A documentation about Stories made by me [Thríller & Reαlíty] ! My mind imagine, my hands write...

Tuesday, September 25, 2012

Historia: Letra e Fundit- Part 3


Juna dhe Elena drejtuan trupin, gati per shpjegimin e tyre per vonesen me shume se gjysem ore! Djemte kishin kryqezuar krahet dhe po i shikonin drejte e ne sy!
-Ceshtja eshte se patem nje problem zemer,-tha Elena me mundim Gabrielit i cili po shikonte shtrember dhe po hapte syte gjithe habi.-Nuk ishte faji jone, pastaj zotrinj si puna juaj nuk e kane problem te presin dy zonjusha si puna jone!-vazhdoi te thoshte ajo duke e nisur fjaline me nje ton serioz dhe duke e perfunduar si nje psheretime.
Djemte po shikonin njer-tjetrin sikur te ishin duke bere nje plan djallezor per dy vajzat qe ngrysnin vetullat dhe shfrynin mes turmes qe ecte pa ndaluar! Te dy qeshen papritur duke thyer ate akullin e qetesise qe kishte pllakosur rrethin e vogel qe kishin krijuar!
-Pse luani me ne?-tha Juna e qete dhe duke terhequr Marselin prej krahu.-E dini shume mire se nuk do ishin vonuar sepse po benim tualet apo sepse ...
Marseli e perqafoi forte duke mos e lene te fliste dhe filloi te ecte perpara duke u zhdukur pakesa nga njerezit qe kalonin, ndersa Elena dhe Gabrieli kishin ndaluar ne cep te rruges dhe po shikonin njeri-tjetrin ne sy!
-Kishim plane per sot, do kishim ikur pak me larg!-tha ai duke i shtrenguar doren dhe duke hedhur shikime verdalle!- Do ishim kenaqur Elana, por ti si gjithemone do vonohesh, gjithsesi adhurimi im per ty, me ben te te fal!
Elena e dinte se nuk ishte momenti t'i thoshte se çfare kishte ndodhur prandaj preferoi ti binte shkurt!
-Zemer, me fal. Levizim tani, ta shpjegoj kur te jemi vetem! Meqe ra fjala ku vajti Juna dhe Marseli?!-tha ajo duke u ngritur ne maj te gishtave por ne pamundesi per te pare asgje!
-Mos u perpiq kot te zgjatesh,-tha Gabrieli me syte plote shkelqim,-jo per gje por nuk arrin as te shikosh me tej kokes time keshtu qe hiq dore zemer!
Elena filloi te qeshte, Gabrieli ishte me i gjate se ajo, aq sa dhe kur e perqafonte e mbeshtillte te teren ne krahet e tij. 
U nisen te dy  me duart e shtrenguar midis njerezve dhe mberriten tek Marseli dhe tek Juna te cilet po i prisnin ne cep te troturit te rruges!
-Shume u vonuat, mos me thuaj qe te bertiti Gabri Elena sepse...
-Jo-tha Gabrieli gjithe modesti, -me vjen keq, çeshtja eshte se me humbi Elena mes njerezve dhe m'u desh pak kohe sa ta gjeja.
Elena vari turinjte dhe beri nje fytyre si pikepyetje, por nuk foli. I hodhi nje shikim Junes si ti donte ti thoshte: "Po genjen"! Ndersa Marseli tundete koken teksa shikonte shenjat qe vajzat i benin njera-tjetres.
Gabrieli dhe Marseli ishin miq te ngushte. Jo miq sa per nje fjale goje,vitin e kaluar Marseli kishte pesuar nje aksident me motorr dhe Gabrieli nga te paktet shok te kases se tij, ishte i vetmi qe e gdhinte me te ne spital per gati nje jave rreshte.Madje ai kishte paguar dhe shpenzimet e aksidentit sepse aso kohe mamaja e mikut te tij sapo kishte dale nga puna! Gabrieli gjendej kudo qe ai vertet kishte nevoje, e justifikonte edhe fakti qe ishte ne gjendje te mire ekonomike, te dy prinderit kishin kliniken e tyre dhe ushtronin profesionin e dentistit! 
 Kete vite te katert ishin maturante ne nje klase dhe ajo qe preferonin te dy djemte, ishte te mos perziheshin me tipat prej "kalamaku"  ashtu si i quanin ata te shokeve te tyre. Ishin ne çdo event, kishin shoqeri me te gjithe, por epiqendrat e tyre ishin Elena dhe Juna. Kishin arritur qe per dy vite t'u benin balle fjaleve dhe llafeve te gjimnazisteve permes injorimit! Preferonin te merrnin makinen dhe te shijonin nje pije larg qe aty dhe te mos stresoheshin me situatat tipike te gjimnazit "Me tha ai, me tha ajo". Ata preferonin te harxhonin kohe me njerezit qe nuk donin ti humbisnin kurr, me te dashurat e tyre qe i mbushnin ditet! Ne shkolle njiheshin si tipa, serioz por edhe shakaxhinje! Kishin mesuar te mos gjykonin askend dhe te mos nderhynin ne çeshtje qe nuk u takonin qe prej nje sherri tjeter ne vit te pare, qe per pak kishin humbur jeten, nga plagosje me mjete ordinere! 
-Gabriel, ku do shkojme ne kete trafike?-u degjua Marseli teksa po shikonte rrugen perbri trotuarit qe te shurdhonte nga zhurmat e makinave!
-Larg qe ketu tha ai.-duke i bere me shenje Elenes te leviste drejte makines se tij e cila ishte parkuar pak metra me tutje!- Vete  ekerkuan, po te kishin ardhur ne kohe, tani do kishim ikur.
Elena rrotulloi syte dhe shfryu duke i veshur nje ngerdheshje ne fytyre Gabrielit dhe Marselit!



2 commenti:

  1. Duke pritur vazhdimin....vertet qe kesaj rradhe historia eshte ndryshe, eshte e plote dhe me afer librave te autoreve te medhenj! :)

    ReplyDelete
  2. Hm ...shpresoj shume te jete ashtu :)

    ReplyDelete

Voila's Blog.. Powered by Blogger.

© Viola's Blog, AllRightsReserved.