Nata kishte mbuluar gjithçka dhe erresira shtonte frike dhe ankth! Pak metra me tutje makines se gervishur te djaloshit te aksidentuar, degjoheshin ulerima, thirrja dhe dy njerez te tjere qe vinin rreth e rrotull pa mundur te benin asgje, veçese te perpiqenin te ngrinin vajzen e gjore qe vetem qante siper djaloshit te copetuar nga ajo perplasje e tmerrshme, si neper filma.
-Marsel, leviz, bej diçka! Ai po vdes, Gabri po vdes! -degjoheshin ulerimat e vajzes qe qante shtrire siper atij!
Marseli vrapoi tek makina te merrte telefonin dhe urgjentisht duhej te vinte ambulanca. Nuk mund ta leviznin nga toka Gabrielin qe ishte gati pa jete! Dukej sikur i ishte therrmuar trupi. Kemba ishte e perthyer keq, dukej qarte qe gjate renies kishte rene keq. Ishte thyer si nje cope kukull!
-Elena, do shpetoj, duhet, do vij ambulanca, Marseli po e lajmeron!
Elena e dinte qe po ta linte gjithçka ne dore te ambulances, ai kishte per te vdekur! Minutat kalonin dhe ai kollitej me veshtiresi duke vjelle lenge te kuq prej goje!
Marseli dhe Juna qanin dhe vinin verdalle duke mos e prekur dot, ndersa makinat ecnin ne rrugen e tyre, askush nuk guxonte te ndalonte dhe te shikonte!
-Marsel, kur do vij ajo dreq ambulance?!-uleriste Elena duke qare!- Nuk po reagon, shikojeni si eshte bere? Po me iken prej duarsh njeriu qe dua!
Juna dhe Marseli ishin te bindur qe do t'ia dilte por edhe jo, Marseli i kishte telefonuar nje prej miqeve te tij ne spital dhe e kishin njoftuar se do vinin shpejte!
Minutat vazhdonin dhe kalonin dhe Elena dukej sikur po çmendej, priste qiellin afer e me afer kokes se saj, i dukej tamam sikur ishte fundi!
-Po vdes!- vazhdonte uleriste ajo! Ai nuk permendej aspak, vetem merrte fryme me veshtiresi, fytyra mezi i dallohej dhe qendronte ne sheshin e lendines gjysem i pa jete.
Parandjenja e frikshme e Elenes sapo ishte shnderruar ne nje aksident te tmerrshem ku i dashur i saj, rrezikonte jeten!
Ambulanca po vonohej,nga ana tjeter ne duart e Junes binte telefoni i Elenes. Ishte Luka, por askush nuk po e shikonte! Te qarat e Elenes benin zhurme ne ate qetesi te asaj nate! Ajo vajtonte, me gjithe zemer, me gjithe trup, me nje melodi qe dukej sikur nuk do ta zgjonte kurr!

shum pjese e trishtueshme :(((((
ReplyDeletesa e trishtueshmeeee!
ReplyDeleteNext plz
DeleteNe kete blog do te gjeni nje histori shume te bukur dhe jo vetem. Shikojeni se do te kenaqeni shume.
ReplyDeletehttp://xhoilo.blogspot.com/