Plaku i rrudhur nga vitet shikonte verdalle teksa njerezit qe kalonin i hidhnin shikime gjithe keqardhje, perkulej dhe perpelitej sikur te donte te shmangej asaj situate qortuese te mbeses se tij!
-Gjysh, duhet te ikim tani, nuk te shikoj dot keshtu, ketu, duke shitur keta libra!-tha Elena duke e terhequr prej krahu ne pamundesi per ta levizur nga vendi!
Ai nuk donte te leviste nga ajo tavoline e vogel, sepse e dinte qe po te largohej do humbiste mundesine per te fituar ca para, por edhe do i kishte akoma librat e tij, ne dore! Elena nuk mund ta leviste dot, ai dukej si nje femije i vogel, qe kudo ta prekje mund ta lendoje, ne çdo fjale te tepert qe mund ti thoje mund te te brendete ndergjegjia se mos merzitej dhe i ndalonte mendja ne ato fjale! Hoqi dore perfundimisht! Gjyshi i saj ishte aq i hidheruar nga jeta qe bente, sa preferonte me mire te shiste thesaret e tij se sa te qendronte ne nje shtepi me njerken e niperve te tij!
Juna beri nje perpjekje tjeter per ta ngritur qe aty duke i thene:
-Ne rregull te pesembedhjet librat qe ndodhen ketu, do ti blej une.
Elena hapi syte duke u kthyer nga mikja gjithe medyshje dhe duke menduar me vete:"Po kjo po tallet?"
-Po, po i blej une te gjitha, tani! Keshtu qe po t'u shiten te gjithe librat nuk ke perse qendron ketu apo jo?!
Plaku pohoi i merzitur me koke! Donte shume qe te fitonte, por e hidheronte fakti qe nuk do ti kishte me ata libra te vjeter qe i kishte fshehur dhe mbrojtur me shume mundim. Juna po fliste ndersa ai po kujtonte gjithe ato momente kur i ishte dashur ti fshihte ne bodrumin e shtepise ne kohen e luftes, apo ato momentet kur gruaja e tij i uleriste se gjithe kohes se vetem lexonte!
Juna u tregua shume bindese dhe ishte nje nga te vetmet menyra qe ai te ngrihej qe aty! Elena e dinte qe ishte nje budallek, por edhe mendonte se ishte zgjidhje e duhur, pastaj ai kishte raftin e madh te librave ne shtepi, nuk do ishte e mjaftueshme sepse te nesermen do dilte perseri ndoshta! Ajo iu afrua Junes dhe i tha:
-Vertet ke ndermend ti marresh gjithe librat, dua te them, ka shume te tjere ne shtepi, pastaj problemi nuk qendron ketu por tek babai im, ai duhet ti jap zgjidhje!-i peshperiti Elena mikes se saj me qellim mos ta degjonte plaku.
-Elena, kjo eshte zgjidhja me e mire tani per tani, kam nje ide se çfare do te bejme me keta ibra, do i blej librat dhe do i leme tek Iliri, tek dyqani i tij, eshte dhjete metra me tutje. Mos harro se po na presin Gabrieli dhe Marseli dhe ka kaluar plote gjysem ore qe nga orari.-tha ajo.
Te dyja vajzat moren te gjithe librat dhe i dorezuan leket gjyshit i cili edhe pas shitjes dhe te fituarit te nje grusht parash nuk doli i kenaqur. Here pas here hidhte veshtrime te pikelluara nga krahet e vajzave ku qendronin gjithe librat e tij.
U largua bashke me mikun e tij te vjeter per ne shtepi, ndersa Elena dhe Juna ngarkuar me librat perfunduan tek Iliri, shoku i tyre i klases.
-Vajza nuk shese libra, kompjuter, nese keni ndonje kompjuter ose ndonje problem informatik, une jam ketu.-tha ai porsa pa tek dera dy vajzat!
-As ne nuk i sollem per ti shitur,-tha Juna me nxitim!- Do ti marrim pak me vone keshtu qe do te zeme pak vend!
Iliri u afrua ne momentin qe vajzat lane librat ne nje qoshe, larg gjitha asaj rremuje aty dhe u habit:
-Dreqi e mori, ku i keni gjetur keta libra? Jane kopjet e para origjinale!
-Eh,-pesheretiu Juna!
Elena po shikonte gjithe vendin perreth, Iliri merrej me informatik, vendi ishte i mbushur vetem me pjese te hedhura pertoke te kompjuterave te vjeter dhe te rinje. Kudo shikoje disqe te hedhur, fisha apo edhe ndonje maus qe qendronte varur ne tre tavolinat qe ishin ne dyqanin e tij te shkaterruar.
-Vajza e di pamja le per te deshiruar, por nuk krahasohet me aftesine time per te zgjidhur probleme te problemeve!-tha ai gjithe modesti.
Elena sapo uli librat e fundit qe mbante ne krahe tha:
-Shume faleminderit qe po na mban librat, dhe sa per ambjentin thjeshte ka nevoje per nje dore te nje vajze dhe sistemohet!-tha ajo duke u larguar per nga dersa me kujdesin me te madh se mos shkelte ndonje cope kompjuteri pa mendje!
Dolen jashte dyqanit ne zhurmen e madhe qe benin shetitesit vendas dhe te huaj! Nxituan duke ecur me mundim permes turmes se njerezve qe dukej sikur po dilnin nga stadjumi jo sikur po ecnin per qejf ne ajer te fresket deti! Mberriten perpara parkut te vogel ku po i prisnin te dy djemte me nje fryme!
-Nje pyetje kishim ne?-tha Gabrieli i qete dhe duke iu drejtuar vajzave qe ishin palosur me dysh dhe po merrnin fryme me veshtiresi!-Ku ishit?
Nexttt please!!!!
ReplyDelete