Gjyshi i saj kishte te drejte, ne fund te fundit ata nuk ishin askush per Donen, madje ate moment Elena po vriste mendjen se perse kishte ngjitur aq shume malore ne jeten e saj prej nje adoleshenteje, duke peshuar gjithçka i thoshte njerka e saj! Mos ndoshta e ndjente veten te pafuqishme, apo sepse nuk donte ti shkonte asnje llaf i keq babait te saj ne vesh, qe mesa dukej nuk e vinte shume ujin ne zjarr per dy vogelushet.
-Gjysh!-i foli ajo duke e trembur pakesa plakun.- Nuk ia vlen te mendojme asgje qe na hidheron, sa me shume gezim, ka mundesi? Sa me shume lumturi midis nesh. Ti nuk je vetem, na ke ne dhe ne nuk jemi vetem sepse kemi ty!
Fytyra e plakur u ndriçua nga nje buzeqeshje e vrare dhe femijnore, vajzat ishin ulur perseri ne poltronen qe shkelqente dhe peshperisnin neper dhemb.
-Gjyshi, ju adhuron.-tha ai duke perplasur syte qe te mund ti shikonte vajzat me qarte.-Prandaj dua t'ju le nje porosi shume te madhe, ka te beje me librat e mi! Me kete raft ketu qe qendron mbi koken time, ka te beje me jeten time.-perfundoi ai.
-Ne fillim dua te te them qe jam teper e lumtur qe ndalove se shituri librat e tu!- tha Elena duke zgjatur duart nga larg sikur te donte ta perqafonte.-Pensioni... do thoja gjysem pensioni te mjafton sepse ty nuk te duhet te blesh tualete apo bizhuteri si ne.
Diten pasi Elena kishte pare gjyshin e saj teksa shiste librat, i kishte telefonuar babait te saj, kishte diskutuar gjate me te per punen e pensionit, i cili nuk i ishte nderprere ashtu si i kishte thene Dona muaj me perpara, por kjo e fundit e mbante per shpenzimet e veta!
-Gabimi ishte i joti gjysh, qe nuk shkoje ta merrje vet!-tha Linda e inatosur.
-E si mund te shkoje?!-tha Elena.-Ai mezor leviz neper shtepi!
-Ajo qe doja t'ju thoja, eshte se ju te dyja dua qe te kujdeseni per librat e mi, qe do behen librat tuaj!-i nderpreu plaku qetesishte nga ai diskutim i vogel mes motrash.
-Gjitha keta libra per ne?!-tha Elena duke kercyer neper dhome gjithe gezim.- Do t'i marr te gjithe ne Tirane, nuk do le asnje!
Ndaloi nje moment dhe pa Linden qe po e shikonte me inat dhe e habitur, kuptoi se perse gjyshi i saj po i thoshte ato fjale, ai mund t'i kishte thene dhe me perpara, po i perngjante si nje amanet me shume se nje kerkese e tij! E qepi dhe u ul perseri afer motres se saj qe e shikonte me cep te syrit, jo per shume sepse veshtrimi u çorientua pas ulerimes se Dones nga jashte dhomes. U ngrit me vrap, hapi deren komplet qe qendronte gjysem e hapur dhe u sul drejte deres. Pa se Dona po e priste me telefonin e saj ne dore! Per pak i pushoi zemra! Ishte shume e sigurte qe kishte telefonuar Gabrieli dhe pa dyshim qe telefonin e kishte kapur ajo dhe e kishte hapur.
-Gjeje kush po te telefononte!-tha ajo me telefonin qe e tundete neper dore dhe qe Elena e ndiqte me sy se mos e plaste per toke.
-A mund te ma japesh telefonin?!-i tha ajo me qetesi dhe me zemren qe ishte gati ti pushonte. Linda qendronte pas saj dhe si çdo here qe Elena grindej me Donen behej gati ne te qare!
-Perseri ai Gabrieli jot?! Perseri po del me ate ti shemtire?! -tha ajo duke uleritur aq sa doli dhe zonja Esma perballe shtepise sa saj.- Jo telefonin qe nuk ke per ta marr me, por kam per ti telefonuar Petritit tani. Imagjino te ikesh ne Tirane çfare do besh andej, do i zesh djemte me rradhe, keshtu qe eshte me mire qe babai jot te vihet ne djeni te ketij faji!
"E qekur ishte faj te dashuruarit nje person?"-mendoi ajo me vete duke uruar qe ate mbremje fillim korriku Gabrieli ta kishte mbytyr vertet ne det!
Tjeter tjeter pleaseeeee
ReplyDeleteTipike fare kjo Dona! Shtriga tjeter Viol
ReplyDeleteVio po me faqen specialstories.us cfare eshte bere???
ReplyDeleteboooo sa e keqe kjo pz....
ReplyDelete