A documentation about Stories made by me [Thríller & Reαlíty] ! My mind imagine, my hands write...

Thursday, October 18, 2012

Historia: Letra e Fundit- Part 53


Teksa qendronte afer Gabrielit, te gjakosur dhe te pa levizur nga toka, i kujtoheshin te gjitha momentet me te. Ishte vertet fundi i botes, i dukej sikur nje dallge e fuqishme e kishte perplasur pas nje shkembi dhe e kishte lene te vdekur, e me pas ishte zgjuar ne nje enderr, ku i dashuri i saj ishte aksidentuar! Donte te zgjohej prej asaj enderre, pickonte mishin vazhdimishte se mos po flinte por jo! 
Ate nate ishte mbremja e matures, ishte dita qe kishin muaj qe po e prisnin dhe perfundoi ne ate menyre makaber. Sa me shume vonohej ambulanca aq me shume kujtime ktheheshin pas si faqe librash te shfletuar nga nje ere e terbuar!
-Ai po vdes!-tha ajo perseri duke humbur çdo shprese se ate moment do vinte dikush ti ndohmonte!-Po humbas jeten time, njerez, Juna!
Vazhdonte ulerishte dhe lotet i vertiteshin sa andej ketej, ne menyre te njepasnjeshme!
-Me duket se po degjoj nje ambulanc, po vjen Elena!-bertiti Marseli me gjithe zemer!- Cfare te bejme? Ta ngreme nga toka!
-Jo, jo, mos e prekni, eshte i thyer!-iu kthye Elena e karikuar me nje force te brendshme qe i dashuri i saj te shpetonte!-duhet t'ia dalesh beb!-tha ajo me egersi!-Duhet t'ia dalesh! Si mund te jetoj une pa ty, zemer, fol! Nuk mund te na prishen planet tona, keshtu qe hapi vetem pak syte!
Gabrieli, as nuk degjonte, as nuk shikonte! Thjeshte leviste si per inerci! Kishte ngecur si ne gjemba dhe e dallonte Elenen thjehste si nje hije te zeze qe i zinte naten e ndriçuar nga hena! Asgje me teper! Madje zeri i saj ishte i vetmi tingu qe e permendete perpara se te binte komplet ne gjume!
Ambulanca po afrohej! Shpresat po riktheheshin, por Gabrieli sa po vinte dhe me i dobet po behej! Mund te mos ia dilte dot!

3 commenti:

  1. Shume prekse,... Next plz.... Ishalla shpeton

    ReplyDelete
  2. e kisha lexuar kete histori edhe te special stories dhe ne nje fare menyre e dija qe gabrieli do bente aksident por menyra se si ishte shkruar me beri vertet te qaj....komplimente viola

    ReplyDelete

Voila's Blog.. Powered by Blogger.

© Viola's Blog, AllRightsReserved.