A documentation about Stories made by me [Thríller & Reαlíty] ! My mind imagine, my hands write...

Tuesday, October 9, 2012

Historia: Letra e Fundit- Part 42



Elena nuk donte te ndryshonte shume per mbremjen e matures. nuk i pelqenin ndryshime drastike ne pamjen e saj, aq sa mos te njihej, i pelqente gjithemone thjeshtesia. Por Alma e njihte mamane e saj qe vite me perpara dhe gjithemone e admironte pamjen e bute te Elenes sepse i ngjante mamase, por kesaj rradhe mendonte ta ndryshonte plotesishte. Thjeshtesia vertet eshte cilesi qe nuk e kane te gjithe, mendonte ajo por kesaj rradhe duhej bere ndryshim. Elena kishte zgjedhur perfundimishte nje fustan te zi, pas gjithe atyre modeleve qe i kishin dlae perpara, ishte i gjate deri ne fund te kemebeve, ne forem bust dhe derdhej qetesisht me nje te care qe shfaqte nje pjese te kembes se saj te holle! 
Alma pasi kishte pare modelin e fustanit, jo vetem qe i kishte pelqyer dhe ishte mahnitur, por i kishte lindur dhe nje ide se si mund ti bente nje model te vecante flokes Elenes, qe kur i leshoje floket i humbiste fytyra e holle mes flokeve te dendur.
-Flokeve te tu te gjate do t'u japim nje valezim te lehte dhe do ti kaloj ne anen e djathte!-tha ajo duke eksperimentuar me floket e gjate te Elenes.
-Me pelqejne!-tha ajo pa protestuar.
Teksa perfundoi dhe fytyren e grurte te vajzes per pak minuta ishte gati!
-Nuk mund ta besoj sa ndryshove!-tha Linda.-Me dukesh tjeter njeri gjithemone brenda kornizes se thjeshtesise.
Nje pjese e adoleshenteve ne moshen e Elenes e kishin fiksim jete te dukeshin me te medhaja ne mosh, perdornin gjithcka qe u dilte perpara, qofshin keto edhe produkte te lira qe u shkaterronin fytyren. Elena kurr nuk i perdorte, jo se nuk donte por nuk kishe para te mjaftueshme per ti blere te gjitha, aq me teper kur Dona nuk e lejonte, jo se interesohej per lekuren e saj, por sepse donte ta kundershtonte!
-Tani jam pothuajse gati.-tha ajo duke u ngritur nga karrigia. -Ndjehem mire dhe e fresket.
-Ke per te rrezellitur sot!-tha Alma duke i krehur akoma me shume floket e saj te gjate te derdhur  mbi supe.-Besoj se modeli shkon perfekt me modelin e fustanit dhe me sandalet ngjyre te kuqe!
Ishte e vertet, gjithcka perputhej madje dhe canta qe ishte e vogel me gurje dhe nuk nxinte asgje, pervec nje celulari.
-Me duhet te nxitoj sepse Gabrieli eshte duke me pritur!-tha ajo duke nxituar dhe duke veshur Fustanin!
Ishte e vertet Garieli kishte gati gjysem ore qe po e priste jashte! Nuki shte ankuar as per vonesen as per orarin, thjeshte po e priste pa bere ze dhe me nje kurreshtje te madhe!

3 commenti:

Voila's Blog.. Powered by Blogger.

© Viola's Blog, AllRightsReserved.