A documentation about Stories made by me [Thríller & Reαlíty] ! My mind imagine, my hands write...

Monday, October 1, 2012

Historia: Letra e Fundit- Part 29


-Elena, askush nuk e di si do jete e nesermja. Ndoshta nuk do jemi duke marr me fryme. -po thoshte ai duke perqafuar Elenen forte e me forte.- Ajo qe duhet te bejme me mire eshte te falenderojme zotin per gjithçka qe na ka dhurar zemer, po jetojme, po shijojme diellin ketu.
-Asgje nuk e justifikon kete friken time! Me duket sikur nuk do te kem me Gabri, ke qene moter, vella, mama per mua. Nuk mbaj mend nje moment te jesh acaruar me mua apo...
-Jam tip i arsyetueshem une, te lutem.-tha ai gjithe modesti.
-Mjafte Gabriel, e kam seriozisht. Me duket sikur kam nje perde perpara syve qe po me merr frymen. E di qe do ndodh diçka zemer. Ma thote ambjenti, syte e tu. Asgje nuk mban aromen e meparshme!
Elena gjithe ate mbasdite e kaloi e frikesuar. Ajo ishte nje nga ato vajzat tipike qe po humben te dashurin e pare demoralizohen komplet dhe nuk ka me shprese pastaj. Ajo ishte shume e lidhur pas tij, nje gabim ky qe ajo nuk kishte si ta kuptonte sepse rrethanat e kishin lejuar te bente nje jete te tille, te varur tek dikush qe ajo e donte shume. Madje kishte raste kur i thoshin: "Po sikur te ndahesh nga Gabrielin, po sikur ai te te le?" Dhe çfare bente Elena, dridhej e tera dhe kalonte nete te tera duke qare. Dobesia e karakterit te saj e kishte perulur shume ne nje tip aspak perfitues apo mashtrues te Gabrielit, por jetes asnjehere nuk i dihet dhe asgje nuk zgjat pergjithemone. 
Elana filloi perseri me parandjenjat e saj, po qendronte ne shtepi gjithe mbasditen e vetme, as Dona as Linda nuk ishin aty. Shikonte dhomen e gjyshit te saj dhe mendonte se sa i rendesishem ishte ai per to. Se sa shume peshe kishte ai ne zemren e saj, ajo po e vinte re pikerisht ato dite kur ndodhej vetem e mberthyer ne gracke mes gjithe atyre ndjenjave. Ne moment mendimet u shkeputen nga trokitjet e deres, ishte Dona qe po hynte brenda perseri duke qare si nje e çmendur! U tremb!Kishte ndermend ti perplaste ne fytyre gjithe te vertetat por nuk mund ta bente dot ne ate gjendje! Po e veshtronte vetem nga cepi i deres se jashtme dhe nuk po fliste fare! Nuk i takonte te fliste!

3 commenti:

  1. Nuk po e kuptoj kete pjesen:Dobesia e karakterit te saj e kishte perulur shume ne nje tip aspak perfitues apo mashtrues te Gabrieli. A mund te ma sqarosh pak.Per me teper historia eshte e mrrekullueshme nuk kame fjale.te lumte viola.

    ReplyDelete
  2. me pak fjale ...elena eshte aq e pafuqishme qe nje dite tia dale pa gabrielin, nese ndodh dicka...pra ka lene nje pjese te vetes se saj ne duart e tij. Eshte e dobet!

    ReplyDelete
  3. Sa me acaroi Elena te kjo pjese. -.-
    Tu qen robi per qejf tee vet shkon edhe bie ne depresion.
    Palidhje.

    ReplyDelete

Voila's Blog.. Powered by Blogger.

© Viola's Blog, AllRightsReserved.