A documentation about Stories made by me [Thríller & Reαlíty] ! My mind imagine, my hands write...

Tuesday, July 23, 2013

Historia: Letra e Fundit- Part 82.


Mamaja e tij u largua dhe ai mbeti vetem fllikat ne dhome! Ndjehej me mire por e trembte diçka tjeter! I kishte larguar te gjithe nga vetja, Elenen qe e donte me gjithe zemer, dhe qe po e kepuste malli dita- dites, shoqerine e tij qe e dinte shume mire se si ishte gjendja por qe nuk kishte mundur t’u thonte me asgje tjeter! 
Po i merrej fryma nga ajo dhome aty, kishte qendruar per muaj te tere mbyllur ne ate biruce te mobiluar bukur te mbushur me libra, revista dhe nje play station qe ndizej çdo darke dhe sillte verdalle mendjen e djalit! 
Kishte dyshime se ndoshta po vepronte gabim! U shtri ne krevat dhe filloi te mendonte se si ishte ne vere, sa i gjalle, sa ne forme, sa ne mundesi per te ecur kudo me kembet e tij, ndersa tani, i duhej ndihme te shkonte deri tek dera e dhomes! Ndoshta e kishte marr shume keq gjithe kete prove, ndoshta ishte treguar nje egoist i diferencuar nga te gjithe kundrejte çdo çmimi. U shtri duke e perfshire nje ndjesi qetesie dhe faji njekohesisht!

Elena nderkohe ishte shtrire dhe ishte zhytur thelle ne mendime te tipit! Po ato momente ku ishte? Si ishte dhe çfare po bente? A ishte mire? Po per ate po mendonte?! Do jepte gjithçka t’i degjonte zerin, ndoshta dhe per pak, por si t’ia bente kur nuk kishte asnje kontakt!
“Sa do doja te kisha nje numer telefoni, por ne djall krenaria, do t’i telefonaja”-mendonte ajo gjithe kohes. Asgje nuk ishte e mundur dhe nuk kishte si ta gjente se ku ndodhej i dashuri i saj.
Ate nate Diana dhe Mondi nuk ndodheshin ne shtepi dhe Elenen e kishin porositur te mbyllte mire dyert, sepse asgje nuk parashikohej ne ditet ku jetonim. Keshtu qe kjo ishte nje tjeter nate qe Elena do gjente shkas te qante gjate gjithe kohes, pa pasur friken se tek dhoma do ti shfaqeshin Diana apo Mondi dhe do shqetesoheshin per te!
U shtri dhe nuk mund te qendronte dot me pa e pare edhe nje here perpara se te shtrihej kutin e madhe te kujtimeve, dhe hapi disa foto! Ishin fotot e beharit, asaj kohe kur ajo pendohej dita- dites qe nuk e kishte shijuar ne maksimum dhe qe do jepte gjithçka qe te kthehej ne kohe! Shikonte foto dhe syte e tradhetonin, aty ishte nje pjese e shpirtit te saj! Brenda asaj kutie ishin gjithe dhuratat qe Gabrieli i kishte dhuruar gjate lidhjes se tyre, letra e pare e dashurise, shkruar si mos me keq plote gabime dhe sarkazem, apo sendet qe i kishin shperndar njeri- tjetri! E kishte marr aq shume malli per gjithçka, madje edhe per menyren se si ai ecte, edhe per menyren si leviste, edhe per hijen e tij ne diell. I mungonte si uji dhe ajeri!
E la kutin pertoke, u mbeshtet tek cepi i krevatit dhe e vetmja gje qe mund te bente ishte te lutej me gjithe zemer, me gjithe forcen e saj prej nje qenie njerezore qe ai te kthehej! Ajo kishte besim tek forca e Universit, tek forca e zemres se saj se ai do te kthehej!
Ishte gati fund janari. Koha ishte tmerresisht e eger dhe e ftohte! Po afronte sezoni i provimeve. Elena duhej te fillonte te ulej dhe te mesonte me mire, me forte! Kohet e fundit po i shteronin fuqite dhe po mendonte se:
-Nuk ia vlen me Linda!- i tha ajo motres te saj teksa Linda kishte ardhur ne fundjave ne Tirane.- Jam e lodhur, pa motiv, pa gezim, bosh!
-Moter, e prite shume!-tha Linda teksa te dyja ishin strukur ne kuzhin dhe po gatuanin dreken e duke u perpjekur ti benin nje surprize Dianes dhe Mondit.- Nje njeri qe te do dhe do te jete me ty nuk largohet kurr!
-Po une qe e ndjej qe ai me do!-tha ajo duke shfryre.-Ai do kthehet Linda. Kam nje parandjenje te mallkuar qe po me mbyt, ai do kthehet!
-Nuk po te kuptoj!-tha ajo.
-Do kthehet, por do jete vone! Shpresoj ta bej perpara se te kete dale plotesishte nga zemra ime!-tha Elena duke futur nje alamet pule ne furre, rrethuar me disa patate dhe karrota!
-Do ta pranosh_?
-Besoj se po, por nese vazhdon dhe vonohet! JO!

