Mamaja e tij u largua per brenda dhomes, tashme te heshtur nga ulerimat e Gabrielit. Nuk i besohej! Ishte si nje enderr, qe priste te zgjohej sa me shpejte. Askush deri ate moment nuk i kishte vene re rendesine e te ecurit. Askush nuk e kishte provuar ndjesine e te mos paturit ne kontrroll te kembeve te tyre!
-Uroj t'ia dal. -tha Juna duke u ulur tek stolat perseri.
-Duhet! Ky eshte fat i keq!
Teksa miqte e prisnin ne spital, Elena nxitonte te rregullonte shtepine. Po mos ti mbaronte punet ne kohe, nuk kishte per te levizur nga shtepia!
-Nxito Linda kemi dhe pluhurat dhe duhet te iki!
-Me shume se kaq nuk mundem,-tha motra e saj e lodhur nga punet e shpejta qe po benin. Shtepia ishte e madhe dhe duhej te rregulloheshin te gjitha rremujerat qe kishte bere Dona gjate javes.
-Duhet te shikoj Gabrielin.-mermeriste ajo teksa pastronte me nje shpejtesi te madhe mobiljet.
-Dhe pak dhe mbaruam, -i thoshte Linda.
Ndersa po qendronin dhe po prisnin Elenen, Juna dhe Marseli po fillonin vertet te merakoseshin.
-Nuk e kuptoj çfare po ben Elena?!-tha Juna e inatosur.
Ndersa tha keto degjuan se nga dhoma dolen me shpejtesi, prinderit e Gabrielit bashke me Gabrielin te shtrire ne krevat.
-Po ku po shkojne?-tha Marseli.
Askush nuk i ktheu pergjigje, madje as prinderit e Gabrielit qe dukeshin qe nuk ishin fort te perqendruar. U larguan dhe te dy miqte e ndoqen nga pas edhe pse askush nuk po i jepte pergjigje! Tek dera i priste nje makine ambulance e madhe qe pa bere ze i largoi nga spitali i Vlores.
-U largua keshtu papritur?!
-Ndoshta po e çojne diku tjeter. Pastaj Gabrieli ishte ne narkoze.-tha Marseli.
-Po Elena?! cfare do ti themi?!
-Elena duhet te ishte ketu. Dhe kur te vij i kam dy fjale per te thene.
Ne moment mberriti Elena.
-Cfare do me thoje?!-i tha teksa Marseli i kishte kthyer shpinen.

0 commenti:
Post a Comment