A documentation about Stories made by me [Thríller & Reαlíty] ! My mind imagine, my hands write...

Tuesday, July 23, 2013

Historia: Letra e Fundit- Part 86



Diana doli nga makina duke fiksuar syte perpara shtepise dykateshe te Gabrielit
-Kjo eshte adresa, sipas asaj qe me tha Gabrieli, keshtu qe hyjme!
-Prit!-tha Elena.
Aty ishte nje ambjente shume I qete, shtepia ishte e rrethuar nga drita ndricuese. Lart shtepise Elena vuri tre dhoma me drita te ndezura dhe po mendonte se ne njeren prej tyre do ishte pikerisht Gabrieli!
Ecen qe te tre drejte rruges se shtepise dhe ecnin duke u shtangur!
-Kam frike!-tha perseri Elena!
-Eja zemer, duhet te perballesh!-tha Diana gjithe miresi.
-Nuk e di se sa ne gjendje jam te perballoj gjithe kete! Ate!
-Do t’ia dalesh zemer!
Elena ndihej keq! Marseli u afrua drejte saj dhe po e shikonte ne sy!
-Gabrielit do ti behet qejfi nese…
-Mjafte, te lutem!-tha ajo duke prire e para rrugen drejte shtepise.
U afruan te gjithe aty afer dhe vetem Diana u largua per me tutje portes.
-Po ti?-tha Juna me habi.
-Jeni ju shoket e tij, jo une! Merrni dhe kete,-tha ajo duke drejtuar nje pako cokollatash- Atij do ti behet qejfi!
Elena u zgjat te merrte pakon e cokollatave dhe nuk foli! Ishin momente te pakrahasueshme, te magjishme per te por edhe shume emocionuese. Sa nuk po I dilte zemra vendit!
I rane ziles dhe po prisnin, ora po vente tek pese e mbasdites dhe ishte erresuar!
Dera u hap ne moment dhe perpara saj u shfaq fytyra e mamase se Gabrielit e cila shtangu ne vend!
-Cfare beni ju ketu?-tha ajo e habitur!
-Kemi ardhur te takojme Gabrielin.-tha Marseli!-apo eshte e ndaluar ta takojme!
-Faleminderit qe erdhet,-tha ajo,- jo nuk eshte e ndaluar! Hyni!
Elena vuri re se ajo e shikonte me bishte te syrit gjithcka qe vajza kishte veshur! Ishte dimer dhe rrobat e ngjeshura te Elenes e tregonin ate pakesa te shendetshme edhe perse nuk ishte aspak! Ndihej sikur po perqafohej nga nje katus, me flutura ne stomak qe dukeshin sikur po I shkulnin nje cope te trupit!

Ejani-tha ajo!-Uluni!
-Do donim te takonim Gabrielin!-tha Marseli.
-Me vjen keq, por nuk eshte ketu!- tha mamaja e tij!
Elena nuk e besoi, e ndjente qe ai ishte aty, ajri ia thonte, lekura e saj, trupi, zemra gjithcka, I thonte se ai ishte aty dhe ajo nuk donte t’ia tregonte!
~Po pse?- mendonte!
-Me vjen keq, por eshte nisur ne nje udhetim dhe…
Elena nuk duroi dhe ia plasi:
-Si mund te thoni keshtu? Gabrieli pesoi aksident dhe ve bast se eshte ketu ne shtepi, ndersa ju thoni, eshte nne udhetim!
Ajo nuk foli!

Teksa miqte e tij qendronin poshte shtepise, Gabrieli priste nje telefonate, priste qe dikush te kujtohej per te! Merrte dhe jepte te telefononte ndoshta nje Elen apo nje Marsel, por stepej. Telefonata e Marselit e kishte merzitur per vdekje!
U perpoq te ngrihej pakesa vet nga krevati por ishte e pamundur. Beri tentative perseri por pa se nuk po ia dilte. E provoi perseri per here te trete derisa filloi te ngrihej deri ne gjysem trupi ne krevat dhe te ndiente dhimbje!
Kjo ishte shenje e mire, fakti qe ai po ndiente do te thonte shume! Filloi ti fliste mamase se tij, ti bertiste sepse ishte e pamundur te degjonte ne kat te pare! Zeri oshtinte ne te gjithe shtepine derisa te tre, Marseli, Juna dhe Elena degjuan zerin e Gabrielit qe buxhiste neper shtepi!
-Gabrieli ishte ne udhetim apo jo?-tha Elena me nje fytyre te vrenjtur dhe tejet te merzitur!
Ajo u ngrit ne kembe dhe nuk foli!
Ndersa Gabrieli po jepte dhe po merrte me kembet e tij! Donte te cet perseri! U ngrit shume ngadal meqenese askush nuk po vinte dhe u peshua ne krevat duke vendosur kembet ne shesh!
-Ia dola mendonte, po ia dal dhe pak!-mendonte ai.

