A documentation about Stories made by me [Thríller & Reαlíty] ! My mind imagine, my hands write...

Tuesday, July 23, 2013

Historia: Letra e Fundit- Part 85


-Ka mundesi mos te na fal kurr kete!-tha ai duke lene telefonin gjithe inat mbi tavoline!
Marseli kishte te drejte te mendonte se ndoshta Elena nuk i falte kurr! Ata kishin ruajtur nje sekret qe jo vetem kishte lenduar jeten e saj por edhe e kishte bere te vuante per muaj me rradhe! Supozohej se ishin miqte e saj!
-Cfare do bejme_?
-Une them te shkojme tek shtepia e Elenes!-tha Juna duke shfryre,- nuk po me mban vendi, duhet patjeter te sqarojme çeshtjen me miken tone!
Nderkohe telefoni po binte dhe kesaj rradhe nuk ishte as Gabrieli e as Elena, por Diana!
-Marsel eshte Diana!
-E dija qe do na telefononte!
Hapi telefonin dhe u pergjigj direkt Dianes!
-Ku eshte ajo?
-Do benit mire nese do vinit ketu! Do ju ndihmoj pakesa!-tha Diana me ze te ulet!
-Per aty po beheshim gati te vinim!-iu pergjigj Marseli!
Ceshtja ishte se Diana do ti ndihmonte ndoshta te dilnin nga ajo situate aq zhgenjyese dhe e sikletshme! Ideja qendronte se nese rregulloheshin gjerat si do t'ia benin me Gabrielin?
U nisen qe te dy me vrap per tek shtepia e Dianes qe ndodhej afer qendres! Ndersa vet Elena sillej rrotull neper shtepi duke telefonuar kedo ti vinte ne mendje me kombinacionet e telefonit!
-Ah, me falni zoteri, i kam rene gabim!
Edhe nje numer tjeter gabim Diana, po vete darke dhe me duhet numri i Gabrielit patjeter!
-Zemer, ai mund edhe...
-Te me telefononte vet, e di por ja qe nuk po e ben kete gje! Me duhet ta bej une!
Elena u ul ne dysheme kesaj rradhe me telefonin ne dore dhe po shikonte si e fiksuar derisa e zgjoi zilja e deres!

Elena u ngrit dhe shkoi te hapte deren, ndersa perpara saj pa se u shfaqen te dy miqte e saj, me nje pako cokollata ne dore! Ne fillim nuk foli pastaj tha:
-Cfare beni ketu? Per ate zot, per cfare keni ardhur?
-Per ty kemi ardhur!-tha Juna duke u afruar afer deres!
Elena nuk po pergjigjej dhe nuk po thonte asgje, derisa erdhi ne moment Diana duke thene:
-Hyni brenda, dhe flasim te qete si kane ndodhur gjerat! Keni hyre ne Universitet tani dhe nuk ka kohe per lojera!
Elena po e shikonte ne cep te syrit dhe perseri qendronte e heshtur!
Marseli dhe Juna u rehatuan ne sallon dhe shihnin te habitur copat e fletave te Elenes, te flakura pertoke, vetem me numra!
-Cfare jane keto?-tha Marseli duke mos ditur si te fillonte biseden!
-Keto jane tentativa te Elenes per te gjetur numrin e Gabrielit dhe...
-Po si keshtu?-tha Juna!-Numrin e tij e kishte Marseli!
Elena ishte bere kapriocoze, e nevrikosur dhe teper indiferente ato momete, thjesht po priste sa te pelciste!
-Elena, na fal!-tha Juna papritur!
-Ju nuk keni mend ne koke! Bravo qe me bete per nje cope idiote, bravo ju falenderoj, por kam per ti rregulluar vet punet me ate tjetrin!
-Elena, ti nuk e di si kane qene gjerat!- tha Marseli!
-Bast qe u ka bere te betoheni se nuk do thoni gje!
-Po!
-Perse pranuat te mos me thonte asgje atehere?!
Elena uleriste dhe vetem qante, ishte krijuar nje situate, aspak e lezetshme derisa u desh te nderhynte Diana!
-Nuk e kuptoj se si ziheni ne kete menyre me njer-tjetrin kur ne te vertet duhet te merakoseshit per mikun tuaj! Gabrieli eshte keq, ka pesuar aksidente...
-Dhe ka mbetur invalid!-tha Juna!
Elena shtangu dhe po shikonte derisa i rrodhi nje pike e madhe loti! Aty filloi te qante gjithe ngasherim duke thene vetem!: Me thoni qe nuk eshte e vertet, qe vetem ka thyer kemben!

