A documentation about Stories made by me [Thríller & Reαlíty] ! My mind imagine, my hands write...

Friday, September 28, 2012

Historia: Letra e Fundit- Part 16





Diana kishte mberritur ne shtepi dhe  çfare te shikoje, ne tavolinen e madhe te sallonit ishte nje pako e madhe mbeshtjelle me nje qese te shnderritshme ngjyre floriri, qe zbukuronte ambjentin e kristalte. U afrua ngadale duke hedhur çelsat e makines tek koshi i vogel, qe qendronte afer deres dhe u nis drejte sallonit. E hapi pakon me duart qe i dridheshin. Te dhimbsej teksa grisje letren e bukur mbeshtjellese dhe sapo e grisi ngadale hodhi syte brenda saj dhe çfare te shihje. Brenda ishte nje fustan me nje ngjyre te bardh me gurje te vegjel te thjeshte  qe i shtonin akoma me shume bukurine. E nxorri ngadale nga kutia dhe ishte i persosur, ishte masa e saj, por nuk mbaronte me aq. Ajo po e shikonte si e habitur dhe ne fund te pakos vuri re nje kuti te bukur, ishte nje varse shume e holle qe shkonte per shtate me fustanin. I shtrengoi forte rreth vetes dhe per nje moment nga pas dhomes doli Mondi, duke  e trembur.
-Ketu qenke?
-Po, ketu, te pelqyen?-tha ai duke iu afruar.
-Po shume te bukura, te falenderoj, por nuk ishte nevoja!
-Sot nenshkrova kontraten tjeter qe do na sjelle shume fitime keshtu qe nuk u kurseva ti blija diçka njeriut qe dua apo jo?
Diana uli syte dhe nuk mund ti permbante lotet, thjeshte nuk i hynin aspak ne sy ato dhurata perpara...nje femije!
-Zemer, do ia dalim nje dite.-tha ai duke kuptuar shprehjen e hidhur te fytyres se gruas se tij.
-Kur do jete ajo dite?!- tha ajo duke u leshuar ne krahet e tij dhe duke ia plasur te qarit.- Ndihem bosh Mondi, prandaj them qe me mire, te gjesh dike tjeter te vazhdosh jeten tende, dike qe te te beje baba! 
Mandi uleriti qete!
-Cfare? Je çmendur?! Vetem i vdekur ndahem nga ty! Une te dua Diana, nuk me interesion, ne fund te fundit do biresojme nje femije! Te jete hera e pare dhe e fundit qe ma thua kete ide te çmendur! 
-Perse nuk e kupton?
-Cfare te kuptoj?! Je jeta ime, njeriu qe une dua dhe te heq dore vetem sepse keshtu ishte fati jone, absolutisht. Vishe ate fustan sot sepse jemi ne nje darke me miqte e kontrates. Dua te jesh rrezellitese, guri shkelqyes i restorantit. Dua te jesh ylli im ndriçues. -tha ai gjithe seriozitet dhe qetesi.
E perqafoi forte gruan e tij dhe doli nga dera duke i dhuruar nje buzeqeshje plote jete! E si mund t'ia kishte dale ajo pa nje njeri si Mondi, epo kot nuk thone: "Zoti nuk ti jep te gjitha"! 
Gabrieli kishte mberritur ne shtepi dhe prane ne oborrin e gjelberuar te shtepise po e prisnin prinderit e tij qe mesa dukej kishin diçka te rendesishme per te biseduar me te! Motra e tij e vogel Antonela, po pertypte nje fete te holle buke me nutella dhe kishte humbur ne emisionin qe jepej ne ekranin e madh te vendosur ne murin e shtepise perballe lulishtes.
-Gabriel, as na pershendet kohet e fundit, nuk eshte sjellja jote kjo!-tha mamaja e tij.- Si thua sikur te ulesh me ne dhe te flasim pak, sepse kemi dite pa shkembyer nje fjale.
-Patjeter mami,-tha ai duke qeshur me cep te buzes.-Mendova se ishit brenda ne shtepi. 
-Eshte vap dhe brenda, ketu jemi qetesi, po ti nga ke humbur?! Edhe Antonela po pyeste per ty!
Antonela e vogel kthehu koken duke u shkeputur nga ekrani i madh, dhe ashtu si ishte me buzet shgaravitur me nutella, u sul drejte vellait te saj te madh! Garieli e ngriti forte ne krahe pa e vrare mendjen se mund te njollosej! 








5 commenti:

  1. its getting more interesting !!! :)

    ReplyDelete
  2. Interesante....po presss kapitullin tjeter,cfare do behet me ciftin?cfare do i ndaje per disa kohe..Po me donen cdo behet???????????

    ReplyDelete
  3. ehh do sqarohen te gjitha :))))

    ReplyDelete
  4. shkruan bukur ti viola,ashtu si je dhe vet si rrush :* zemer

    ReplyDelete

Voila's Blog.. Powered by Blogger.

© Viola's Blog, AllRightsReserved.