Gabrieli mbylli deren per te shmangur nje tjeter skandal ne sy te prinderve te tij, por ndihej edhe ne faj. Antoneles se vogel, rralle i blinte dhurata, nuk ishte tip i tille. Me mire qendronte gjithe diten me te neper parqe se sa te shpenzonte ne gjera materiale. I dukej sikur dhuratat do blinin dashurine dhe perkushtimin e motres se vogel.
-Atehere per ke eshte arushi, eshte dhe ngjyre roze, dhe mban nje zemer ne dore!-tha ajo duke varur turinjte dhe duke bere nje fytyre te merzitur sikur ti kishte marr dikush kupen e nutella-s.
-Neser do te te blej nje me te madh sepse ky eshte i vogel, per çfare e do ti? Si thua?- tha Gabrieli aspak bindes dhe duke u perpjekur ne menyre te deshtuar t'i mbushte mendjen motres se tij qe nuk hiqte dore per qamet.
-Une dua ate! -vazhdonte ajo.- E ke per ate kokekuqen apo jo?
Heren e fundit qe Antonela kishte dale me prinderit, kishte pare Gabrielin ne shetitoren buze detit, duke folur me nje prej shoqeve te tij te klases qe kudo e shikonte Gabrieli nuk i shqitej me dhe qe ate dite bente nje lidhje femijnore midis Elenes ne te vertet dhe Megit kokekuqe.
-Neser do te blej nje me te madh,-vazhdonte te ngulte kembe Gabrieli. -Madje do te blej dhe diçka tjeter.
-Une dua arushin e kuqos!
Ky ishte epiteti i radhes i Antonela trazovaçes, qe dukej sikur ishte agjente e stervitur per te pergjuar çdo levizje qe bente vellai i saj.
-E shikoj une qe te kane llastuar shume ty keta!-tha Gabrieli duke shfryr motres se vogel, qe kishte fiksuar syte perpara arushit madhosh dhe nuk shqitej prej andej.
-Ik, une do i them mamait qe ti i ke blere arush kuqos!-kercenonte ajo duke bere nje buzeqeshje si te nje kllouni.
-Nuk quhet kuqo moj dhi, kush te paska njojtur. Mos te shikoj me qe te prekesh telefonin tim. -tha Gabrieli duke rene ne stadin e nje femije ashtu si motra e tij.
Ishte e pabindur, i plotesoheshin te gjitha tekat por fiksimi per te marr arushin e Elenes nuk iu hoq!
Gabrieli mori telefonin dhe i telefonoi Elenes qe deri ato momente nuk i kishte telefonuar, veprim ky qe e kishte çuditur pakesa. Ia mbylli dhe u habit akoma me shume.
-Babi, ne duam qe te qendrosh me ne!-tha Linda teksa ishin ulur ne pastiçerin qe ndodhej ne qender te zones ku popullohej me turiste!
-Ju e dini qe duhet te iki zemer, andej kam punen.
-Gjithsesi ti e di, babai.-tha Elena me ton shume serioz qe dukej qarte qe ishte mbushur me inat dhe trishtim.- Ceshtja eshte se si do t'ia bejme me Donen, nuk dua te qendroj me te.
-Une akoma nuk kam kuptuar se si u martove ti me ate grua!-tha Linda duke shijuar nje luge te akullores me luleshtrydhe.
Petriti e njihte Donen qe perpara se te martohej me mamane e vajzave. Ishte dashuria e pare e mohuar. Kishin kaluar plote dy vite te lidhur, por me pas Dona e kishte braktisur pa e ditur se priste nje femije prej tij, kur e kuptoi me pas ishte vone dhe preferoi te mos i tregonte asgje. Ato kohe ajo u rikthye tek nje dashurie te vjeter bashke me djalin.
-E kam njohur me perpara,-u justifikua Petriti,-por ajo nuk ka qene keshtu si thoni ju.
Ishte e vertet, ne momentin qe Luka u largua nga shtepia nga sherret dhe urrejtja e njerkut te tij, Dona ndryshoi. Humbi djalin e saj! Kaloi kohe e vetme, ne shtepine e prinderve te saj duke u perçmuar dita-dites si te ishte mbeturine , e paafte te mbante femijen e saj! Kur u largua nga shtepia e prinderve gjysem ne depresion takon serish babain e vajzave dhe aty rrifillon historia plote urrejtje dhe perçmim nga ana e Dones!
hahahahahahahahahha kuqo :P
ReplyDeletehaahahahahah kjo qenka tamam si vellai im,ai m thot sa her q dal do takosh leshverdhen,po ce do q ajo sesht leshverdh :P
ReplyDeletexo
ReplyDeletehhaah keshtu e kane motrat dhe vllezerit e vegjel :P
ReplyDelete