Juna nuke dinte se Elena kishte marr vesh vetem siperfaqen e ceshtjes! Kryqezoi shikimet me Dianen e cila perplasi buzet dhe u afrua tek Elena!
-Te lutem, na fal! Mendonim se e dije!
Elena u shkeput me vrull duke vazhduar duke qare, derisa u palos ne krahet e Dianes! Ishte nje nga situatat me te sikletshme qe kishte kaluar si Juna ashtu dhe Marseli! Te dy mendonin se Elena e dinte se Gabrieli kishte mbetur invalid, por ne te vertet nuk ishte ashtu! Ajo u shkeput nga Diana dhe filloi te thonte!
-Prandaj nuk me telefonoi kurr, prandaj ju tha dhe juve ta mbyllnit gojen?! Tani gjithcka ka nje shpjegim!
-Zemer, ai do behet mire, keshtu qe mjafte u trishtove!
-Eshte ne terapi Elena!-tha Marseli, - me duket se po behet mire!
Elena aty kuptoi gjithcka, ja perse Gabrieli ishte larguar dhe nuk e kishte lajmeruar, ja perse kurr nuk ishte kujtuar kurr per te. I dukej vetja i pavlere sa te lidhte nje person tjeter pas vetes se tij!
-Ai nuk donte te me lidhte pas vetes!-tha Elena duke shtrenguar grushtet dhe duke fshire syte!- Ja perse e ka bere gjithe kete!
-Zemer, po behet mire!- tha Diana,- apo jo Juna, Marsel?!
-Po ashtu eshte!-tha Juna, tani e ka marr ca veten!
-Ne momentet kur kishte me shume se kurr nevoje per mua, ju mbyllet gojen!
-E dime qe kemi bere nje gabim, mjafte te madh Elena, por Gabrieli...
-Mjafte, nuk dua t’ju degjoj, ju lutem! Me lini te mendoj, lermeni te marr veten!
I duheshin ca minuta merrte veten nga ai lajm! Ishte si bombe!
-Gabrieli nuk eshte aq krenar sa te heq dore nga une ne ate menyre! Une e njoh!
-E beri te gjithen per ty, Elen!-tha Marseli! – Por nuk mendoi se te dy do perfundonit duke u lenduar!
Vendimi i Gabrit dhe shtysa e mamase se tij kishin bere qe gjerat te rridhnin ne ate menyre, por jo vetem keto!
-Po te isha ne spital, ate dite , ndoshta nuk kisha arritur deri ketu, ai nuk do ta kishte kaluar kete vetem!
Diana shkoi ne kuzhin, mori nje kup te madhe me embelsira dhe erdhi aty! Ua shperndau te treve ne menyre te barabarte, i fshiu lotet nga fytyra e Elenes qe shkelqente, dhe u ul perballe te treve!
-Ju keni nje shoqeri super, vite me vone do jeni krenar, dhe ndoshta do qeshni me keto qe po kaloni, por Gabrieli ka vertet nevoje per ndihmen tuaj, ju jeni miqte e tij te vetem! Kushe di se cfare ka kaluar djali i gjore!
-Vet e ka fajin!-tha Elena!
-Faji gjithemone eshte jetim!-vazhdoi te thonte Diana.-Jeni ende ne kohe, perpara se te erresohet dhe te prisni diten e neserme! Keshtu qe une po bej nje plan qe mendoj se do jete i duhuri! Por me perpara dua te di diçka te sinqerte nga ju,-tha ajo duke iu drejtuar Marselit dhe Junes.
-Po,-u pergjigj Marseli!
-Ju e dini ku banon aktualisht Gabrieli?!
-Jo,-tha Juna! – Dime qe jeton ne Tirane por se ku, se dime!
-Pse genjeni xhanem?!-tha Elena.
-Te betohem, nuk e dime ku jeton!- tha Marseli!
-Ne rregull, atehere ka nje menyre per ta zbuluar dhe ju do shkoni atje qe te tre!

-Cfare?-u degjua njezeri nga te tre!
-Diana, do shkoj vetem une!-tha Elena.
-Jo, do shkoni te tre, ju jeni miqte e tij, mos e braktisni tani!
-Por ai na braktisi ne!-tha Juna!
-Jo, po gaboni, madje keto gjera ti kishit diskutuar qe ne fillim, nxitojme se jemi vone!- vazhdoi te thonte Diana!- Me jep numrin e Gabrielit!
Diana i ra numrit dhe Gabrieli nuk pergjigjej, i ra perseri derisa u hap, nga ana tjeter e telefonit u degjua nje ze qe dukej sikur ishte mijera kilometra larg!
-Pershendetje!-tha Diana gjithe delikatese!-Po ju kontaktoj per te regjistruar numrin tuaj, keshtu qe maksimumi i te dhenave me duhet nje adrese e juaja aktualisht dhe nje email, t’ju njoftoj!
Gabriel i tregoi vendbanimin me te vetmen arsye se mendonte se numri i vjeter kishte nevoje per regjistrim pasi kishte qendruar per ca kohe i mbyllur! Nuk beri fjale dhe i dha te gjitha te dhenat e mjaftueshme Dianes, aq sa per te gjetur adresen!
-Nuk me besohet qe gjete adresen! –tha Elena duke e pare si e habitur!
-Tani behuni gati se do t’u çoje une te treve, perpara se te vij Mondi!
Te tre u nisen per tek Gabrieli, te tre me zemer te ngrire dhe me nje frike te madhe kundrejt asaj perballjeje.
-Nuk me besohet se po shkojme tek ai!-tha Elena duke mbuluar fytyren me te dyja duart!
-Shpresojme shume te jete me mire kesaj rradhe!
-As ju nuk e keni pare fare?-tha Elena dy miqeve te saj, qe me sa dukej nuk po u mbante shume inat!
-Jo, fare!-tha Juna!
-Po me rreh zemra shume forte!
Po afroheshin afer shtepise se tij, stresi ishte shtuar, bashke me nje dashuri aq te madhe qe dukej sikur ishte rringjallur nga hiçi!


0 commenti:

Post a Comment

Voila's Blog.. Powered by Blogger.

© Viola's Blog, AllRightsReserved.