A documentation about Stories made by me [Thríller & Reαlíty] ! My mind imagine, my hands write...

Sunday, November 18, 2012

Historia: Letra e Fundit- Part 77


-E di çfare Linda?! Nuk po me behet vone se çfare ben Dona, tashme misionin e permbushi. Gabrieli u largua, as se di ku mund te jete, si eshte? Telefonin vazhdon ta kete te mbyllur.-tha ajo duke u ulur ne poltronen e vogel te dhomes se gjyshit. –Tani me mungon me shume se kurr, gjyshi, ato fjalet e tij, e dija qe do me jepnin pak force!
Elena kishte mbetur pothuajse vetem, Gabrieli ishte zhdukur, mamaja e tij e kishte pritur shume keq gjate  telefonates, ndersa Juna dhe Marseli ishin larguar. Ceshtja qendronte ne faktin qe ku ti gjente me, miqte e saj. Po Juna dhe Marseli te cilet ishin larguar per ne shtepi...E turturonte e gjithe kjo situate, e lendonin planet e saj qe nuk kishin shkuar aspak si i kishte menduar.
-Ti telefonojme Lukas?!-tha Linda duke mos ditur çfare te bente!
-Per çfare?! Nuk dua me morale, dua vetem te mendoj per ate, dua te aludoje se do jete mire dhe nuk i ka ndodhur asgje! Dua te mendoje se gjithçka po shkon mire dhe se me vone do ta takoj per te marr pergjigjet e Shkolles.-tha ajo duke qare.
-Elena, ti e di qe nuk do jete keshtu!
-E di, e di. Po çfare duhet te bej, askush nuk me priti atje, madje as infermieret nuk tregonin se çfare u be!
-Atehere na mbetet vetem te presim dhe ti te qetesohesh.-tha Linda e vendosur.
-Nuk mundem!
Prinderit e Gabrieli kishin perfunduar ne nje klinike ne Tirane, nuk mund ta pranonin lajmin qe kishin konfirmuar doktoret. Gabrieli duhet te ecte perseri. Dhe rrugezgjidhja ishte te shkonin diku tjeter, ne nje vend qe e dinin qe niveli mjekesor me i larte mund te bente diçka.
Tashme kishin kaluar dy dite. Elena nuk kishte marr vesh asgje per Gabrielin, telefoni  qendronte I mbyllur gjate gjithe kohes, po ate dite do te dilnin rezultatet e shkolles. Ishte dita ku te gjithe e kishin lene te bashkoheshin per te pare rezultatet.

Ne prag te shkolles qendronte Juna dhe Marseli qe prisnin Elenen.
-Akoma asnje shenje nga Gabrieli?!-tha ajo porsa mberriti tek ata.
-Asnje.-tha Marseli me i trishtuar se kurr me pare!
-Nuk mund te jete duke ndodhur vertet kjo! Kane kaluar gati dy dite dhe nuk na ka lajmeruar, per asgje! E kishim lene qe do ishim te gjithe ketu per te marr vesh se çfare kemi fituar.-tha Juna.
-Po jetoj nje enderr!
Elena po e perjetonte mjafte keq, faktin qe Gabrieli ishte zhdukur ne ate menyre, e ndjente mungesen e tij edhe ne ajer, ne çdo vend qe hidhte syte!

U bashkuan te gjithe si klase dhe te gjithe po veshtronin nga Elena e cila ishte vetem, te gjithe e kuptuan qarte se Gabrieli mungonte dhe prej ketij fakti degjoheshin te folura pas kraheve te tyre.
-Mos e vri mendjen, Elen, gjithçka ka per te shkuar mire!-tha Juna!-Gabrieli do shfaqet sapo te marr vesh per shkollen, do te kerkoj falje per mungesen dhe kaq.
Juna me Marselin e dinin mjafte mire se Gabrieli kishte mbetur invalid, por nuk kishin guximin sa t’ia thoshin Elenes.I brente  ndergjegjia teksa e shihnin ne sy miken e tyre dhe nuk I tregonin te verteten.
Aty afer u afrua sekretarja e cila mbante ne dore nje flete me listat e Degeve qe secili kishte fituar.





5 commenti:

  1. ke humbur fare mi goce

    ReplyDelete
  2. po le te humbe, kujt i behet vone :)

    ReplyDelete
  3. heyyy??vazhdimiin?

    ReplyDelete
  4. viol :( , po na iken filli me kaq postime te rralla

    ReplyDelete
  5. ja do filloj direkt sot ne dark :)

    ReplyDelete

Voila's Blog.. Powered by Blogger.

© Viola's Blog, AllRightsReserved.