Pas diskutimit te zjarrte per veshjet e mbremjes se matures qe ndezen tavolinen ne mes te lokalit, erdhi momenti kur duhet te largoheshin. Po vente vone dhe vajzat kishin dale pa leje per me teper, dhe duhe patjeter te ngriheshin nga tavolina. Teksa po iknin, te fundit qe mbeten ne makine ishin Elena me motren e saj.
-Dua te te jap diçka,-tha Gabrieli duke dale nga makina dhe duke hpur bagazhin e tij.
Elena vuri re nje gje te madhe ne duart e tij mbeshtjelle me qeske me ngjyre, nuk i shkonte kurr ne mendje se mund te ishte nje arush.
-Cfare eshte ajo gjeja e madhe?-tha ajo duke u stepur ne sediljen e pare te makines.
-Mgylli syte Linda, -tha ai duke qeshur.- Eshte per ty,-iu drejtua perseri Elenes.-Hape!
Elena hapi me duart qe i dridheshin arushin e bute qe shtypej lehte!
-Nje arush, per mua?!-tha ajo e gezuar.
-Jo eshte per lagjen, -shfryu Linda nga pas. -Mos bertit se na degjoi Dona!
Elena e perqafoi fort, e puthi, e shtrengoi aq sa nuk kishte me fuqi.
-Te dua shume!-tha ajo me ze te ulet dhe me arushin te shtrengur qe po te ishte i gjalle do ia kishte zene frymen.
-Edhe une te dua shume.-tha Gabrieli duke i kaluar krahun pas qafes per ta perqafur.
-O zot, sa romantike, m'u ngrit niveli i sheqerit mua ketej, po ikim Elena, ah mendo mire dhe si do ta fusesh ne shtepi ate gjene e madhe me lesh.-tha Linda duke dale nga nga makina.
Aty Elenes i iku buzeqeshja. Vertet ku do ta çonte arushin? Po ta shikonte Dona?
-Mos me shiko fare!-tha Gabrieli, - Une nuk e marr me vete e!Nuk ke per ta marr me kurr sepse e pa Antonela, meqe ra fjala duhet ti blej dhe asaj nje te tille!
Elena qeshi, e perqafoi fort edhe njehere Gabrielin, qenien e saj, njeriun qe mbante gjysmen e zemres se saj, ruajtesin e lumturise dhe u largua me guximin e madh per ta çuar brenda ne shtepi, arushin me zemren ne dore. Sapo u futen tek dera Dona po qendronte tek shkallet dhe po qante me ngasherim, ishte mbledhur kulaç dhe nga syte i rridhnin te nxirra te lapsave te syve. Kishte veshur nje kanotjere te holle dhe dukej qe e kishte shqyer me duar sepse me perpara nuk i rrinte si fustan.
Vajzat po shikonin njera-tjetren ne sy dhe nuk dinin çfare te benin. Te afroheshin apo te qendronin akoma aty duke e pare si te shushatura. Kur ne moment Dona ndjeu qe te dyja po e shikonin, drejtoi koken nga ato duke i trembur nga te nxirrat e rena te syve dhe tha:
-Po kenaqeni duke me pare keshtu apo jo?
Te dyja vajzat pavaresisht se e kishin inat per faktin se ajo sillej keq, nuk folen, shpirti i tyre i njome nuk kishte aftesi te urrente.
-Jo, aspak. Gabon! -i tha Linda duke u futur brenda ne dhomen e gjyshit te saj dhe duke e injoruar plotesisht. Elena po qendronte perpara saj dhe nuk po fliste derisa tha:
-Po te te duhet gje, e di ku te na gjesh!
ka te tjera zemer?????
ReplyDeletesapo u postua ! :)
ReplyDelete