Djaloshi po mundohej rendshem te leviste prej kendit te cepit te krevatit, por ishte e pamundur! Nuk kishte ndjekur asnje udhezim te doktoreve dhe kishte levizur! Ishte thjeshte çeshtje kohe qe Elena te ngrihej prej sallonit dhe te leviste ne drejtim te zerit te Gabrielit!
-Si mund te na genjeni keshtu? –tha ajo duke iu drejtuar mamase se tij e cila e kuptoi se kishte gabuar.
-U perpoqa te mbaja djalin tim larg teje! Eshte vertet sepse duhet ta pranosh vajze se …
-Po une jam fajtorja e pranoj, madje dhe per faktin se nuk isha prane tij kur ai kishte nevoj per mua! E di!-tha Elena duke mbushur faqet e saj me lote!
Ishte e tepera t ajo situate, kishin kaluar kaq shume kohe qe kur nuk e kishte pare te dashurin e saj, e kishte marr malli, per me teper, ato momente mezi po qendronte aty duke dhene shpjegime te pavlefshme! Kishte nje nevoje vrasese per ta pare dhe per ta perqafuar!
-Une u perpoqa te kontaktoja me te, por mesa duket paskamp asur nje mur te madh qe qendronte perpara meje!
-Duhet ta beja!-tha ajo.
Nderkohe Gabrieli therriste!
-Ju e dinit shume mire sa e doja!-vazhdonte dhe uleriste Elena, duke mos pyetur kush ishte ne shtepi!
-Madje pervec kesaj ju e ndate nga e gjithe shoqeria e tij, dhe besomeni zonje kjo nuk ishte aspak ne favour te djalit tuaj!-tha Juna gjithe medyshje!
-Gabrieli u prek kur ti as u shfaqe aty kur ai te therriste vajze!-tha ajo me indiferentizem!-Cfare prisje pas kesaj, te te priste me nje tuf lulesh?!
-Jo, prisja vetem nje telefonate dhe nuk prisja nje nene qe te me mbyllte cdo telefonate qe beja!
U duk sikur Elena I dha shah mat lojes se fjaleve qe kishte pelcitur ne sallon! Marseli shikonte I habitur dhe nuk I vinte te nxirrte nje fjale ne ate bisede aq te nxehte mes  femrash!
-E di qe ndoshta nuk duhej te kisha ndikuar tek im bir aq shume por dihet qe veprova per te miren e tij! Nuk doja qe askush te qendronte me te per meshire, te pakten derisa ai te behej mire!-tha ajo e merzitur duke u leshuar ne poltronen e shndritshme te sallonit!
Elena e kuptoi, nga nje ane kishte mjafte te drejte! Keshtu do vepronte dhe ajo po te ishte ne vend te saj! Ishte nje nga zgjidhjet me te keqija te mundshme!
-A mund te shkojme tek ai tani?!-tha Elena me ankthin e qendrimit as nje minute me shume aty!
-Po, por nuk dua qe ai…
-Ai do te gezohet!-tha Elena.
Ne fakt as ajo nuke dinte si do ishte ajo perballje, a do te ishte ne gjendje ta perballonte? Po Gabrieli si do te reagonte?!
U ngjiten lart qe te katert, Elena dridhej, Marseli mermeriste bashke me Junen! Sa me shume afroheshin dhomes se Gabrielit aq me shume I shtohej tensioni, te treve, por me shume Elenes, e cila kishte fshehur nen rroba pakon e cokollatave. Gjithsesi filloi te mblidhte forcat, te tregohej e ftohte si akulli por nuk e dinte a do mundej. Gabrieli e njihte shume mire!
Mamaja e tij trokiti lehte ne dere dhe hapi direkt! Po cfare te shihte, Gabrieli qe qendronte ne kembe ne cep te krevatit!
-Gabriel, je cmendur, cfare ke bere?!
-Nuk kam ndermend te qendroj gjithe jeten ne krevat!
Elena doli nga ishte fshehur dhe po shikonte Gabrielin qe qendronte mbeshtetur afer krevatit. E drodhi zeri I tij deri sa hyri ne dhome. 

