Thursday, October 4, 2012
Historia: Letra e Fundit- Part 35
Elena nuk donte te kthehej shpejte ne shtepi, prandaj iu lut Gabrit te qendronin akoma vetem, ky i fundit pranoi direkt.
-Mezi po pres ta shijoj Tiranen, edhe pse me pluhur dhe me mbipopullim, do jemi vetem, do kemi vetem shkollen dhe veten tone! -tha ai teksa po largoheshin si gjithemone larg Vlores, ne restorantin ku kishin qene pak dite me perpara.
-Edhe une.-tha Elena me gjysem zeri.
-Akoma me ate friken tende ti?!-tha ai duke ndaluar ne nje cep rruge!-Cfare ke moj zemer, perse duhet te kesh frike qe ne rastin e pare qe do jesh e kenaqur nga kjo jete.
-Nuk ka te beje me kenaqesin zemer, as me jeten, ka te beje me ate qe ndjej une! -tha ajo- Me duket sikur do te humbas, sikur papritur do ndahem nga ty dhe nuk do t'ia dale dot e vetme sepse une jam mesuar qe gjithçka ta ndaj me ty dhe ti bejme bashke.
Gabrieli ishte i lodhur nga ato parandjenja te Elenes, per faktin se ishte i sigurte se asgje nuk do ndodhte, ai nuk kishte per ta lene kurr, perderisa nuk donte ta merziste kurr, perderisa merzitej teksa ajo merzitej. E adhuronte pafund dhe dyshime te tilla stresonin kedo, jo vetem ate!
-Le te bejme nje pakt! Nuk dua te me thuash asgje te tille derisa te largohemi qe ketu. Ne qofte se e ben, dije qe kam per t'u merzitur me shume se sa tani.-tha ai i prere, i qete dhe me nje fytyre te vrenjtur.-Jemi te qarte zonjush supersticioze?!
Elena po e shikonte dhe nuk po fliste, e kuptoi qe po e tepronte dhe po e stresonte kot.
-Te dua shume!-tha ajo papritur duke iu hedhur ne krahe!
-Une te dua me shume.-tha ai. -Madje mezi po pres ato nete kur do zgjohemi bashke, do shkojme ne shkolle apo...
-Mendje e piset!-tha ajo duke qeshur.
-Me justifikon fakti qe jam djale apo jo? Pastaj perderisa je e dashura ime, normalisht qe mendja do me shkoje kudo.
Mungesa e mamase se saj e kishte bere Elenen qe te besonte plotesisht tek Gabri dhe çeshte e drejta, deri ato momente ai nuk e kishte zhgenjyer ne asnje aspekt. Ajo ia kishte kuptuar tipin e tij, te qete, ironik, dhe gallat njekohesisht dhe i pelqente, i pelqente per vet faktin se te impononte respekt, lehtesi ne komunikim dhe ngrohtesi ne dashuri! Me pak fjale e plotesonte!
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
Voila's Blog.. Powered by Blogger.
me duket mua apo qe tani do te fillojne ato pjeset qe i kemi lexuar... me sa me kujtohet Gabri do pesoj aksident ne mbremjen e matures???
ReplyDeletehm pak a shume po...aty afer. :)
ReplyDeletevio kur do vazhdosh me pjeset e tj....historit qe shkruan jan sh terheqese dhe mezi po presim
ReplyDelete:)
Viola sinqerisht kam nderin ti lexoj hisorite tua un jetoj ne Maqedoni dhe fatkeqesisht nuk kemi nderin te kemi kshtu lloj talenti sikur ti shpresoj qe dikush do te frymezohet nga ti... je e mrekullueshme
ReplyDelete