A documentation about Stories made by me [Thríller & Reαlíty] ! My mind imagine, my hands write...

Saturday, October 27, 2012

Historia: Letra e Fundit- Part 67


Elena ishte gati ne te qare, nuk dinte si te justifikohej tek Dona, pak me perpara ajo e kishte degjuar qe po e ofendonte. Nuk kishte falje ne kete rast, aq me pak kur ajo kishte ardhur vone!
-Ju kerkoj shume falje por po ta dinit se cfare ka ndodhur, jam e sigurte qe nuk do me drejtoheshit keshtu!-tha Elena me zerin qe i dridhej jo vetem nga frika por edhe nga meraku se si ishte Gabrieli!
-As, nuk dua ta di!-tha shkurt Dona!
Ajo ishte nxehur, fakti i mungesen se respektit qe kishte treguar Elena e kishte acaruar me shume se duhej.
-Sot do pastroni shtepine te dyja, sapo te gdhihet mire. Keshtu qe nuk po ju denoj per ato qe degjova por po ua bej te qarte!-tha ajo me nje ze te forte!
-Me duhet te iki tani!-tha Elena duke nxituar qe Dona mos te dilte nga dhoma!
-Cfare the?!
-Me duhet te iki, mikja ime pesoi nje aksident dhe eshte ne spital, kjo eshte dhe arsyeja se perse u vonova!-genjeu Elena!- Madje isha bashke me djalin tuaj!
-Leri keto genjeshtra dhe merru me ate qe te thashe!-tha ajo ashper!-Ah, dhe as mos te te shkoj permend te levizesh nga shtepia si ti dhe kjo tjetra!
Linda u be ta vriste, e urrente ti flisnin ne ate menyre!
Dona u largua dhe i la te dyja vajzat ne dhome!
-Po tani?! Dua te shkoj te shikoj Gabrielin!
Mori telefonin qe dukej qe kishte rene gati pese here, por duke qene se e kishte ne volum te ulet, nuk ishte degjuar gje! I telefonoi Marselit dhe ...
-Marsel, si eshte Gabrieli?!
Marseli ishte ne dhomen e Gabrielit teksa e mori Elena dhe doli direkt jashte!
-Po ku humbe Elena, duhet te ishe ketu! Gabri u zgjua dhe po kerkon ty!
-U zgjua?!-tha ajo gjithe gezim!

1 commenti:

Voila's Blog.. Powered by Blogger.

© Viola's Blog, AllRightsReserved.