A documentation about Stories made by me [Thríller & Reαlíty] ! My mind imagine, my hands write...

Tuesday, September 25, 2012

Historia: Letra e Fundit- Part 5


Largoi mendimet qe e trishtonin ate moment ku duhej ta shijonte me miqte e saj dhe me te dashurin e vet dhe u kthye e buzeqeshur nga Marseli dhe Juna. 
-Shume e menduar Elena sot.-tha Marseli teksa kishte kuptuar shperqendrimin e mikes se tij.- Ka te beje me shkollen Elen, apo te ka merzitur ky shoku im?!
Elena u palos pas krahut te Gabrielit dhe tundi koken ne shenje mohimi. Per pak dite duhet te plotesonin formularin per shkollen e larte dhe kjo ishte nje çeshtje qe e trishtonte akoma me teper. 
-Cfare ka Elena?-tha Juna pas disa sekondash mosreagim nga ana e saj! -Na thuaj!
-Nuk e di ne qofte se do e hedh shkollen per ne Tirane!-tha ajo duke shfryre!
-Cfare?- bertit Gabrieli i habitur,-Elena çfare ishte kjo?!
Elena u largua prej tij dhe mori fryme thelle! Kishte ardhur momenti qe ata ta kuptonin vertet si ishte situata! 
-Une e di qe ju te tre jeni per ne Tirane dhe sepse keni mundesi financiarisht, por une jo! Nuk dua ti kerkoj me askujt te paguaj per mua! 
Gabrieli po e shikonte dhe nuk po fliste, po priste sa te mbaronte, madje dhe kur Elena nderpreu fjalen ai vazhdonte te mos ia shqiste syte dhe te leviste buzet.
-Elen, ty ti dergon babi te ardhurat dhe ty dhe Lindes. Keshtu me ke thene apo jo?-tha Juna me ze te ulet.- Cfare ishte kjo qe the?
-Ai eshte andej dhe nuk do t'ia di shume per ne ketej. Madje dhe pardje kur i thashe per denimin e Dones as nuk me degjoi fare! Me mbylli telefonin pa me thene as mirupafshim. Nuk durohet kjo situate!
-Une do thoja nuk durohet te qendrosh ketu.-tha Marseli i qete.
Elena vertet e kishte menduar kete opsion per shume arsye, por asgje nuk ishte e sigurte. Ne rradhe te pare po te largohej qe aty, do e brente meraku per motren e saj dhe per gjyshin e gjore. Dona ishte e zonja ne keqtrajtime psikologjike dhe pa frike mund te thoje se me ate ushqehej dita-dites. Po Gabrieli?!! Heren e fundit qe kishin trajtuar kete teme, ai i kishte thene se kishte refuzuar te studjonte ne Gjermani, vetem per ate! Donin te ishin bashke larg Vlores se zhurmshme, madheshtore mbushur me llafe! Kishin bere plane, por mesa dukej Elena nuk ishte aspak dakort perderisa po merrte vendime vet duke i habitur te gjithe aty!
-Kete e kuptova me se miri sot, Juna!-tha ajo duke u mbeshtetur mbi grushtin e vogel dhe duke ia ngulur syte tavolines. 
-A mund te flas une tani?! -tha Gabrieli duke u kthyer nga ajo dhe duke e pare me nje shikim sikur te donte te thoshte " Ke folur kot deri tani".- Ti do vish ne Tirane dhe do vish patjeter. Ke grumbulluar mjafte pike sa per te fituar ke dege te preferosh, keshtu qe ...
-Gabriel, si thua keshtu?-tha ajo duke e pare me sy plote trishtim.
-Them ate qe duhet te them. Ne qofte se vendos keshtu atehere do merrem une me gjithçka, me shpenzimet e tua! 
-As ne enderr!-tha ajo e prere duke u ngritur dhe duke zbritur shkallet drejte buzes se detit. Juna dhe Marseli nuk levizen nga vendi, ndersa Gabrieli e ndoqi nga pas. Elena po ecte mundimshem mes gureve te medhenj afer detit, per t'u larguar sa me larg restorantit!
-Elena!-u degjua zeri i Gabrielit i perzier me terbimin e dallgeve te detit.
Ajo u kthye dhe syte i ishin mbushur me lote qe shkisnin pa pyetur.
-Hej, gjithçka do shkoj mire! Do jemi bashke ti, une dhe ne te dy.-tha ai duke e mbeshtjelle me shpatullat e tij te medha!




3 commenti:

  1. super...sa me pelqen ndryshimi, pershkrimi...Bravo! Me duket tamam sikur po lexoj veper te nje autori me eksperience!

    ReplyDelete
  2. '-Hej, gjithçka do shkoj mire! Do jemi bashke ti, une dhe ne te dy.' shum e mir qekjo pjese met lujt :D.

    ReplyDelete

Voila's Blog.. Powered by Blogger.

© Viola's Blog, AllRightsReserved.