A documentation about Stories made by me [Thríller & Reαlíty] ! My mind imagine, my hands write...

Monday, October 22, 2012

Historia: Letra e Fundit- Part 61


Sjellja shume e ftohte e mamase se Gabrielit e kishte merzitur akoma me shume Elenen. Ajo nuk dinte si te sillej, si ti fliste apo te ishte ne gjendje ta shikonte ne sy! Teksa Fatma verdallisej neper koridor, te merrte vesh diçka nga djali i saj, te tre adoleshentet ishin strukur ne cep te korridorit dhe mbanin veshet hapur, ndersa Luka shikonte motren e tij ne sy dhe kuptonte pak e nga pak jeten qe bente ajo! Fakti i mungeses se mamase se saj dhe boshlleku i madh e kishin lidhur teper me Gabrielin, jo sepse donte por sepse ashtu ishte jetesa e saj. Varej prej dikujt tjeter shume forte, aq forte sa ne shkeputjen e pare dobesohej!
-Mos duhet te ikim ne shtepi tani?!-tha Luka duke u afruar tek te tre.
-Jo une do rri akoma, sa te marr vesh se çfare do behet! Dua ta degjoj vet doktorin te me thote se do behet mire!
-Sot nuk kane per te thene asgje Elena, nuk ka doktore, ti e di shume mire qe specialistet vijne ne oren nente!-vazhdoi te kembengulte ai.
-Mendoj se Luka ka te drejte!-tha Juna duke varur buzet!- Ikim dhe vijme pas pak.
-Si po me thoni te iki?! Jeni ne terezi?! Njerez kuptojeni se nuk eshte nje aksident i thjeshte. Mund te kete pasoja, ose diçka tjeter! Ju shkoni, une do qendroj ketu!
Askush nuk foli, Elena ishte e bindur se do qendronte dhe ashtu beri! U shtri ne stol dhe nuk u ndje per gati dy ore te tjera! Luka dhe miqte e saj nuk u larguan! Prinderit e Gabrielit vraponin sa andej ketej te çakorduar, asgje nuk pritej te ndryshonte derisa te vinte mjeku specialiste! 
Elena dinte vetem diçka, Gabrieli ishte gjalle dhe kjo gje i jepte me shume forca! 
Ne mengjes teksa dielli ndiçonte gjithçka, Elena ishte zgjuar ndersa te tjeret po flinin neper stola. Mamaja e Gabrit qendronte vetem tek dhoma, dhe duke u pervjedhur ajo shkoi dhe u fut brenda derisa mamaja e tij e dalloi!
-Elena, doja te thoja...
-Me vone!-ia preu shkurt ajo.- Me thoni si eshte?!
-Nuk e di!
-Si nuk e di?
Mamaja e tij uli koken dhe lote shkiten mbi çarçafin e paster qe mbulonte Gabrielin!


0 commenti:

Post a Comment

Voila's Blog.. Powered by Blogger.

© Viola's Blog, AllRightsReserved.