Ishte dita e fundit perpara se babai i tyre te largohej nga Shqiperia. Ate dite kishin qendruar pak me teper me ate, gjithemone larg shtepise se tij, tek dhoma e gjyshit qe pastrohej çdo dite nga vajzat me nje dashuri shume te madhe!
Babi si thua bejme nje shetitje nga deti?-guxoi ti thoshte Linda diten e fundit te qendrimit te tij. Ai nuk mohoi por si gjithemone hodhi idene e te shetitur te katert, ide qe vajzat e kundershtuan ne moment! Dolen te tre nen veshtrimet e shtremberuara te Dones qe mermeriste dhe mallkonte vajzat.
-Pers nuk doni te vij dhe Dona?!-tha ai me gjithe pafajsi.-Ajo eshte kujdesur per ju, ne nje fare menyre! Duhet t'ia dini per faleminderit vajza dhe jo te silleni te ashpera.
Elena nuk e kuptonte se si babai i saj ishte budallepsur aq keq nga fjalet e saj. Sipas vajzave Dona ishte nje femer, pa shije, pa ndjenja dhe e vetmja gje qe dinte te bente ishte te hante pa pushim.
-Babi por ti nuk e kupton!-i tha Linda teksa u ulen ne nje prej stolave te sheshit te lulishtes qe dukej sikur deti ishte monitori i madh i nje kinamaje, protagonist te te cilit ishin zogjte, valet e detit dhe varkat e vogla te peshkatareve te moshuar!
-Cfare nuk kuptoj?!-tha ai. -Ju ka munguar gje?
-Babi, dua te te pyes per diçka?! -tha Elena duke qeruar fytin!
Ai u kthye nga ajo per ta degjuar me gjithe vemendje, veprim qe e bente rralle por qe tipi i tij i ftohte e justifikonte.
-Sa shpenzon ti per ne babi?! Dua te them e di qe i dergon Dones per ne! E kam degjuar dhe mund te them qe eshte normale!-tha ajo me nje ze qe i dridhej dhe me fytyren e Lindes qe po priste me padurim nje pergjigje!
-Pse ju ka munguar gje?! Patjeter qe ju dergoj, madje mund te shkoj tek nje milion ne muaj.-tha ai.
Vajzave sa nuk u ra bomba!
-Cfare?!-tha Linda duke brofur ne kembe!-Por babi, ne qofte se kjo qe thua eshte e vertet, a na ke pyetur ndonjehere ne qofte se na mungon gje?
-Une e di qe nuk ju mungon gje!-vazhdonte te thoshte ai me nje ton bindes.
-Jo nuk e di aspak, nuk e di fare se çfare jete bejme!
Petriti shqeu syte dhe nuk po ndihej.
-Vajza, çfare po perpiqeni te me thoni?
Te dyja vogelushet ia plasen te qarit dhe e perqafuan forte. Nderkohe Elena mendonte se sa keq e kishte gjykuar babain e saj, kur e vetmja fajtore ne ate mes ishte shtriga, qe kishte ne shtepi, ajo i mbante te gjithe parate qe u dergonte babai. Madje ajo ishte arsyeja qe ajo kishte blere rrobat me te shtrenjta kohet e fundit, ndersa vajzat duhet te visheshin me leckat qe u dhuronin njerezit si lemosh! Por akoma nuk ishte e qete, ishte baba dhe asgje nuk e justifikonte qe i kishte lene ne hije vajzat e tij.
-E kuptova si qendron puna! -tha ai duke ulur koken mbi supet e dy vajzave.-Perse nuk thoni ju qe me paskan bere nje cop budalla!
-Babi ne u perpoqem te flisnim me ty, por ti gjithemone kishe pune, sepse flisje vetem me Donen, me ne kurr! Nuk na pyesje kurr, per planet tona, per shkollen e Elenes, apo a ishim te merzitura apo te trishtuara. -tha Linda gjithe merzitje.
-Gjyshi gjithemone e bente, ishte i vetmi qe na donte aty.-pasoi Elena.
-Shkolla jote Elena?!-tha ai.-Nuk do iki neser. Kam dhe disa pune ketu, keshtu qe do flasim dhe do ti gjejme nje zgjidhje kesaj pune. Si thone vogelushet e mija?-tha ai me nje fytyre te embel.
-Une them te ham akulloret tona te preferuara, si dikur bashke me mamin dhe te ikim ne shtepi.- tha Linda!
Elena po gezonte aq shume sa ate dite babai i saj kishte reflektuar pakesa dhe kishte vendosur ta bindete, madje ti thoshte dhe per Gabrielin dhe per planet e saj dhe per Linden, per gjithçka sepse ne fund te fundit ai ishte babai i saj.
ka me per sot ?
ReplyDelete