A documentation about Stories made by me [Thríller & Reαlíty] ! My mind imagine, my hands write...

Sunday, December 23, 2012

Historia: Letra e Fundit- Part 81


Ideja e Junes per te njohur dike tjeter, nuk ishte dhe aq e keqe, por problemi qendronte se sa e afte do ishte Elena ta pranonte, gjithsesi ajo do ta provonte, madje qe ate dite!
-Ti je çmendur,- vazhdonte dhe i thoshte Marseli teksa Juna e merrte ne telefon shokun e saj te klases!
-Me vjen shume keq per Gabrielin, por me vjen dhe keq per shoqen tone. Pastaj jam e sigurte qe prinderit e tij, do bejne diçka, ndersa Elana ka vetem ne!
Ishte e vertet, te vetmit qe mund ta ndihmonin ishin pikerisht Juna dhe Marseli, persa i perket çeshtjeve te zemres.
Ndersa Gabrieli, po mbaronte terapine e tij te trete, stresi po e mbyste.
-Si ka mundesi, qe Elena nuk eshte kujtuar fare per mua?! -thoshte me vete, pastaj kujtohej perseri se ajo nuk dinte gje. T'ia thoshte apo ta mbante sekret?! Fakti qe Elena nuk kishte qene ne shtator ne spital, e kishte terrbuar, por po te dinte arsyen e vertet dhe po ti kishte treguar dhe mamaja e tij se si shkonin gjerat, ai mund te ishte bashke me te!
-Ma, te te bej nje pyetje,-tha ai teksa mamaja e tij u ul afer krevatit te tij.
-Po zemer, me thuaj!-iu pergjigj ajo embel.
-Kur ka qene hera e fundit qe ke folur me Elenen?!
-Ah, perseri me kete teme! As me kujtohet, zemer, pastaj nuk mendoj se te duhet, u duk qartazi se sa e interesuar ishte per ty! Momentet e fundit u largua!-tha ajo ne menyre bindese.
-Ma, e dime shume mire qe Elena ka nje njerke te padurueshme, dhe mesa me kujtohet mua, ajo i kishte vendosur nje orar te kthehej ne shtepi!
-Gebriel, nuk ka justifikim, ajo qe te ndodhi ty dhe kam pershtypjen per faj te saj, ti qendron akoma dhe e justifikon!- tha ajo duke u afruar dhe duke e perqafuar djalin e saj.-Pastaj nuk lejoj askend qe te qendroj afer per meshire, sapo te behesh mire dhe te ecesh...
-Atehere do kujtohem per njerezit qe dua, keshtu?! Deri atehere do me kene harruar ma! -tha ai duke u shkeputur prej saj!
Ajo i hodhi nje shkim gjithe trishtim dhe doli nga dhoma!
Ndersa Gabrieli mendonte heren efundit qe ishte me te dashuren e tij, e kishte marr malli per ate jete qe bente, e kishte marr malli per ate!

Read More

Historia: Letra e Fundit- Part 80


Tumblr_mffqwpu2lg1qmziomo1_500_large



I dukej gati e pamundur, si nje enderr, si nje diçka qe nuk kishte ndodhur kurr por qe ne te vertet po e bente te vuante! Jetonte ne shtepi me kumbaret e saj, Dianen dhe Mondin. Ishte nje shtepi e madhe, e mobiluar bukur, por qe Elenes, nuk i hynte asgje ne sy, madje as dhoma e saj e konstruktuar bukur me te gjitha kushtet e nevojshme! Mendja i qendronte vetem tek Gabrieli, kishte braktisur gjithçka, kishte ndryshuar jeten e tij dhe e kishte flakur tutje si te ishte nje cope lecke e vjeter!  E çfare duhet te bente, perveçese te shkonte çdo dite ne Universitet, te qante ne çdo cep te mundshem te shtepise dhe te fliste çdo pese ore me motren e saj Linden, qe per me teper ishte bere pre e torturave te Dones!
-Ndjehem keq o lind!-thoshte ajo teksa shtepia ishte bosh dhe ishte kthyer nga shkolla.
-Zemer e motres, pse dorezohesh kaq lehte. Ne bote ka mjafte djem qe jam e sigurte do jepnin jeten per ty!
-Me mungon ai, vetem ai, nuk me intereson askush tjeter. Ai eshte ajer. Ai ishte jeta ime Lind. 
Gjendja e Elenes ate dite kishte kaluar pertej depresionit per shkak se kishte pare nje djale te ngjashem me Gabrielin teksa hynte ne leksionin e saj!
-Ishte njesoj si ai...por nuk ishte ai.
-Elena, harroje, ashtu si te harroi ai ty! Lufto per jeten tende, mos digj gjithçka sa je ne kohe moter! 
-Ajo qe nuk kuptoj une, si nuk me ka derguar asnje shenim, asnje leter, as nje zile telefoni, per te kuptuar qe eshte gjalle, mbi te gjitha. 
Kishte kaluar Viti i Ri, kishte ardhur Janari dhe asnje shenje! Per nje vajze te brishte dhe te friksuar si Elena, humbja e Gabrielit, do te thoshte shume! Ajo duhej te rritej, te luftonte vet, te hidhte tutje lotet, te kerciste dhembet forte dhe te ecte perpara. Ceshtja ishte se asaj i mungonte forca dhe kete e dinin mjafte mire miqte e saj Juna dhe Marseli, te cilet nuk kishin ndermend te qendronin duarkryq.
-Marsel, nuk eshte normale qe ne ta dime qe Gabrieli ka mbetur invalid dhe Elena jo!- tha Juna teksa ishin ulur te dy, prane lokalit te shkolles.-Sjellja e Elenes, trishtimi i saj po me kepusin zemren, diçka duhet te bejme!
-Zemer, nuk kemi gje ne dore, me Gabrielin nuk kemi asnje komunikim, pastaj ishte deshira e Gabrielit qe Elena mos ta merrte vesh.-u pergjigj Marseli, duke gelltitur me mundim çajin e boronices.
-Patjeter, te ndjekim deshirat e Gabrielit, nuk e prisja kete reagim nga ai, shkeli mbi ndjenjat e Elens Marsel, prandaj do sigurohem qe ti prezantoj nje shokun time te klases, te cilit i ka rene mjafte ne sy shoqja jone!
-Je çmendur, Elena nuk do ta pranonte kurr!
-Nuk i dihet!
-Mos guxo!
-Ah, pse, apo sepse mendon se Gabrieli do kthehet dhe Elena do e pres me krahe hapur?!
-Jo, mendoj se ajo nuk ehste gati! Kaq!
-Une mendoj se ehste me gati se kurr! Ke per ta pare!

Read More
Voila's Blog.. Powered by Blogger.

© Viola's Blog, AllRightsReserved.