A documentation about Stories made by me [Thríller & Reαlíty] ! My mind imagine, my hands write...

Friday, October 5, 2012

Historia: Letra e Fundit- Part 40


-Atehere po presim qe te na thuash!-tha Linda duke u rehatuar ne divanin e vogel.
-Jemi shume kurioze te na tregosh, ku ke qene gjithe keto vite?-tha Elena.
Ishte e vertet, ajo qe kerkonin te dinin vajzat ishte pikerishte, perse ishte larguar dhe perse nuk i kishte thene dikur babait te tyre se ishte djali i tij.
Luka kaloi gati gjysem ore duke i shpjeguar motrave nga ana e babait se si kishin rrjedhur gjerat, perse ishte larguar nga shtepia dhe perse nuk e kishte takuar per aq shume kohe mamane e tij.
-Domethene ti je larguar sepse nuk duroje dot keqtrajtimet e njerkut tende?!-i tha Linda.
-Po.-u pergjigj ai shkurt.
-A e ke pyetur ndonjehere veten tende se si sillej mamaja jote me ne?! -u hodh dhe tha Elena.
-Kjo ishte arsyeja qe po ju pyesja teksa ju telefonoja, por qe ju nuk me thate asgje!-u justifikua ai.
Elena dhe Linda ndiheshin shume ne siklet. Luka hidhte shikime te shpeshta dhomes dhe donte te kishte jetuar aty, ndoshta per pak me gjyshin e tij dhe me motrat e tij, i vinte mjafte keq. Por nuk e jepte veten.
-Nuk dua te permend Donen qe diten e pare qe po te njohim. Neser eshte Mbremja e Fundit e matures.-tha Elena. -Dhe pastaj do largohem qe ketu. Do ta le Linden vetem.-tha ajo duke e perqafuar forte motren.
-Nuk do jete vetem! Do ta ftoj te dale me mua dhe me te fejuaren time, nese pranon normalisht!
-Ke nje te fejuar?!-tha Linda.
-Po! Jetojme bashke, domethene punojme dhe jetojme!
Te dyja vajzat po shikonin njer-tjetren. Jo vetem qe kishin nje vella por ishte edhe i fejuar! 
-Deshiron te vish neser tek festa?! Ne fund dua te them kur mbaron sepse nuk lejohen te tjere.
Linda po e shikonte si e habitur, po çfare dreqin po thoshte? Aty do ishte edhe Gabrieli dhe ai nuk e dinte qe kishte nje te dashur?!

2 commenti:

  1. Pjeset gjithmone edhe me te bukura dhe interesante.Kisha nje pyetje,kjo historia eshte bazuar ne nje histori reale,apo eshte teresisht krijimi yt?!

    ReplyDelete
  2. fundi bazohet ne histori reale, fillimi eshte pak shpikje e imja bazuar ne realitet dhe ai :)

    ReplyDelete

Voila's Blog.. Powered by Blogger.

© Viola's Blog, AllRightsReserved.