Elena ishte ulur ne cep te deres dhe qante me denese, afer saj erdhen dhe tre te tjeret! Gabrieli ishte shtrire ne nje krevat pak me tutje, me gati tre infermiere tek koka dhe nje doktor qe vinte verdalle dhe qe dukej qarte qe nuk dinte çfare te bente! Carcafet ishin te lyer tashme me njolla gjaku ndersa Gabrieli ishte bere i verdhe dhe qendronte pa levizur ne krevatin qe ndodhej ne cep te dhomes pak te ndriçuar. Askush nuk jepte nje konfirmim se si ishte gjendja e tij. Te kater tashme mund te shikonin nga larg deres see si ishte Gabri, sepse te futeshin brenda nuk i lejonte askush!
-Si eshte?!-pyeste Elena ne menyre te deshperuar.
-Se dime, askush nuk e di, te presim te marim analizat!-i tha njere prej infermiereve.
Ora po shkonte kater e mengjezit. Te kater u ulen ne stolat qe ndodheshin afer me dhomen ku ndodhej Gabrieli, te trishtuar dhe duke pritur qe dikush te dilte prej asaj dere.
-Kishim bere aq shume plane, aq shume dite po prisnim qe te iknim qe ketu dhe ja cili ishte perfundimi!-tha Elena duke mos permbajtur dot me lotet e saj!- Ai rezikon jeten, kembet i kishte pothuajse te thyera! O zot çfare tmerri! Nuk me besohet!
Luka e perqafoi forte duke thene:
-Do behet mire, mos u merakos! Eshte djale i ri!
-Jo, nuk ka per t'u bere mire! Ai eshte copetuar! Dhe e gjitha per fajin tim! Une po i ulerisja dhe madje e merzita!
-Mjafte Elen, nuk ishte faji jot, keshtu ishte e shkruar!-tha Juna.
-Po te mos e kisha merzitur, nuk do kishim arritur deri ketu!
-Mendoj se duhet te mbledhesh veten Elena, po i telefonoj prinderve te Gabrielit, ata jane me influence, ndoshta gjejne diçka me te mire!-tha Marseli, serioz dhe i trishtuar.
-Ne nuk e dime ne qofte se eshte gjalle, Marsel, e kupton! Ai eshte duke vdekur dhe eshte vone!
-Jo, nuk eshte fare vone! Ka shume shance qe te shpetoj, mblidhe veten, te lutem! Shiko si je bere!
Elena ishte bere si mos me keq. Syte i kishin dale te nxirat e tualetit, i ishin fryre aq shume nga te qarat sa dukej sikur do ti pelcisnin, duart dhe nje pjese te lekures e kishte te njollosur me gjak nga i Gabrielit!
-Shikoje si jam bere, jam lyer e tera me gjakun e tij! -tha ajo perpara se te dilte doktori prej salles!

0 commenti:
Post a Comment