Ai qendronte me kurriz dhe nuk shihte akoma asgje, ndersa mamaja e tij mbante lotet duke pare djalin e saj ne kembe!
-Ky parfum!- u degjua zeri I tij qe theu heshtjen e asaj dhome!- Parfumi I Elenes.
Ajo u afrua ngadale dhe e perqafoi me kurriz ashtu si ai po qenronte! Ishte moment fenomenal, me nje mal emocionesh dhe me dy zemra qe rrihnin forte ne dy trupa te ndryshem!
-Ti, cfare je duke bere ketu? Elena! Je ti?-po thonte ai.- Me thuaj qe je ti!
Elena u kthye nga ai dhe e perqafoi fort! Nuk tha asnje fjale sepse fjalet normalisht ishin pa vend aty! Donte vetem ta perqafonte dhe kaq!
Po e shikonte dhe nuk u besohej syve se si ishte kantandisur njeriu qe ajo kishte kaq shume kohe qe e priste !
-Cfare ndodhi?-tha ai!-Po ti?
-Nuk me besohet!-tha ajo si e hutuar! -Ke ndryshuar shume, pastaj kemba, o zot!
-A mundem te te perqafoj dhe njehere?- tha ai duke u afruar me mundim!
-Patjeter qe po!-tha ai!
Mamaja e tij shikonte gjithe merzitje duke mos thene asnje fjale! Elenes po i dilte zemra prej vendit! Nuk i besohej qe e kishte pare, e kishte takuar, i dukej si enderr takimi i tij perpara disa kohesh, ndersa tani. Tani e kishte aty!
-Zemer, ulu!-tha mamaja e tij duke u afruar per ta ulur ne krevat!
-E ndihmoj une!-tha Elena gjithe krenari!
-Marseli dhe Juna po qendronin jashte deres derisa u shfaqen!
-Po ne na ke harruar apo jo?
Gabrielit i ndryshoi fytyra, u rikthye ne jeten e tij te mepershme!
-Jo nuk ju kam harruar perkundrazi!
-Me duket se e ke bere!-tha Juna me nje fytyre te merzitur!

Elena e shtrengoi per krahu dhe u ulen tek krevati i tij, ndersa Marseli dhe Juna u futen brenda ne dhome! Mamaja e tij e kuptoi se ishte e tepert ne ate ambjent shoqeror dhe u largua duke mbyllur deren!
-Si na i bere gjithe kete?- vazhdoi te thonte Juna!
Marseli u afrua afer tij dhe tha:
-Perpara se Gabrieli te na jap nje shpjegim te mire, po shume te mire, ne fillim dua ti jap nje perqafim dhe fal zotit qe po i ndjen kembet! Kjo eshte fitore!
Elena u zmbraps duke ia lene vendin Marseli i cili u afrua dhe u duk sikur perqafoi nje vazo qelqi! Me aq kujdes!
-E para e rendesishme, ti je mire, e dyta une personalisht nuk ta fal faktin qe ti nuk pate besim tek ne!
-E treta, prit sa te behesh mire, pastaj kemi pune me ty, e ke hak nje te rrahur!-shtoi Juna!
-E katerta, fale zotit je mire!-tha Elena.
-E pesta, me kishte marr shume malli per ju!-tha ai duke u prekur dhe duke ulur koken!
Mund te dukej e habitshme por ai u prek!
-Nuk e keni idene se cfare kam kaluar!-vazhdoi te thonte ai!
Edhe pse Gabrieli kishte vepruar si nje femije, cdokush do vepronte pak a shume si ai, cdokush thelle thelle do te ndihej i nenvleresuar apo ne nje menyre tjeter aspak te mire!
-Une nuk di ti jap nje shpjegim gjithe kesaj!-tha Elena kesaj rradhe duke levizur neper dhome!
-Nuk ka shpjegim, jam koshient!-tha Gabrieli!
-Por si munde, si durove kaq gjate!
Gabrieli ishte zbardhur aq shume ne fytyre sa dukej sikur kishte vite pa dale ne diell, dhe ne te vertet ashtu ishte, kishte nje kohe te gjate pa dale nga dhoma! Kishte ndryshuar aq shume sa tani dukej si nje djalosh!
-Dukesh ndryshe- tha Elena teksa u afrua shume e qete!
-Edhe ti!-tha ai i merzitur!

0 commenti:

Post a Comment

Voila's Blog.. Powered by Blogger.

© Viola's Blog, AllRightsReserved.