A documentation about Stories made by me [Thríller & Reαlíty] ! My mind imagine, my hands write...

Thursday, September 27, 2012

Historia: Letra e Fundit- Part 10



Ditet kalonin duke afruar akoma me shume momentin perfundimtar te zgjedhjeve te preferencave per shkollen e larte! Elena e dinte qe duhej te luftonte, me teper e kishte kuptuar se ishte vetem dhe duhet te mbijetonte me shume se sa te jetonte! E kishte pergatitur veten e saj shpireterishte dhe moralisht, dhe çdo dite qe kalonte mendonte me vete:" Epo nuk eshte fundi i Botes, s'jam e vetmja qe me kane braktisur prinderit dhe po jetoj me njerken!" Ne keto mendime perpiqej te gjente sadopak force per te mos i mbushur ditet me stres dhe merzitje. I kumbonte ne koke vetem nje fjali : " Mos e lejo, te te merzise, thjeshte mos e lejo, mendo sikur nuk egziston,mendo per Gabrin, Tiranen, lirine, enderrat e tua per t'u bere pjese e televizionit. Mendo se ke nje moter te mrekullueshme, jo çdokush e ka kete mundesi!" .Keto fjale i uleriste vetes per te mos u gricur me njerken e saj. Madje kohet e fundit dhe ajo dhe Linda kishin vendosur krevatet e tyre ne dhomen e madhe te gjyshit, ishte vend i vogel por qetesia i shperblente me te qeshura duke kaluar çdo nate te asaj vere me historite mahnitese te gjyshit te saj! E donte pa fund ate, por ajo qe nuk kuptonte ishte se perse babi i saj nuk i kishte ngjare aspak atij.
-Gjysh, po babi te degjonte kur ishte i vogel?-tha Elena naten e pare te javes se dyte te korrikut te nxehte teksa kalonin kohen duke ngerene fruta te thata ne dhomen e madhe!
-Jo dhe aq,- tha ai duke gelltitur nje bajame te vogel!- Gjyshja jote ishte shume tip i ashper, nuk i jepte aspak ngrohtesi, ndersa une pjesen me te madhe te kohes nuk qendroja ne shtepi, me duhej te punoja dhe kur kthehesha e kuptoja qe gjendja ishte keq, por ishte vone, askush nuk me degjonte! 
Elena ishte ulur bashke me Linden dy vjeçe me te vogel, ne poltronen e bukur te gjyshes se tyre. Ishin aq te vogla sa i nxinte te dyja! Perball tyre qendronte nje kup e madhe me fruta te thata qe po boshatisej nga grushtet e voglave te vajzave qe pertypnin dhe degjonin me kureshtje te madhe ato qe fliste gjyshi i tyre!
-Petriti ishte shume i dashur,-vazhdonte te thoshte plaku duke fshire lotet me shamine e vjeter.
-Oh, gjysh mjafte te lutem!-tha Elena duke u ngritur dhe duke i dhene nje perqafim qe  dukej sikur do t'i zinte frymen.- Ti je treguar i forte, kjo ka rendesi, e shkollove, punove per te dhe menyra se si po ta shperblen ai nuk te ben fajtor aspak. Ishin zgjedhje te tij.
-Zgjedhje te gabuara!-bertiti ai i inatosur duke iu dredhur zeri.- Zgjodhi mamane tuaj, ate kohe ishte shpetimi im, ishte nje periudhe qetesie sepse mamaja juaj ishte engjell dhe ne qofte se nuk do t'ia kisha dale une ta beja njeri, kisha shpresa tek ajo.
-Pastaj ajo u largua apo jo?!-tha Linda duke fshire lotet.
-Pikerisht, u largua zemer e gjyshit, duke e kthyer perseri si ishte dhe ja çfare beri me pas, zgjodhi nje grua si Dona dhe ju la me te!
-Ai na ka lene me ty, jo me ate! Ajo eshte shtrige, nuk ka ndjenja.
Gjyshi qeshi lehte dhe tha:
-Ju thjeshte nuk jeni gjaku i saj, asgje tjeter! Nuk jemi aq te rendesishem sa te na kushtoj ndjenjat e saj!








3 commenti:

Voila's Blog.. Powered by Blogger.

© Viola's Blog, AllRightsReserved.