I dukej gati e pamundur, si nje enderr, si nje diçka qe nuk kishte ndodhur kurr por qe ne te vertet po e bente te vuante! Jetonte ne shtepi me kumbaret e saj, Dianen dhe Mondin. Ishte nje shtepi e madhe, e mobiluar bukur, por qe Elenes, nuk i hynte asgje ne sy, madje as dhoma e saj e konstruktuar bukur me te gjitha kushtet e nevojshme! Mendja i qendronte vetem tek Gabrieli, kishte braktisur gjithçka, kishte ndryshuar jeten e tij dhe e kishte flakur tutje si te ishte nje cope lecke e vjeter! E çfare duhet te bente, perveçese te shkonte çdo dite ne Universitet, te qante ne çdo cep te mundshem te shtepise dhe te fliste çdo pese ore me motren e saj Linden, qe per me teper ishte bere pre e torturave te Dones!
-Ndjehem keq o lind!-thoshte ajo teksa shtepia ishte bosh dhe ishte kthyer nga shkolla.
-Zemer e motres, pse dorezohesh kaq lehte. Ne bote ka mjafte djem qe jam e sigurte do jepnin jeten per ty!
-Me mungon ai, vetem ai, nuk me intereson askush tjeter. Ai eshte ajer. Ai ishte jeta ime Lind.
Gjendja e Elenes ate dite kishte kaluar pertej depresionit per shkak se kishte pare nje djale te ngjashem me Gabrielin teksa hynte ne leksionin e saj!
-Ishte njesoj si ai...por nuk ishte ai.
-Elena, harroje, ashtu si te harroi ai ty! Lufto per jeten tende, mos digj gjithçka sa je ne kohe moter!
-Ajo qe nuk kuptoj une, si nuk me ka derguar asnje shenim, asnje leter, as nje zile telefoni, per te kuptuar qe eshte gjalle, mbi te gjitha.
Kishte kaluar Viti i Ri, kishte ardhur Janari dhe asnje shenje! Per nje vajze te brishte dhe te friksuar si Elena, humbja e Gabrielit, do te thoshte shume! Ajo duhej te rritej, te luftonte vet, te hidhte tutje lotet, te kerciste dhembet forte dhe te ecte perpara. Ceshtja ishte se asaj i mungonte forca dhe kete e dinin mjafte mire miqte e saj Juna dhe Marseli, te cilet nuk kishin ndermend te qendronin duarkryq.
-Marsel, nuk eshte normale qe ne ta dime qe Gabrieli ka mbetur invalid dhe Elena jo!- tha Juna teksa ishin ulur te dy, prane lokalit te shkolles.-Sjellja e Elenes, trishtimi i saj po me kepusin zemren, diçka duhet te bejme!
-Zemer, nuk kemi gje ne dore, me Gabrielin nuk kemi asnje komunikim, pastaj ishte deshira e Gabrielit qe Elena mos ta merrte vesh.-u pergjigj Marseli, duke gelltitur me mundim çajin e boronices.
-Patjeter, te ndjekim deshirat e Gabrielit, nuk e prisja kete reagim nga ai, shkeli mbi ndjenjat e Elens Marsel, prandaj do sigurohem qe ti prezantoj nje shokun time te klases, te cilit i ka rene mjafte ne sy shoqja jone!
-Je çmendur, Elena nuk do ta pranonte kurr!
-Nuk i dihet!
-Mos guxo!
-Ah, pse, apo sepse mendon se Gabrieli do kthehet dhe Elena do e pres me krahe hapur?!
-Jo, mendoj se ajo nuk ehste gati! Kaq!
-Une mendoj se ehste me gati se kurr! Ke per ta pare!

0 commenti:
Post a Comment