Elena nuk mund ta bindete dot. Ne ate moment as qe diskutohej kur te gjithe po largoheshin me makinat e tyre dhe Gabrieli priste te bente te njejten gje! Nuk mund ta ndalonte dot per vet faktin se ishte mbremja e fundit dhe shetitjet naten vone ishin si nje tradite moderne pas festes dehese.
Junes i pelqente mjafte te bente ato xhirot e shpejta rreth rrugeve te shtruara te Vlores, Marselit po ashtu!
U nisen te katert dhe Elena u ul pas me Junen me nje merzitje brenda saj. Ishte pak e acaruar qe Gabrieli nuk e degjoi, ne fund te fundit njesoj do ishte dhe per te qe te ecnin ne kembe!
-Shpresoj shume mos te ecesh me shpejtesi!-tha ajo e inatosur dhe duke u ndeshur me shikimin e Gabrit nga pasqyra e vogel!
-Pse u merzite?!-tha ai duke u kthyer.
-Jepi makines me mire, nuk dua te zihem me ty sonte!
Gabrieli e mblodhi veten dhe ndaloi se talluri me Marselin!
-Elen, qetesohu! Nuk do na ndodh gje, se kuptoj se perse ben keshtu!
Elena nuk foli, ndjeu qe telefonin qe u drodh dhe e hapi, ishte nje mesazh nga Linda se i thoshte se duhet te vinte sa me shpejte ne shtepi, ora po shkonte gati dy e mengjezit dhe Dona ia kishte bere te qarte qe te vinte perpara se te gdhihej!
-Dreqi e mori!-tha ajo! -Duhet te kthehem ne shtepi perpara se te gdhihet!
Pastaj hapi nje tjeter mesazh qe nuk e kishte pare perseri nga motra e saj ku e lajmeronte se per gjysem ore Luka do te ishte tek restoranti ku ishte bere festa.
-Luka do jete ne restorant per gjysem ore, keshtu qe duhet te nxitojme!-tha Juna qe e kishte lexuar mesazhin nga telefoni i Elenes.
-Atehere nisemi, bejme nje xhiro dhe kthehemi!
Elena e mblodhi veten, do ishte vetem nje xhiro shume e shkurter pasi po e priste Luka! Gabrieli ndezi makinen dhe u nis, pakesa i heshtur dhe i merzitur!
-Nuk e kuptoj qe nuk ke besim tek une Elena?!-tha ai pas pak minutash.- Me merzit mua dhe veten tende kot, por kot fare!
-Gabriel, nuk dua te diskutoj tani me ty, flasim me vone!
Teksa po ecnin Gabrieli ndaloi ne nje kthese dhe doli nga makina. Marseli dhe Juna nuk po kuptonin gje! Elena doli dhe u drejtua e trishtuar dhe e inatosur ne buze te detit!
-Cfare ke?! Cfare te shqeteson, qe po na prish mbremjen?!-tha ai
-Ah, une po ta prish mbremjen?! Cfare pretendoje njehere?!

0 commenti:
Post a Comment