Dona u fut brenda, hapi deren e dhomes se saj me nje force te pakontrrolluar dhe nga jashte shtepise mund te degjoje te qara me ze te larte! Elena u be gati dy here te shkonte tek ajo, por u step, po sikur ti nxirrte nervat, ta qellonte apo diçka tjeter?!! Preferoi te priste Linden e cila per rastesi sapo hyri nga porta!
-Po me pret?!- tha ajo e habitur.-Mua?!
-Jo, sigurisht qe jo.-tha Elena me syte e drejtuar per nga dritarja e dhomes se saj.
-Perseri po qan ajo?!
-Po!
-Kushedi çfare ka!
-Mendon se nuk duhet te shkojme ta pyesim çfare ka?! Ose me sakte une e di se çfare ka, por dua te ma thote ajo! Ta degjoj nga goja e saj!
-Dhe çfare ka, zonjusha fallxhore?-tha Linda gjithe mosbesim duke u futur brenda dhomes.
-Luka, per ate po qan!-tha Elena e fiksuar pas xhamit te dritares ku reflektohej drita dhe Dona duke u endur neper dhome.
-Mos perseri me ate histori dhe ti! Kush te degjon Elena!
-Ti nuk je ne terezi, Linda, je nje kalamake! E vertetova sot qe Dona ka nje djale dhe ai quhet Luka!
-Ka shtateqind Luka ne Vlore, madje une kam nje ne klase!-tha ajo duke shfryre.
-Linda zgjohu, e mora ne telefon po te them!
-Dhe...?
-Dhe me konfirmoi qe ishte djali i Dones, nuk kupton shqip.
Linda shqeu syte, po shikonte gjithe qetesi rreth e rrotull. Nuk i besohej, njerka e saj kishte nje femije dhe babai i tyre as qe ua kishte permendur.
-Ajo ka nje femije dhe ne nuk dime asgje? Po babi perse nuk na ka thene asgje?!
-Mos ndoshta sepse nuk di asgje?! Mos ndoshta sepse ajo e ka genjeyer?! -the Elena.
-Lerrme te beje nje llogaritje te vogel, babi na tha qe e njihte me perpara Donen, para se te martohej me mamin, dhe ky Luka ehste i madh apo jo? Oh, jo!
-E shikon qe gjithçka perkon?! E shikon qe Dones diçka i ka ndodhur qe na shfryne neve nervat dhe na urren?!
Linda po shikonte kesaj rradhe sheshin me inat dhe tha:
-Cfaredo qe te kete ndodhur, nje nene e vertet kurr nuk sillet ashtu! Nje nene ka ndjenja kundrejte çdo femije te kesaj bote.
pjesennnn tjeter plzzz
ReplyDelete