A documentation about Stories made by me [Thríller & Reαlíty] ! My mind imagine, my hands write...

Sunday, September 30, 2012

Historia: Letra e Fundit- Part 26



Elena vazhdonte dhe kontrrollonte numrat ne telefonin e motres se saj qe shikonte gjysem me syte e mbyllur levizjet e shpejta te Elenes.
-Mos kerko kot sepse me ka humbur!-tha Linda neper gjume duke u perpjekur ti mbushte mendjen motres se saj ta linte telefonin qe po bente drite neper dhome!
Ate nate Elena kishte kaluar duke menduar dhe duke u kthjelluar se çfare donte te thoshte Dona me ato qe tha. Ajo kishte nje femije tjeter, po ku ishte ai femije? A e dinte babai i saj per egzistencen e tij?! 
Diten tjeter Elena kishte shkuar ne plazh me Gabrielin, i ndanin vetem pak dite nga hedhja e preferencave dhe pak dite te tjera nga Mbremja e Matures. Kishin zgjedhur te shkonin te dy larg Vlores, atje ku deti ishte i kristalte dhe gurjet shkelqenin nga pastertia prej dallgeve te larta te nje nate me perpara! U ulen ne shazllone ne nje cep, larg turmave te pushuesve por Elena e kishte mendjen tek fjalet e Dones. 
-Ke gjithe rruges qe nuk ke thene nje gjysem llafi,-i tha Gabrieli teksa Elena ishte ulur ne hije dhe po veshtronte dallget qe perplaseshin.-Cfare te shqeteson? Ne Tirane do jemi bashke dhe kaq! Fund Stresit.
-Jo Gabriel, nuk e kam per ate gje, eja ulu ketu afer meje dua te tregoj diçka. Po sikur te te te thosha une se Dona ka nje femije tjeter, do me besoje?!
Gabrieli u step, hodhi nje shikim nga deti dhe tha:
-Nuk e besoj, por edhe mundet! Nga te erdhi kjo ide?
Elena i shpjegoi çfare kishte degjuar dhe iu lut Gabrielit ti telefononte Lukas, intuita e femres atje e çonte!
Gabrieli i telefonoi dhe doli nje ze djali.
-Me falni me Lukan po flas?-tha Gabrieli gjithe siklet.
-Po une jam,-u pergjigj ai.- Kush jeni ju? Qe per me teper me merrni me numer te panjohur.
Me moment Elena i mori telefonin nga dora dhe tha:
 -Luka ti je? Djali i Dones?!
U be heshtje, ai nuk po fliste.
-Je apo jo djali i Dones?! Ktheme pergjigje?-i uleriti Elena sa nje pjese e pushuesve kthyen koken te trembur nga zeri tingues.
-Po ai jam!-u pergjigj ai.-Po ti kush je?!
-Nuk ka rendesi kush jam une!-tha Elena dhe mbylli telefonin.
-O zot qenka e vertet?!-tha Gabrieli!-Po babi jote di gje?!
-Jam shume e sigurte qe jo, nuk do ta kishte lejuar qe te qendronte, pastaj as nuk e di ne qofte se eshte djali i babait tim!
Intuita e Elenes kishte bere te zbulohej nje sekret madheshtor i viteve me perpara!




4 commenti:

  1. wowwww cfare pjese....shume e bukur....kur do vazhdosh me pjeset e tj????

    ReplyDelete
  2. do japesh sonte pjese tjera zemer:)

    ReplyDelete
  3. v54nuxomi

    Feel free to surf to my web site ... online cash loans

    ReplyDelete
  4. ldd9rgrcl

    Have a look at my website easy payday loans

    ReplyDelete

Voila's Blog.. Powered by Blogger.

© Viola's Blog, AllRightsReserved.