A documentation about Stories made by me [Thríller & Reαlíty] ! My mind imagine, my hands write...

Friday, October 5, 2012

Historia: Letra e Fundit- Part 39


Po qendronte ne cep te oborrit dhe po mendonte se çfare ishin duke thene ato momente Dona dhe Luka. Ai ishte vellai i saj, nje fakt tashme qe duhet te mesohej, se ishte i vertet! Ajo qe e mundonte me shume ishte se perse Dona i kishte genjyer? Po mamaja e saj e kishte marr vesh ?! Ne moment po kujtonte periudhen kur ishte femije dhe fjalet e doktorit. " Nuk ia doli dot, nuk mund ti rezistonte dot ketij infarkti". Nuk donte qe ta mendonte se mamaja e saj ishte perkeqesuar heren e dyte sepse kishte marr vesh kete te vertet, thjeshte nuk donte ta besonte!
 Teksa mendja i rrotullohej rreth ketyre absurditeteve, nga dera doli Luka. Ishte gati dy metra djale! Brune, me floke shum pak te gjate, qe i shkonin me fytyren e dobet dhe me trupin e gjate. Nga larg mund ta dalloje se ishte vertet i pashem, ishte veshur bukur dhe thjeshte dhe te jepte pershtypjen e nje djali me shije, serioz dhe te mesuar nga jeta! Ai doli e perqafoi forte Donen dhe u largua per nga dera duke pare nga shtepia e gjyshit te tij, nderkohe Elena po e ndiqte me sy dhe sapo doli nga dera vrapoi drejte tij.
-Luka!
Ai u kthye dhe buzeqeshi lehte! 
-Me tha Dona qe po flinit por do t'ju flisja! 
-Jo, une jam zgjuar, Linda po fle!-tha Elena me gjysem zeri.
Ai u afrua afer portes aty ku ishte drita dhe tha:
-Domethene ti i bie te jesh Elena! 
-Po una jam!
-Do me ftoje brenda tek dhoma e gjyshit Elena? 
Elena nuk dinte çfare te bente, ta ftonte apo ta linte per dite tjeter! Po shkonte vone dhe nuk ishte ide e mire. Ne djalle, e ftoi te shkonte perseri ne shtepi. U futen brenda  dhe Linda po qendronte ulur ne divan duke pare per nga dera.
-Po ti nuk ke fjetur?!-tha Elena e habitur.
-Absolutish jo, po prisja çfare do beje ti! Pastaj si do flija kur aty jashte ishte vllaçkoja im apo jo Lukas?!
Luka qeshi ne fytyre dhe u afrua brenda gjithe miresjellje!
-Domethene e dini apo jo?!-tha ai duke u perkulur teksa ecte permes deres.
-Normalisht qe po, e kuptuam! Por nuk ke vepruar mire, as ti as Dona!
Linda edhe pse ishte pak entuziaste qe aty afer kishte vellain e saj, ende kishte ate inatin e mashtrimit te tyre. Kur behet fjale per nje femije ne mes, nuk ka te fshehta!
-E di, une ju detyrohem shume, madje prandaj u perpoqa ne menyre te deshtuar t'ju telefonoja por ju...
-Por ne ta prem shkurt!
-Dhe m'u be qejfi! Meritonit nje shpjegim nga une, ndoshta te vija ketu, jo t'u flisja nga telefoni!-tha ai duke marr nje pamje serioze!

3 commenti:

  1. Pjese te tjera pleaseeee!!!!

    ReplyDelete
  2. Ja dhe pak dhe vijne pjeset :((((

    ReplyDelete
  3. Sa me pelqejne keto fotot qe levizin..po si i vendos O.o

    ReplyDelete

Voila's Blog.. Powered by Blogger.

© Viola's Blog, AllRightsReserved.