A documentation about Stories made by me [Thríller & Reαlíty] ! My mind imagine, my hands write...

Monday, September 24, 2012

Historia: Letra e Fundit- Part 1


Ishte e marte! Qielli falte nje freski qetesuese qe prej dy diteve shi. Ishte fillim korriku, pushuesit sa po vinin dhe po dendeshin ne qytet, duke renduar trafikun dhe duke shtuar levizjet ne bulevardin e qytetit bregdetar. Shetitjet mbasdite buze detit ishin tipike dhe qetesuese edhe pse kishte raste kur rrezikoje te shtypeshe, nga turmat e medha. Porsa fillonte rruga e holle e shtruar per sembari me gurje dy ngjyres, gjithe rruges te keputej koka, shites te thjeshte terhiqnin vemendjet e qindra pushuesve qe flisnin per hesap te vet çdo gjuhe te mundshme! Rruga gelonte nga burra, gra, femije dhe adoleshente qe dukej sikur po ecnin neper pasarelat Njujorkeze!
Diku me tej rruges nje burr plak kishte hapur nje tavoline te vogel dhe shiste libra te vjeter te vyer! Ishte i rrudhur dhe shikonte çdo kalimtare me shpresen se mos ndalonte aty dhe terhiqte nje prej librave te tij me arome vjetersie! Askush nuk i hidhte syte. Ishte i vetmi shites aty qe nuk kishte askend perpara tavolines se tij te vogel dhe deshperimthi shikonte nga te dy krahet e tij. Nje grua qe shishte varse dhe dy vajza qe diskutonin vrullshem se ke prej tyre te zgjidhnin, ndersa nga krahu tjeter shikonte me koken gjysem te perkulur mikun e tij te vjeter qe po perpiqej te bindete me gjithe forca nje djalosh te blinte nje kanarine ngjyre te verdhe sa nje grusht!
-E shikon sa e kendshme qe eshte?-i thoshte ai duke e tundur kafazin sa andej ketej qe kanarina te leviste!- Do te te mbush shtepine me tinguj, do te kenaq çdo mengjes!
Djaloshi tundete koken dhe leviste syte drejte kanarines, duke mos degjuar asgje çfare thoshte shitesi, ndersa plaku i gjore mendonte: "Sikur ta dinte miku im sa ndryshim ka nje kanarine qe di te çiret qe ne mengjes nga nje liber i vjeter i autoreve me te medhenj boteror? Sikur ta dinin ato vajzat se ato varset qendrojne ne qafe per bukuri, shume larg mendjes dhe te nxenit! Sikur ti dinin dhe ti kuptonin gjithe keto?!"
Teksa po mendonte gjithe keto apsurditete per mendjen e tij, shfryu deshperimthi dhe mori shishen e ujit ne çanten e vjeter qe ndodhej tek kembet! U perkul dhe u ngrit kur perpara tij pa nje vajze te re! U ndriçua ne fytyre! Kjo do te thoshte shume per ate, pas gjithe atyre darkava te fundit aty, nuk kishte guxuar asnje vajze te afrohej, as per te pare te pakten, ndersa kjo e fundit, kishte ndaluar aty dhe po i shikonte gjithe librat me rradhe!
-Ku i keni gjetur gjithe keta libra? Jane nga me te vjeterit, madje me pelqen dhe kjo aroma e vjetersise qe mbajne! 
Plaku po ndihej i vleresuar, mezi po priste ti thoshte se ishin te gjithe ibrat e tij te vjeter dhe se i kishte lexuar te gjithe kushedi sa here!
-Jane te gjithe te mite bije, por me duhet ti shese, jo nga malli por nga halli!-tha ai duke u hedhur dhe nje veshtrim librave te tij qe rrinin shtrire te heshtuar.
-Me falni qe po ju pyes, por me ke jetoni ju, me dukeni si fytyre e njohur?!-i tha ajo duke rrokur nje liber te trashe ne dore dhe duke i hedhur veshtrime ngado!
-Jetoj me djalin tim, por ai...
-E kuptoj...-u pergjigj vajza me nxitim.- Do doja ti blija te gjithe por, edhe nuk dua! Jane libra shume te vjeter dhe po rane ne duar qe nuk dine ti mbajne do jete vertet per te ardhur keq! Jane te veçante!
-Faleminderit, bij.-tha plaku me nje ze qe mezi degjohej ne gjithe ate zhurme.
Ndersa me tutje po vinte nje vajze, jo shume e gjate, me floket lidhur bisht, me fytyren e holle qe shnderriste qe metra me tutje dhe me nje te ecur karakteristike gjithe sportivitet, ndaloi per te takuar miken e saj, Junen e cila kishte disa minuta qe qendronte perpara plakut! Kthehu koken dhe u habit!
-Gjysh, perseri ketu?!-tha ajo duke i veshur Junes nje fytyre gjithe habi!
-Po Elena, ti e di si eshte ne shtepi, Dona ka gjithe diten qe...
Elena u afrua afer tij e perqafoi forte dhe dy pika lote i rrodhen nga syte! 
-Po shet perseri librat e mi te preferuar?! Cfare po ben?!-po i fliste ajo me nje ze te lenduar.
-Oh, bija ime, ti e di qe babai jote qe kur ka ikur nuk me ka derguar me leke. Edhe ne qofte se me dergon, Dona nuk me thote, dhe çfare duhet te bej?-tha ai duke nxjerr shamine prej trikos se lehte, duke fshire syte e rrudhur qe dukeshin sikur nuk do ishin me aty pasi ti fshinte!
-Perse nuk ne ke thene? Mua dhe Lindes? Ti e di qe je i veçante per ne!-tha Elena duke i hedhur nje shikim Junes e cila ishte perlotur dhe ishte ulur ne gjunje perpara tavolines, e habitur!








5 commenti:

  1. Pershkrim shume interesant Viola! Me pelqeu shume fillimi!

    ReplyDelete
  2. Ka dicka te vecante ky Blog, ndoshta thjeshtesia e ben te tille, kam hyre ne shume BLOGG te tjere, por ketu eshte ndryshe, qe nga permbajtja e deri tek ndertimi, pa ato foto e medha ne fillim ku u behet publicitet i egzagjeruar vetes -.-.
    PRESIM JO VETEM HISTORITE NGA TY VIOLA, POR EDHE PJESE NGA JETA JOTE! Tung!

    ReplyDelete
  3. Wow Wow Wow .. Vertet kete here ke ber nje pune te mahnitshme ! Urime Vio dhe jemi ne pritje te versionit te ri ! Suksese :)

    ReplyDelete
  4. Viola shume shume e bukur pjesa e pare ! Jemi ne pritje te nje historie shume te bukur !! <3

    ReplyDelete

Voila's Blog.. Powered by Blogger.

© Viola's Blog, AllRightsReserved.