Elena doli jashte nga dhoma, nuk durohej me te qendronte brenda, nuk e shikonte dot Gabrielin ne ate gjendje! Gjithsesi ndihej edhe ne siklet per peshen e fajit qe ndjente mbi supe. Mblodhi veten nga gjithçka qe kishte ndodhur dhe mendoi se do ishte ide e mire te shkonte ne shtepi, te lajmeronte dhe Donen dhe te kthehej perseri! Priti dhe nje ore derisa u gdhi mire, dhe u be gati per te ikur, kur perpara se te dilte i doli Megi perpara!
-Ah paske ardhur dhe ti?!
-Normalisht qe po, çfare prisje?1
-Nuk prisja qe Gabrieli te merzitej aq shume nga nje totollake si ty!-tha ajo duke u larguar gjithe indiferentizem nga Elena.
Megi u drejtua drejte dhomes se Gabrit, aty brenda ishte mamaja e tij, nuk mund te bente asnje skene xhelozie perpara saj!
-Juna, te lutem me prit sa te vij une! Nuk do vonohem, nuk dua qe Gabrieli te qendroj vetem!
-E kuptoj se perse e thua, ne qofte se hap goje ajo shushka, ia permbledh une ca llafe!
Elena i buzeqeshi shoqes se saj dhe u largua me vellain e saj, Luka.
-Shkojme ne shtepi, qetesohu pak, vishu dhe eja perseri ne rregull?! Une do te percjelle deri tek dera, nuk dua te hyj brenda!-qartesoi ai.
-Ne rregull, dhe do doja qe gjithçka te kishte shkruar ndryshe sot, te kalonim bukur, por nuk ishte e thene!
-Asnjehere nuk dihet se ç'na pret, dime vetem çfaare kemi kaluar!-tha Luka duke u afruar afer shtepise se mamase se tij!
-Nuk do te vish brenda domethene?!
-Jo, me mire here tjeter, pak me vone do vij ne spital!
I dha nje perqafim Elenes dhe iku. Kjo e fundit u fut brenda dhe me ndjenjen e fajit persiper eci si pupel drejte dhomes se gjyshit! Ishte ora gati tete e mengjezit. Kishte ardhur shume vone, krahasuar me orarin qe i kishte thene Dona!

sh pjese e bkr :))
ReplyDeleteviola kur do vazhdosh me pjeset e tjera ???
ReplyDeleteNe kete blog do te gjeni nje histori shume te bukur dhe jo vetem. Shikojeni se do te kenaqeni shume.
ReplyDeletehttp://xhoilo.blogspot.com/