Dona e ndjeu qe Elena po futej ngadale dhe ajo deshira per t'u zene me te qe ne mengjes e beri te ngrihej nga krevati! Urrejtja qe po ndjente aktualisht per vajzat kishte arritur kulmin, mendonte se do ishte shume here me e lumtur me babain e tyre dhe me djalin e saj. Shkurt ato ishin disa barera te keqinj qe vetem po i zinin rrugen! Elena hyri tek dhoma e preferuar e saj, ajo e gjyshit dhe gjeti Linden gati ne gjume qe po perpelitej sapo Elena hapi grilat. Sapo e ndjeu u ngrit ne moment!
-Tani po vjen o idiote?! -i bertiti ajo.
-Ta shpjegova qe me duhej te vonohesha. Gabrieli eshte rende ne spital dhe me duhet te iki perseri!-tha Elena me nxitim.
-Oh, jo po tallesh! Po Dones cfare do ti them?! Elena, nuk mendon se po me le ca si teper pergjegjesi mua keshtu?!
-Linda nuk kam kohe per pergjigje tani! E di cfare?! Kam gjera shume here me te rendesishme te mendoj se sa te shkaterroj nervat me Donen! Nuk ka vrare veten Dona?!
Per dreq ate moment Dona kishte mberritur dhe kishte degjuar gjithcka, ishte e kot ti mohoje ndonje gje nga gjithe ato qe ishin thene!
-Do deshiroja ti perserisje dhe njehere ato qe the!!-tha ajo gjith indiferentizem, ndersa Elenes i kaloi zemra nga ana tjeter!
Askush nuk po fliste, tashme Lindes i doli gjumi, ne dhome Dona kishte hyre, ndersa Elena po nderrohej me te shpejte!
-Perseriti dhe njehere!!!- uleriti ajo.-Dhe te betohem qe pas gjithe atyre llafeve ti nuk ke per te vajtur as ne Tirane dhe asgjekundi tjeter!
Elenes nje fytyre i ikte nje i vinte, pak shqetesim kishte nga Gabrieli, iu shtua dhe Dona, qe per te acaruar ishte gjithemone e gatshme!
-Me fal,-u degjua nje ze i mekur i Elenes.

0 commenti:
Post a Comment