Dona vazhdonte e torturonte, dukej sikur kenaqej me fytyren e merzitur te vajzes. Elena nuk donte ta merrte vesh babai i saj, heren e fundit qe e kishte kapur, e kishte denuar dhe ne qofte se e mrrte vesh dhe kesaj rradhe atehere denimi i saj patjeter do ishte te qendronte ne Vlore dhe kjo do te thoshte te beheshin pluhur nje grusht enderrash qe kishe thurrur gjithe ato nete!
-Dona, te lutem a mund te ma japesh telefonin, eshte i imi!-guxoi ajo ti thoshte perseri por e dinte shume mire qe ishte e pamundur.
Ndersa Dona vazhdonte ta shikonte gjithe inat Linda po mendonte qe njehere te vetme ne jeten e saj te nderhynte per motren e saj, ndoshta dhe te fliste dy llafe, vetem qe Dona ta kuptonte qe nuk ishte vetem.
-Jepja telefonin tani,-u degjua zeri i Lindes qe kishte shkitur dhe kishte dale perpara Elenes duke e lene te habitur.
-Kujt i flet ashtu ti?-tha ajo duke u drejtuar nga ajo dhe duke i flakur nje shuplak fytyres aq sa vogelushes i leshuan syte lote.
Elena nxitoi ta terhiqte Linden e cila ishte nxehur keq, por ishte e pamundur. Ajo kishte dale nga vetja e saj, mendohej se Linda si me e vogel dhe me e degjuar nuk do ti kundervihej kurr, tipi i saj nuk do ta bente. Por aparenca e saj prej nje qenie te urte i kishte mashtruar te gjithe, madje dhe Elenen! Ajo iu sul duke i terhequr veshjet me trantelle qe kishte veshur Dona dhe i rrembeu celularin nga dora me egersi dhe urrejtje. Dona u step dhe po shikonte e shtangur, nuk e priste kurre ate reagim nga Linda qe ishte terbuar dhe po shfrynte gjysem metri me tutje saj, me telefon ne dore! Askush nuk po fliste! Madje as Dona.
-Mere telefonin dhe ikim tek gjyshi!-tha Linda ftohte dhe me seriozitet duke i drejtuar telefonin te motres dhe duke u drejtuar per nga dhoma tjeter. -Elena, çfare po pret?! Eja! -tha ajo duke humbur brenda dhomes se ndriçuar dobet!
Elena u fut me shpejte brenda ne dhome duke marr fryme thelle dhe duke mos dashur te mendonte çfare do ndodhte me Donen te nesermen. Donte ta falenderonte forte te motren, por po sikur ti kishte nxehur me shume gjerat? Po sikur Dona t'i bente surprize te nesermen nje telefonat te eger nga babai i saj qe i thoshte se nuk do leviste nga Vlora?! Keto dhe mendime te tjera qe i shtonin ankthin, shoqeruan naten e atij mes korriku. Pasi foli me Gabrielin, dhe e vendosi telefonin qe ndriçonte dhomen e erresuar tashme, vuri re gjushin e saj ne erresire i cili futi nje leter midis rafteve! U shtri perseri, me idene se te vjeterit gjithemone fshehin gjera te tyre, si shkrime apo kujtime te se kaluares neper cepa! E zuri gjumi derisa u gdhi e nesermja! Fjeti e fundit dhe u zgjua e para, Linda po flinte per shtate pale qejfe, gjyshi po ashtu! U be te dilte nga dera por pa se frymarrja e gjyshit te saj nuk po ndihej me si me perpara, me ate veshtiresin e moshes qe e karakterizonte! U afrua dhe...
perse nuk e keni vendosur dhe opsionin like :/ :p
ReplyDeleteeshte opsioni like mbi komentin vetem se ti nuk e ke pare :P
ReplyDelete