-Une nuk do ta kisha bere!-tha Linda e qete!-Jeta jote, rregullat e tu!
Elena dita- dites po mesohej me idene se ai po i perkiste te shkuares, madje kohet e fundit Juna dhe Marseli e kishin detyruar te dilte me ta dhe me shoqerine tyre!
Ne fillim nuk kishte pranuar por me vone, e kishte bindur veten se nuk do fitonte asgje nese qendronte per dite te tera duke qare brenda ne shtepi, ndersa Gabrieli nga ana tjeter, dita- dites nuk merrte guximin ti shkruante nje leter, pasi çdo kontakt e kishte humbur! Me miqte e tij Junen dhe Marselin ishte ftohur jashtzakonisht shume aq sa po bente muaj, pa folur dhe pa kontaktuar me ta!
Ate dite i shkrepi ne mendjen ti telefononte Marselit, nuk e duronte dot me ate gjendje, po i pelciste zemra! Keshtu qe mori telefonin dhe i telefonoi shokut te tij. Do donte shume qe ne ate leter te vjeter te gjendej dhe numri i Elenes, por ishte e pamundur!
Elena, Juna dhe Marseli ishin ulur ne nje lokal ku beheshin starbucks te shijshem dhe po pergatiteshin shpirterisht dhe moralisht per fillimin e sezonit!
-Si shkoi gatimi?-tha Juna.
-Super, me kanaqi ime moter, Dona vertet qe eshte nje femer e padurueshme por i kishte mesuar mjaft gjera te shijshme per te gatuar Lindes qe m’i mesoi dhe mua per me teper!
-Bravo Dona.-tha Marseli qe u shoqerua nga nje shikim i eger i Junes.
Te dy miqte po e vinin re mjafte mire se Elena sa po vinte dhe po ndryshonte, nuk ishte me ajo vajza e vogel, e cila qendronte pas hijes se Gabrielit, nuk ishte me e turpshme, e terhequr nga gjithçka. Sa po vinte dhe po hapte me shume kundrejte kesaj bote! Madje kishte raste kur Juna mendonte se gjithe kete rritje te besimit te saj ne vetvete kishte ndikuar dhe vet Diana. Prezenca e nje personi me te madhe ne jeten e saj qe gjitemone do t’i tregonte nje rruge te drejte dhe te sigurte, nje person qe do ti jepte motiv, force dhe besim ne vetevete! Ajo po ia dilte!

Te tre kishin lene telefonat mbi tavoline dhe po diskutonin per markat me te mira te makinave dhe ishin afruar afer tryezes se rrumbullaket per ti bere balle diskutimit te zjarrte. Derisa afer te tre fytyrave te tyre u ndriçua telefoni i Marselit. Ishte nje numer i panjohur! Elena i hodhi syte telefonit dhe iu duk numer i njohur, por nuk po kujtohej. U qetesuan qe te tre derisa Marseli e hapi telefonin dhe u pergjigj.
-Ajo! Kush je?
-Gabrieli!- u pergjigj ai direkt nga ana tjeter e telefonit, pergjigje kjo qe i veshi nje pamje frikesuese Marselit ne fytyre!
Elena ia nguli syte dhe diçka po kuptonte por priti dhe pak te kuptonte ndoshta nga reagimi i mikut te saj se diçka do zbulonte!
-Po! Cfare do?-iu pergjigj Marseli ftohte!
-Mesa duket je me njerez te tjere prandaj po me pergjigjesh keshtu!-tha ai mjaft i qete!
-Po! -perseriti Marseli.
Aq donte qe Elena te rrembente telefonin e Marselit dhe te dilte jashte, duke i zene boksin telefonit dhe duke e mbajtur larg Marselit.
-Elena, ma jep telefonin!-tha ai.
-Me thuaj, Gabrieli eshte?!-tha ajo si e terbuar.
-Jo, nuk eshte ai!
-Betohu per Junen atehere!
-Elena!- bertiti Juna qe nuk po kuptonte çfare po ndodhte!
Marseli shfryu dhe tha duke drejtuar doren per nga telefoni qe ndodhej ne doren e Elenes!
-Ai eshte!
Elena e priti me shume ftohtesi dhe mori telefonin qe qendronte akoma i hapur dhe filloi te fliste edhe pse e kishte menduar me perpara se mund miku i saj mund te kishte lidhje me Gabrin :
-Pershendetje zemer!-tha ajo me ironi.
Gabrielit i ngriu zemra teksa degjoi zerin e Elenes te plote, jo duke u dridhur ashtu si ai priste, te sigurte, te embel dhe joshes! Nuk po fliste dhe nuk po i besohej qe Elena i ishte pergjigjur ne ate menyre!
-O te lutem, Gabriel, per ate zot, fol! Nuk kafshoj permes telefonit!
Ai nuk e duronte dot me, e mbylli telefonin dhe aty kuptoi se ajo nuk ishte me ajo! Ajo ishte ndryshe!

0 commenti:

Post a Comment

Voila's Blog.. Powered by Blogger.

© Viola's Blog, AllRightsReserved.