Ate dite, asnjera prej vajzave nuk mori guximin ti thoshte nje gjysem fjale njerkes se tyre. Madje as Elena qe ishte bere gati kushedi sa here qe do t'ia pelciste ne fytyre qe perse i kishte genjyer dhe nuk u kishte thene asgje.
Ditet e nxehta po arrinin kulmin e tyre. Gjendja e Dones vazhdonte akoma, çdo dite e me shume, madje kishte raste kur Linda thoshte se gjithe kete po e paguante si kunderpergjigje per gjithe vuajtjeve te tyre.
Pushuesit sa po vinte dhe po zaptonin qytetin bregdetar, tashme ishte bere e pamundur te ecje ne trotuareve qe dikur gelonin nga femijet e vegjel qe luanin duke kapur njeri -tjetrin. Ishte me mire te shetisje pak sa nuk erresohej se pastaj nuk dilje gjalle nga turmat e njerezve qe here here te qellonin me dore, here te shkelnin kembet.
Ishte dite e enjte dhe ishte dita kur çdo maturante plotesonte formularet! Shume prej tyre ishin te gezuar sepse do largoheshin nga qyteti me tradita dhe i heshtur qe flinte shpejte dimrit dhe gelonte vetem tre muaj behar. Do largoheshin dhe entuziasmin e shikonin qarte edhe shoket e klases se Gabrielit dhe Elenes, te cilet ishin i vetmi çift ne klase qe do hidhnin dege te njejta dhe do vazhdonin dhe jeten bashke larg Vlores, qe ishte perfekte vetem per tre muaj vere.
-Atehere ke do vendosim lende te pare?!-tha Elena teksa Gabrieli ishte ulur ne banke dhe po kqyrte listen e gjithe degeve!
Ne moment hyri Megi e cila kohet e fundit kishte filluar te binde ne sy rende!
-Normale qe ate qe do thuash ti do hedh te paren!-tha ajo duke u ulur nje banke me tutje.- Apo jo Gabriel?
Elena nuk foli, gjithemone linte Gabrielin te pergjigjej ne te tilla raste. Dukej qarte qe i mungonte guximi!
-Jo, une do hedh ate dege qe te me thuash ti, pa diskutim!-tha ai gjithe ironi.- ate qe do hedhesh ti te paren do e hedh une te fundit, ta premtoj!
Marseli pak me tutje ia plasi gazit bashke me Junen, ndersa Elena vetem sa ndrydhi buzet. Megi e pa gjithe inat dhe beri nje fytyre te vrenjtur.
-Ti gjithemone di te godasesh me pambuk!-tha Marseli duke u afruar aty.
-Gjithemone di te bej ironikun, vdes per ate rol.-tha Elena.
-Po tani pse thua keshtu?!-tha Gabrieli duke qeshur nen buze.
-Ah sa duheni ju te dy!-tha Juna qe ecte me fleten ne dore! -Mezi po pres te dalim njeçik ne Tirane te kater, po friken se do na Uleras Dona, pa friken se do bertase mami im!
-Pa friken se mos i bertet motra Gabrielit!-tha Elena duke qeshur dhe duke u ndeshur me nje shikim prej nje qyqari te Gabrielit qe ishte krusur duke pare per qejf te vet fleten e preferencave!
0 commenti:
Post a Comment