Elena u kthye nga Gabrieli dhe po e shikonte ne sy! Plazhi gelonte nga zhurmat e femijeve te vegjel dhe kjo e fundit qe perpiqej te humbiste mendjen nga fjalet e Lukas mes zhurmes se tyre .
-Cfare ishte ajo? -tha Gabrieli.- E lame qe do flisja une ne telefon!
-Luka eshte djali i Dones Gabriel, çfare te te shpjegoj me tjeter gje!
-Akoma nuk po e kuptoj si i nxjerr perfundimet ti?!-tha ai duke hapur kanoçen e nje pije energjike!
Dite me perpara Lindes i telefononte nje djale, qe quhej Luka. Ajo qe e beri Elenen te dyshonte ishte se ai nuk e ngacmonte, gjithemone e pyeste si shkonin gjerat ne familje dhe donte qe ta kishte shoqe, pavaresisht se Linda i ishte pergjigjur ashper per mos ta shqetesuar me. Diten e fundit qe e kishte marr ne telefon ai i kishte permendur shkarazi Donen. Qe aty Elena filloi te dyshonte se diçka fshihej pas, por planet e kishin bere te harronte komplet.
-Kjo ishte arsyeja se perse une shkova direkt tek Luka, kur ajo me tha dje se kishte nje djale!
-Nuk me besohet!-tha Gabrieli.- E ka braktisur apo çfare?!
-Normal qe e ka braktisur, duket nga sjellja e saj qe nuk do askend prane.
-Ose mund te jete e kunderta!-tha Gabrieli.-Te jete larguar ai dhe kjo te jete arsyeja qe Dona te jete bere ashtu! Gjithsesi çeshtja eshte, djali i kujt eshte?
-Pikerishte!-tha Elena duke u palosur ne krahet e tij.
Nderkohe Luka kishte bere plane qe nje dite te kthehej dhe ti jepte nje shpjegim prinderve te tij, Dones dhe Petritit i cili as e dinte per egzistencesn e tij. Hera e pare qe ishte perpjekur ishte permes Lindes, perpjekje kjo qe kishte deshtuar. Ishte tek te njezet e pestat dhe bashkjetonte ne Tirane, kohet e fundit kishte menduar qe te bashkohej dhe te fliste me mamane e tij. Heren e dyte i kishte telefonuar Dones, kater dite me perpara e cila kishte nisur te qante pa pushim.
-Luka je i sigurte qe do shkosh te takosh prinderit e tu?!-i tha Ermela, e dashura e tij prej pese vitesh.
-Po, e di qe ajo vuan dhe nuk ia vlen te largohem gjithe jeten, me mjaftoi vetem nje here qe u largova dhe pendesa e atij largimi me ben te kthehem tani.-tha ai.
-Atehere uroj qe babai jot ta pres mire kete lajm.-tha ajo duke e perqafuar forte!- Edhe pse kam pak frike.
0 commenti:
Post a Comment