A documentation about Stories made by me [Thríller & Reαlíty] ! My mind imagine, my hands write...

Saturday, October 20, 2012

Historia: Letra e Fundit- Part 57


Elena ecte si e çmendur, tashme pa taka, dhe me fustanin e gjate qe i fshinte pllakat e spital akull te paster! Spitali i Vlores vitet e fundit ishte rregulluar per mrekulli, por nuk mund te thoje te njejten gje per personelin, qe akoma nuk i pershtatej kushteve te  mira te sherbimit. Mberriten tek recepsioni dhe roja ishte gati neper gjume!
-Ku eshte pacienti qe erdhi pak me perpara?!-tha Elena gjithe ankth!
-E ke fjalen per ate djalin e copetuar nga nje makine?!-tha ajo indiferente.- Ka shume pak shpresa per te gjorin, nejse dhomat ne fund, aty do jene!


Luka u inatos nga pergjigjia e paskrupullt dhe e ftohte e infermieres roje, qe dukej qarte qe zemren e kishte me te vogel se nje kokerr arr!
-Mund te mos shpreheshit dhe ne kete menyre!-tha ai me nje ze te eger qe dukej sikur e zgjoi infermieren.- Njeri pa shpirt!
E terhoqi prej krahu motren e tij qe u preh ne fytyre nga fjalet e hidhura qe tha infermierja dhe u nisen per nga fundi i koridorit.
-Ka per te shpetuar, grua matufe!-tha Marseli duke e perqeshur pasi u larguan Luka dhe Elena.
Vajza e gjore, ishte e perlyer me njolla te vogla gjaku, qe me mundim i kishte fshire por qe ishin gdhendur ne lekuren e saj! Perfunduan ne cepin e fundit te spitalit, por nuk po gjenin asnje dhome me njerez. Ku ishte Gabrieli?! 
Luka si me i madhe qe ishte ne moshe, e kishte pakesa idene e spitalit, kishte qene kohe me pare aty, pikerisht ne urgjence dhe ate po mendonte, po sikur te kalonin nga ana tjeter e  urgjences?!
-Luka, ku eshte?!
-Shpresojme ta gjejme perpara se ta terheq prej leckash ate infermieren qe na tha!
Papritur nga nje dere ne fund te koridorit tjeter, doli nje burre, me perparese qe vraponte! Instikti i Elenes e beri te drejtohej, per nga fundi i korridorit tjeter, duke e lene Lukan, Junen e Marselin pas!
-Elena!-bertiti Luka nga larg, por ajo kishte mberritur dek dera.
Askush nuk levizi nga vendi, Elena ndodhej perpara deres se dhomes dhe ne moment u keput si nje pupel, duke ferkuar shinen e deres dhe duke u perkulur drejte sheshit. 
Ndoshta mos ishte vone?!

1 commenti:

Voila's Blog.. Powered by Blogger.

© Viola's Blog, AllRightsReserved.