A documentation about Stories made by me [Thríller & Reαlíty] ! My mind imagine, my hands write...

Saturday, September 29, 2012

Historia: Letra e Fundit- Part 19


-Ajo nuk ka ndjenja babi, ajo mban dhe leket qe ti dergon dhe ne, vajzat e tua duket sikur i kerkojme lemosh!-tha Linda duke lene lugen e akullores me inat ne tavoline. -Ajo nuk ka sesi te jete e mire me ne, sepse nuk eshte mamaja jone! aq me pak tani qe nuk ehste me gjyshi!
-Ti nuk po jeton me ate babi, perse duhet te qendroj aty, e shikon sa shume na ka merzitur?!-u hodh dhe tha Elena.
Petriti e kuptonte shume mire se çfare po thoshin vajzat, çfare ne realitet po kerkonin, por ajo qe nuk mund t'u shpjegonte dot ishte se vertet kishte nevoje per ate, ne nje fare menyre dhe nuk mund ta braktiste Donen per here te dyte edhe perse e meritonte! Prandaj preferoi te zgjidhte nje rruge te mesme, te bisedonte me vajzat dhe ...
-Vajza ju e dini qe ju dua shume, mund te mos ju marr dite per dite ne telefon, sepse kam pune por...
-Por Donen e merr!-e nderpreu Linda e shkathet.
-E marr dhe e pyes dhe per ju.
-Normalisht dhe ajo te thote se jemi shume mire apo jo? Babi...
Petriti e kishte vendosur se çfare do bente, nuk eshte se nuk e kishte kuptuar dhe me pare si ishte gjendja, por nuk kishte rugezgjidhje tjeter perveçese ti linte vajzat ne kujdestarin e Dones. Te pakten aty ishin te sigurta ne nje menyre apo ne nje tjeter!
-Atehere po ju them çfare kam menduar.-tha Petrti.-Elena, ti besoj se do i hedhesh studimet jashte Vlores apo jo?! 
Elena shkelqeu nga ai lajm i sigurte tashme, sepse babai i saj nuk po i impononte gje, thjeshte po e pyeste dhe vendimi ishte i saj.
-Ti do ikesh dhe e rendesishme eshte te perfundosh shkollen ne Fakultetin Ekonomik si me ke thene dhe une do ti dergoj direkt parate ne Tirane, nuk do kaloj gje permes Dones! Ndersa ti Linda sa te bashkohesh me motren tende, normalisht do qendrosh me Donen. Rruge tjeter nuk ka! Besoj se ky problem u zgjidh apo jo?!-tha ai me nje ton bindes.
Trishtimi mbuloi fytyren e Lindes qe po permbante lotet me mundimin me te madh. Thjeshte babai i saj nuk mund ta kuptonte se çfare donte te thoshte ai vendim. Ai nuk e kuptonte dhe vajza e vogel, nuk kishte çfare te bente, perveçese ta pranonte me perulesi dy vite te tjera te jetes se saj ne torture. Vetem diçka e gezonte ate moment, njera prej tyre do shpetonte prej aty dhe ajo ishte motra e saj, Elena.









3 commenti:

  1. Bravo viola respektet me te sinqerta per kete blog...

    ReplyDelete
  2. Violaa Je nje artiste e madhe Bravo SInqerisht !!

    ReplyDelete

Voila's Blog.. Powered by Blogger.

© Viola's Blog, AllRightsReserved.