Wednesday, September 26, 2012
Historia: Letra e Fundit- Part 8
Juna dhe Marseli u kthyen dhe kesaj rradhe i gjeten miqte e tyre duke qeshur, ndersa Gabrielin shtrire neper gurje, me Elenen qe bente nje fytyre si pikeçuditese.
-Po tani çfare?!-tha Marseli duke vendosur duart ne mes dhe duke pritur nje pergjigje, si ata profesoret qe te ngrene ne derrase kur nuk ke mesuar!
-Ishte nje moment merzitjeje, por kuptova qe nuk ia vlen. -tha Elena duke mos ndaluar se terhequri prej bluze Gabrieli qe po qendronte ne toke.- Dua te them, vitin tjeter do jemi te gjithe ne Tirane edhe ne qofte se te me duhet te punoj diku!
Perfundimi i fjalise e ngriti Gabrielin ne moment duke i ngulur shikimin sikur donte te thoshte: " Kete nuk e diskutuam, dhe nuk ka per te ndodhur!"
-Je e sigurte?!- i tha Juna me delikatese duke pare fytyren e Gabrit tej mase te habitur.
Elena kishte menduar gjithçka ato pak minuta, ashtu si mendojne adoleshentet, shpejte dhe pa marr parasysh shume gjera qe mund ti perngojne.
-Ne fund te fundit, do jetoj.-vazhdoi te thoshte ajo.-Ne qofte se babai im nuk do te me mbaj, ka te drejte ne fund te fundit, jam tetembedhjet vjeç...
-Nuk je akoma, - ia preu Gabrieli. -Pastaj po flet ne ajer Elena, sepse ti as nuk e di ne qofte se babai jot vertet te ka rrefuzuar te paguaj studimet.
Marseli dhe Juna pohuan me koke duke u bashkuar me mendimin e Gabrielit!
-Po e drejte, nuk e di, por mendova rastin me te keq dhe...
-Cfare?!-uleriti Gabrieli.- Do te mbys ne det, tani! Po tallesh, na ngrive gjakun! Juna, Marsel, jeni deshmitare te masakres qe kam per ti bere tani kesaj vajze qe me çakordon me telekomande!
Elena u ngrit ne kembe dhe po i shikonte te tre duke shtrenguar buzet!
-Me falni qe ju prisha naten, por ishte nje moment dhe besomeni vertet u ndjeva keq.-tha ajo duke u ngrysur ne fytyre.
-Gabriel, a mund te vazhdosh me masakren qe kishe ndermend?!-tha Marseli.
-Oh, jo!
Gabrieli e mbeshtolli tek mesi dhe u afrua afer detit. Nga siperfaqja e ujit, koken e Elenes e ndanin vetem dhjete centimetra.
-Do thuash me keshtu?!- i thoshte ai teksa e mbante per nga uji.- M'u beto qe do vish ne Tirane dhe une nuk kam per te te zhytyr me gjithe rroba.
-Gabriel, sediljet e makines,-thoshte Marseli,-nejse ka vend dhe ne bagazh.
-Marsel.-qepe i tha Juna!
Gabrieli e mbante forte dhe Elena qeshte me te madhe aq sa nuk pergjigjej dot!
-Me premto qe do vish ne Tirane shpejte se po te zhyse tani.-thoshte ai duke qeshur dhe duke e mbajtur Elenen me zor.
-Ne rregull premtoj!-tha ajo me ne fund.
Gabrieli e ngriti ne moment dhe e perqafoi thelle, forte dhe me nje pasion te çmendur sikur te donte ti uleriste. "Nuk dua te te humbas kurre dhe dua te te mbaj gjithemone ne krahet e mi, hajmaline time te lumturise!"
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
Voila's Blog.. Powered by Blogger.
superrrrrrr e bukuuuurrrrrrrrrr.....sa inat qe do ndahen per ca kohe.....ne duam vetem pjese te bukura....plot dashur ^_^
ReplyDeleteduam prap pleaseee :D
ReplyDeleteO.o u zgjuar ju...:P...po per ca minuta eshte nje tj pjese e gjate :)
ReplyDeletepo tjeter pervec asaj ? :p
ReplyDeletehahahah jo dhe nje ka sot dhe pastaj neser :)
ReplyDeletei sa pak :(
ReplyDelete