Ate dite Elena kishte shijuar nje cope te asaj mrekullie te fresket bashkuar me dashurine e Gabrielit. Ndjente diçka ndryshe, ndihej e plotesuar por edhe shume e frikesuar nga ajo lumturi dhe gezim qe e kishte rrethuar gjithe dites, perveç lajmit te vellait te saj akoma te pa konfirmuar, ashtu si e quante ajo.
-Gabri, po sikur nje dite ne te ndahemi, po sikur nje dite dikush tjeter te jete duke te te perqafuar dhe ti te jesh duke i thene zemer, apo jete? -tha Elena qe çuditerisht po i ndjente te gjitha ato qe ai po thoshte.-Po sikur nje dite te behemi te panjohur?!
-Zemer, çfare jane keto qe thua?! Te dy do jemi bashke!-tha Gabrieli me bindje.
Tipi i tij i qete dhe i pjekur e qetesonte gjithemone Elenen, e cila gjente gjithemone nje cep ku te mbeshtetej tek ai. Fakti qe Gabrieli ishte djali i dy dentisteve e bente te ishte shume i deshiruar nga vajzat, por kjo nuk ishte arsyeja e vetme, ai ishte ne te njejten kohe tip i qete por edhe interesant. Ishte nga ata njerez qe kishte aftesi te tilla qe zbulonte cilesi qe as ti nuk i dije tek vetja jote. Kete gje bente dhe me Elenen, ne rastet kur ajo zihej me Donen, ai nuk e komplimentonte, perkundrazi thurrte fjalet ne menyre te tille qe ajo thoshte: "Po ku te vajti mendja kesaj rradhe?"
apo kishte raste te tjera qe Elena ia priste:" Nuk ke faj, me ata prinder qe ke, koefiçenti i inteligjences tende eshte padyshim nje!" Ndersa Gabrieli gjithemone qeshte dhe komentonte pak.
-Ti e di qe nuk do ndahem kurr nga ty! Aq me pak tani qe duhet te perballemi me nje bote qe nuk e njohim, me nje ambjent te huaj, do kemi nevoje me shume per njeri-tjetrin dhe do shtrengohemi forte!-tha ai duke i bere nje foto me telefon Elenes qe qendronte ne gjysem hije te shazllonit me qellim ta preknin rrezet e diellit!
-E di si me duket ky moment Gabri, si melodia e hidhur e nje kenge melankolike qe lendon dhe me duket sikur keto kohe do t'i kujtoj me vone e vetme.
-Hej, je budallaqe, asgje nuk do ndodh, do jemi bashke, une nuk do heq dorre kurr nga ty! Nuk e di çfare i ke keto ndjenja keshtu? Duhet ta kesh sepse mund te jesh ne dite te veshtira ndoshta?!
Ajo e qelloi me nje reviste qe ndodhej aty dhe Gabrieli filloi te qeshte.
-Ti e di qe parandjenjat e mija dalin, shpresoj qe kjo parandjenje mos te dale!
-Nuk ka per te ndodhur kurr! Fiksoje!
-E di qe do na ndodh diçka zemer.-tha ajo duke e perqafuar forte Gabrin, gati sa nuk e shtrydhi. -Nuk dua te ndahem nga ty!
Gabrieli e pa qe Elena ishte perlotur dhe mori ate pamjen serioze per momentet e tila qe kishin nevoje per nje qendrim serioz.
-Nuk dua te degjoj me Elena! Kemi rezistuar aq gjate bashke, dhe jemi bere pjese te njeri-tjetrit.
-Une po ndjej shume te dobet ate lidhjen tone, nuk eshte e forte me si me pare, dashuria ehste e vetmja gje qe nuk eshte zbehur, ndersa parandjenjat e mija po me frikesojne.-tha ajo duke perplasur syte me lote!
:'((
ReplyDeletelove it<3
ReplyDeletealbanian wrajters are dhe best ,luv all ju gajs...
ReplyDelete