A documentation about Stories made by me [Thríller & Reαlíty] ! My mind imagine, my hands write...

Wednesday, October 3, 2012

Historia: Letra e Fundit- Part 33


Vetem maturantet e ndjenin vertet atmosferen e vertet te perfundimit te nje etape te çmendur te jetes se tyre. Gjithe fundin e muajti korrik çmendurite neper qytet nuk kishin te sosur, qe nga shetitjet grumbull anes detit e deri tek lojerat grumbull tek parku i madh i lojrave. Veshur me bluza me shkrime dhe urime benin foto ne çdo cep te qytetit qe mbanin me vete kujtime te kaluara. Dikush do largohej me shkolle, dikush tjeter do te vazhdonte  aty ku ishte, te tjere do te largoheshin fare nga Shqiperia.
-Edhe ti Gabriel do te largoheshe jashte vendit apo jo?- tha Juna me kunje teksa po qendronin me bluza te bardha afer detit, nje dite perpara mbremjes.-Po mos te kishe nje arsye te forte per te ndjenjur apo jo?
-Normalisht qe po! Eshte dikush qe me ha koken dhe me mban lidhur ketu! Dikush qe e adhuroj dhe e dua pafundesishte!-tha ai duke e perqafuar fort. -Dikush qe me mbush ditet.
-Une apo ...?-tha Elena duke u tallur.
-Jo moj ç'ne ti? Kush je ti?-tha Gabrieli duke shkruar ca budalleqe tek bluza e saj.
Me sakte po zhgaraviste nje karikature qe i perngjante pakesa!
-Neser mbremja!-tha Marseli.-Seç kam nje lemsh ketu ne stomak, sikur do perfundojne...
-Edhe ti me ato ndjesite e kota? U bere me keq se Elena! Po une perse nuk ndjej asgje! -tha ai i qete.-Madje mezi po pres qe koha te kaloj shpejte qe te jem me ne Tirane!
Kur do qe koha te eci ajo ndalon gjithemone dhe kete gje Gabrieli e urrente, donte te largohej sa me shpejte, te njihte nje qytet tjeter dhe ta zbulonte bashke me Elenen.
-Kur te shkojme ne disko naten.-thoshte Marseli gjithe entuziazem.-I kam fiksim diskot e Tiranes.
-Jane shume te populluara! Shume rremuje!
Nderkohe qe Elena ishte me Gabrielin, Linda po shikonte nje film horror, per me teper, shtrire ne krevatin e saj per qejf. Dona kishte dite qe nuk i shqetesonte me! Qante per hesap te saj dhe mbyllej ne dhome! Derisa dera e madhe po lekundej nga te trokitura te forta. 
"Po tani kush eshte?" -mendoi Linda e cila u ngrit me pertese nga krevati.
Sapo doli pa koken e nje djali qe qendronte tek dera. Po kush dreqin ishte? 

1 commenti:

Voila's Blog.. Powered by Blogger.

© Viola's Blog, AllRightsReserved.