A documentation about Stories made by me [Thríller & Reαlíty] ! My mind imagine, my hands write...

Friday, October 19, 2012

Historia: Letra e Fundit- Part 56


Luka kishte mberritur. U shoku teksa pa Elene te rregulluar si nje kukull vitrine qe ishte lyer me gjak, ne disa pjese te trupit. U tmerrua!
-Cfare ka ndodhur ketu?! Perse jeni ketu? Po makina e gervishur?!
-Gabrieli, pesoi aksident!-tha ajo duke qare tashme dhe duke e perqafuar forte vellain e saj, dy metra ne kembe!
Luka po shikonte gjithe zonen aty, pak me tutje makina e shtremberruar tek njera dere, nga ana tjeter, nje njolle e madhe gjku afer kembeve te tyre dhe vetem e perqafonte forte Elenen.

-Po tani ku eshte?!
-Ne spital, mendoj se ka mberritur! Eshte nisur perpara njezet minutave!-tha Marseli i cili kishte perqafuar Junen qe dridhej!
-Ikim, te gjithe,-tha ai.-per makinen mos u merakosni, do lajmeroj une nje mikun tim te vij ta marr!
Te kater u nisen, ndersa gjithe rruges Elena perveçese emocioneve qe kishte takuar vellain, u burgos perseri ne kujtime. Ne ato kujtime qe e benin te qante forte ajo kujtonte buzeqeshjen e tij, ato momentet kur e perqafonte ne mes te turmave te njerezve, ato momentet kur kendonte gjithe stonature, apo planet e tyre. Ndjente nje faj te tmerrshem dhe qiellin e shikonte sa me afer vetes se saj! I dukej sikur gjithçka po merrte fund dhe ajri po mbaronte!
-Luka, nuk mund te nxitosh me shume?!-i tha ajo teksa ndodheshin ne qender!
-Qetesohu! Do arrijme ne kohe, madje besoj se do jete me mire! 
-Nuk mundem ta besoj, po me del zemra vendit!
-Elena, gjithçka do shkoje mire, ai eshte djale i ri dhe gjithçka kalohet me lehte ne moshen e tij!
Elena ishte e bindur se ai nuk kishte per t'ia hedhur aq lehte, i dukej shume i larget sherimi i tij, ndoshta gabonte, por ishte shume e pafuqishme te ndalonte zemren te mos ndiente ato qe po ndiente aktualishte! Frike dhe humbje!
Mberriten ne spital dhe qe te kater u sulen si te çmendur drejte shkalleve! Spitali ishte bosh perveçrojes tek porta qe u duk sikur u zgjua nga hapat e tyre, por nuk foli!

2 commenti:

Voila's Blog.. Powered by Blogger.

© Viola's Blog, AllRightsReserved.