A documentation about Stories made by me [Thríller & Reαlíty] ! My mind imagine, my hands write...

Sunday, September 30, 2012

Historia: Letra e Fundit- Part 25


Dona po qan?-tha Elena duke shkuar brenda ne dhome, duke iu drejtuar Lindes e cila ishte shtrire per shtate pale qejfe mbi divanin e bute te gjyshit te saj.
-Dhe çfare?!-tha ajo gjithe indiferenc.-Mos me thuaj qe po te vjen keq?! Sa dite kemi kaluar ne te dyja duke qare, duke fjetur pa ngrene asnje cope buke? Sa here i jemi lutur per te na lene te dale dhe çfare kemi marr si shperblim vetem ore te tera duke qare! As me behet vone e dashur moter.-tha ajo duke ndezur televizorin e vogel qe ndriçoi gjithe ambejentin
-Mua me vjen keq per te!-tha Elena duke u ulur ne divanin e vogel.
-Mua aspak! Naten e mire! -tha ajo duke u shtrire ne krevatin e rehatshem te dhomes. 
Elena ishte pak me ndryshe se motra e saj Linda, edhe ne qofte se ishte lenudar, ajo perseri e zbuste zemren ne rastin e pare qe i shfaqej. Rasti i Dones. Linda u shtri por kureshtja e Elenes per Donen nuk e linte rehat, derisa nxorri koken tek cepi i deres dhe pa njerken e saj qe qendronte akoma ulur duke qare. Mori guximin dhe doli nga dera, u afrua afer saj dhe me frike tha:
-Cfare te ka ndodhur Dona?
Ajo nuk e priste, ngriti koken dhe aq shume kishte qare sa syte i ishin fryre dhe ishin bere te kuq.
-Nuk kam gje!-tha ajo eger duke keputur nje cope tjeter letre per te fshire syte qe dukej sikur do ti pelcisnin nga momenti ne moment.
-Kot nuk qajne njerezit, dhe qendrojne dite te tera shtrire duke mos folur me askend...-tha ajo duke u ulur ngadale dhe me frike afer saj.
Dona u habit! Jo per fjalet qe tha Elena por sepse ajo e kishte kuptuar gjendjen e saj, i kishte kushtuar rendesi. Nuk foli dhe fshiu perseri syte e mbushur me lote. Merrte fryme me veshtiresi dhe...
-Je zene me babain?! -tha Elena perseri.
-Jo, absolutisht! Rralle diskutoj me te!
-Atehere çfare ka?
-Nuk do ta kuptoje dhe po te thosha se çfare ndjej ne keto momente, aq me pak ty! Sepse une jam...
-Njerka ime e kuptoj! Por a e ke pyetur veten se si shume femije te tjere jetim jetojne te qete me njerken apo njerkun e tyre.
-Po e kam pyetur, por ajo qe nuk kuptoj eshte se perse djali im nuk jetoi dot me njerkun e tij.-tha ajo duke i shtuar lotet.-Do ishim larg tani te lumtur! 
Tha keto fjale dhe u largua brenda per ne shtepi duke e lene Elenen me njeqinde pikepyetje ne koke. Dona kishte nje djale?! Por nuk jetoi dot me njerkun e saj. Vrapoi per te Linda dhe e zgjoi duke uleritur. 
-Cfare pate ti? Me zgjove nga gjumi!-tha Linda egersisht.
-Me jep numrin e atij Lukas, e ke?
-Ti nuk je ne terezi? Ku ishe?
-E ke numrin apo jo?! -bertiti Elena duke e zgjuar plotesisht nga gjumi motren e saj.
-Se di, ka kohe qe nuk me ka telefonuar! Besoj se do kete humbur mes numrave te tjere!
-Me duhet ta gjej patjeter ate numer.-tha Elena duke kontrrolluar numrat e pa rregjistruar ne telefonin e se motres.

2 commenti:

Voila's Blog.. Powered by Blogger.

© Viola's Blog, AllRightsReserved.