A documentation about Stories made by me [Thríller & Reαlíty] ! My mind imagine, my hands write...

Saturday, November 17, 2012

Historia: Letra e Fundit- Part 75



Luka po bluante ne mendje gjithçka i kishte thene Linda. Mamaja e tij dhe njerka e vajzave nuk mund te ishte treguar aq e pafytyre sa ti detyronte vajzat te pastronin shtepine qe ne mengjes dhe ne ato momente kur Elena ia kishte shpjeguar se nuk mundej.. Po kuptonte perfundimisht qe vajzat kishin te drejte, Dona i trajtonte keq dhe nuk i kuptonte kurre. 
-Domethene Elena nuk eshte ne shtepi apo jo?!-tha ai me nje ze qe kuptohej qarte acarimi i tij.
-Jo.- u pergjigj Linda si e trembur dhe nga ana tjeter qe i behej pakesa qejfi qe Luka e kishte kuptuar tashme se si qendronte ceshtja.
Luka nxitoi duke shkuar drejte pjeses tjeter, brenda se ciles ndodhej Dona. Hyri gjithe vrull duke mos pyetur aspak se po bente zhurme.
-Luka,-u degjua te thoshte Dona nga dhoma tjeter.-çfare ka ndodhur?!
-Nuk e kuptoj si mund te tregohesh kaq e lige,-tha ai duke i veshur nje fytyre te trishte mamase se tij.
-Cfare kam bere?-tha ajo duke u perpjekur me gjithe forca ti kthente nje pergjigje  te arsyeshme djalit te saj.
-Me ty nuk ia vlen te perzihesh.-tha ai, duke u larguar per jashte shtepise.
Dona e ndoqi nga pas duke u perpjekur te kuptonte se perse po I fliste ne ate menyre, djali I saj I rikthyer sapo e kishte lene menjane duke mos I dhene as me te voglin shpjegim. Te pakten veprimet e tij e lendonin.
-Kur te fillosh te sillesh si njeri me motrat e mija atehere mund te me flesesh dhe mua!-tha ai duke u larguar nga porta!
Dona u terbua, po shikonte qe perballe dhomes se gjyshit te saj, Linda po shikonte si e habitur gjithe skenen qe beri Luka. Iu drejtua asaj dhe filloi ti fliste.
-Cfare katranoset me djalin tim?
-Dona, te paralajmeruam qe Elena ishte me Lukan ne mbremje, denimi qe na dhe nuk ishte forte i pelqyeshem, keshtu qe pasojat te perkasin ty tani.
-Ju e keni fajin!
-Jo, ti e ke fajin qe na trajton ne ate menyre, jo ne! Nuk je aspak njerezore, jo per gje tjeter.
Lind u largua duke ia nderprere fjalen ne gryke Dones. Ishte nje nga te parat here qe ndihej aq e pavlere dhe e poshteruar, te pakten nga Luka, djali i saj. Nuk i priste kurre ato fjale, te pakten jo aq drejtperdrejte! 
E lenduan thelle!

1 commenti:

Voila's Blog.. Powered by Blogger.

© Viola's Blog, AllRightsReserved.