Elena po shikonte me habi rreth e rrotull hyrjes.
-Cfare po beni ketu?! Perse nuk jeni brenda?! Si u be Gabrieli?!
-Pse u vonove dhe perse nuk ishe ne momentet kur te donte Gabrieli?!-tha Marseli qe dukej qartazi qe ishte me nerva.
-Pikerisht atehere kur ai kishte me shume se kurr nevoj per ty!-tha Juna me nje fytyre te merzitur.
-Cfare po me thoni keshtu?!
-Po te themi qe Gabrieli u largua Elena, dhe ne nuk e dim se ku e çuan!
-Cfare po talleni, po ku e çuan?! Ai ishte semure.
-Epo mos te pretendoje se do ta linin nee duart e tua dhe te prisje te beje diçka ti, gjithsesi duhet te marrim vesh se ku e kane transferuar.
-Po si u be, thane gje doktoret sa nuk isha une?!- pyeti Elena ne ankth.
-Normalisht qe thane, por asgje nuk dihet me siguri.-tha Marseli duke u larguar per brenda dhe duke lene Junen me Elenen vetem.
Juna po e urrente ate moment, i kishte mbetur asaj ti thoshte lajmin e hidhur Elenes, dhe nuk ishte aspak e lehte!
-Degjo, çeshtja ishte keshtu, ka mundesi qe Gabrieli te jete perkeqesuar, prandaj e levizen qe ketu, por besoj qe do marrim vesh shume shpejte. Ai kerkonte ty Elena dhe ti nuk ishe aty.
-Ta dish çfare me detyroi te beja shtriga qe kam ne shtepi. Kam pastruar gjithe shtepine per gati nje ore e gjysem Juna.
-Cfare?! Po tallesh!
-Jo, nuk po tallem. Me ndihmoi dhe Linda sepse ne qofte se nuk e mbaroja nuk kisha per te levizur.
-Oh, mos!
Elena nderkohe hidhte shikime brenda spitalit, sa u shkeput nga Juna dhe filloi te pyeste ne recepsion.
-i the gje?!
-Nuk munda Marsel, nuk me bente zemra, ajo shtriga e kishte detyruar te pastronte shtepine, ja perse u vonua! -tha Juna me nje fytyre te ngrysur.
-Nuk me besohet çfare njerez mban kjo toke. Gjithsesi, i humbem kontaktet me Gabrielin. Une nuk po rri dot me keshtu duhet te shkojme ne shtepi te nderrohemi, shiko si jemi bere!
Juna dhe Marseli binden edhe Elenen qe te ktheheshin ne shtepi. Qendrimi ne spital po behej i padurueshem. Ishin te lodhur dhe te drobitur dhe mbi te gjitha me nje sekret te mbajtur mbi supe! Nje sekret qe askush nuk po merrte guximin t'ia thoshte Elenes.

tjeteeeeer pls ,se i ke vonuar shum :((
ReplyDelete