte më në sy pamja e mrekullueshme që dhuronte ishulli, nuk i bënte më përshtypje teksa shikonte perëndimin e diellit zhytur në pishinën e freskët! Ajo donte vërtet të ikte, të mos kthehej kurrë aty por egzistonin një mijë e një arsye që ajo të ikte dhe një mijë të tjera që të qëndronte! Kishte nevojë të njihte fytyra të reja, të njihte njerez të rinj që vërtet do qëndronin gjatë në jetën e saj. Turistëve me afat dy muaj pushime u kishte dale boja me aventurat e tyre zhgënjyese!
Po qëndronte e ulur në parmakun e shtepisë së vet dhe shihte nga larg teksa kishte mbërritur një tjetër kroçerë me turistë! Kësaj rradhe dukej se nuk ishin pleq por të rinj! Sa po vinte dhe ishulli po popullohej në çdo pjesë!
-Viola, akoma do të qëndrosh duke parë turistët që zbresin këtu?! Mami, nuk kam çfarë bëj tjetër, meqënëse ti je tepër frikacake për t’u përballur me jetën e Shqipërisë, më duhet të duroj gjithë këta pasanikë që vijnë vit për vit për qejf! – tha ajo duke shtrënguar sytë me lotë! Ndeshi me një shikim të trishtuar të mamasë së saj që mesa dukej ishte fajtorja e vetme e atyre lotëve! Që atë moment fillova të mendoja vërtet për largimin tim që aty. Janë ato momentet kur vërtet duam të lagrohemi por nuk mendojmë se çfarë na pret, nuk jemi në gjëndje të konceptojmë, çfarë do të thotë te nisësh një jetë nga e para! Teksa mendoja me shikimin të larguar drejt detit matanë, vura re se dikush po ngjitej drejt shtëpisë time! Ishte ai , arsyeja e mërzitjes time, njeriu që nuk i bëri ballë tundimit të turisteve ekstravagante në diskotekat e ishullit! Ishte Niko! Nxitova të futesha në shtëpi dhe po e shihja nga dritarja e vogel katrore! Dukej që ishte i mërzitur, ecte kokëulur dhe kur arriti pranë shtëpise time hodhi një vështrim të trishtuar duke u larguar e duke shfryrë!- Viola, kë po përgjon nga dritarja?!- tha Lana. Mami më trembe, – tha ajo duke u ulur në divanin ngjitur më parmakun, – nuk po shikoja njeri! -Mua nuk më gënjen dot, e pashë nga dritarja përballë se tani vetëm nje person kaloi tek rrugica jonë dhe ai ishte shoku yt, Niko! -Domethënë ai djalë të ka bërë diçka sa po këmbëngul që të largohesh që këtej apo jo?! Përse nuk më thua Viola?! -Sepse asnjëherë nuk kam pasur mbështetje tënde, sa për të të thënë gjërat që më lëndojnë në jetë mami,- tha ajo duke përkulur kokën në divanin e bute! Lana nuk foli, po shikonte rreth e rrotull, u kthye nga vajza e saj dhe i tha: -Atëher më thuaj, je e sigurt që do heqësh dorë nga gjithçka këtej për të filluar një jetë të re në Shqipëri? Je e sigurt që do largohesh nga shoqëria jote?
-Po mami, po! Ta kam thënë me mijëra herë! Dua të iki që këtu!
-Në rregull, fillo të bësh gjërat gati sepse do ikim brenda javës!-tha ajo me qetësi.
-Cfarë?! Vërtet thua?! Nuk po tallesh me mua apo jo?!
-Patjetër që jo, kjo ishte ajo që doje, do largohemi atëher!
Nuk mendonte se mamaja e saj do reagonte aq shpejt  duke kuptuar gjëndjen e saj. Ishte mëse normale mos ta vinte në dyshim!
-Po mami, po! Ta kam thënë me mijëra herë! Dua të iki që këtu! -Në rregull, fillo të bësh gjërat gati sepse do ikim brenda javës!-tha ajo me qetësi. -Cfarë?! Vërtet thua?! Nuk po tallesh me mua apo jo?! -Patjetër që jo, kjo ishte ajo që doje, do largohemi atëher! Nuk mendonte se mamaja e saj do reagonte aq shpejt  duke kuptuar gjëndjen e saj. Ishte mëse normale mos ta vinte në dyshim! -Po mami, po! Ta kam thënë me mijëra herë! Dua të iki që këtu! -Në rregull, fillo të bësh gjërat gati sepse do ikim brenda javës!-tha ajo me qetësi. -Cfarë?! Vërtet thua?! Nuk po tallesh me mua apo jo?! -Patjetër që jo, kjo ishte ajo që doje, do largohemi atëher! Nuk mendonte se mamaja e saj do reagonte aq shpejt  duke kuptuar gjëndjen e saj. Ishte mëse normale mos ta vinte në dyshim! -Jo zemër, ai nuk është si babai jot! Vet me ka thenë që për gjithçka të kem nevoje t‘i telefonoj! Atë po bej! Po kthehem përsëri në vendin ku vite më parë m’u nda jeta ne copa! Gjithsesi Viola, – tha ajo duke i ngulur sytë e saj blu drejt syve jeshil të vajzës së saj,- Gjithë këte sakrificë po e bëj vetëm për ty! Në qoftë se ti nuk do te qëndrosh më ketu, do ikim! Po filloj të përgatiteshm, shpirtërisht për largimin tonë dhe uro që të gjejmë një vend ku të përplasemi andej! 


-Mami, nuk dua të qendroj më këtu, nuk e kupton?!
Të kuptoj dhe do ta mendoj, do të të kthej përgjigje sa më shpejtë,-tha ajo dhe u largua kokëulur!
-Tani e kupton mama përse dua të largohemi?! Nuk më rrihet më këtu, jam e copëtuar!


Nuk i besohej ajo që kishte dëgjuar! Në atë moment i lindi një dyshim. Mami nuk po tallej, kishte ditë që po ia nxinte jetën më atë dëshirën e saj për t’u larguar që aty!
-Viola më dëgjove?! Vazhdo të besh gjërat gati pak e nga pak! Që tani do ti telefonoj xhaxhait tënd, ndoshta njeh dikë në Tiranë të na ndihmojë dhe të na sigurojë një vend ku të qëndrojmë!
-Do e bezdisësh, kushedi çfarë do mendojë, – tha Viola duke vështruar mamanë e saj qe po kontrrollonte në telefon për numrin e tij!
Ajo iku mbylli derën duke lënë Violën më një mijë e një mendime në kokë!  Mos vallë ajo nuk donte të largohej?! Mos ndoshta po nxitohej dhe më vonë do kërkonte të kthehej përsëri?!  Apo mos ndoshta po vepronte në mënyrën më të mirë të mundshme?!

Read More
Voila's Blog.. Powered by Blogger.

© Viola's Blog, AllRightsReserved.