A documentation about Stories made by me [Thríller & Reαlíty] ! My mind imagine, my hands write...

Wednesday, October 31, 2012

Historia: Letra e Fundit- Part 70


Juna dhe Marseli dolen direkt jashte dhe po qendronin perpara dy infermiereve qe po qendronin perpara deres se dhomes se Gabrielit. 
-A mund te na thoni cfare po ndodh perfundimisht?!-tha Juna njeres prej infermiereve.
-Ose, a do behet mire?!-shtoi Marseli
-Femije, shoku juaj rrezikon.-tha njera prej atyre e prere.
-Cfare do te thote rrezikon?! Ai duket mire!-tha Juna.
-Jo , mund te duket mire nga nje pjese e trupi, por pjesa tjeter eshte komplet jashte funksionit. Domethene kembet i ka te dyja te paralizuar! Kete do ia thote doktori tani!
Juna filloi te qante dhe iu duken sikur e therren ato fjale, sikur i coptuan nje pjese te shpirtit te saj, ndersa Marseli u perlot dhe i kishte fiksuar syte nga infermieret qe dukej qarte qe as u dridheshin qerpiket fallso!
-E ku e dini ju?!-iu pergjigj Juna si te donte ti kundershtonte!
-E dim sepse sapo na e komentoi doktori! I gjori djale, se shpejti do leviz ne karroce me rrota!
Juna e terhoqi ne moment prej krahu Marselin sepse ishte gati ti'a ngjeshte nje grush, infermieres se pispillosur!
-Si mund te thoni keshtu?!-bertiti ai sa oshtiu gjithe korridori, ndersa brenda dhomes u degjuan te bertitura te Gabrielit.
-Na lini te futemi!
Por infermieret nuk linin askend te futeshin brenda pervec, familjes se Gabrit qe po uleriste.
-E mori vesh!
-Po ia thane, mesa duket-tha Juna duke vazhduar te mblidhte lotet qe shperndaheshin andej ketej!


Read More

Historia: Letra e Fundit- Part 69


Ne mendjen e Gabrielit, qarkullonin mijera mendime, ide te cmendura. Mosprezenca e Elenes aty e kishte merzitur. Ndersa gjendja e tij sa po vinte dhe po keqesohej, ndjente nje frike te brendshme, thelle thelle e ndjente se dicka nuk do shkonte mire. Aty afer tij shikonte shoket e tij, qe i jepnin shpresa, forca, e ngushellonin dhe sipas tij, e genjenin bukur per Elenen. Ne mendjen e tij dy zgjidhje kishte, ose Elenes i kishte ndodhur dicka dhe nuk po ia tregonin ose ajo ishte larguar dhe mund te vinte me vone, sepse e kishin perzene qe aty!
-Perse nuk po me tregoni?!-tha ai me nje ze te qete, te shtirur nga fuqite dhe te qete!
-Vlla, nuk ehste se po te fshehim dicka. Elena do vij, sepse ka pak qe shkoi te nderrohet,-tha me bindje Marseli.-Madje kur te vij mami jot pyete, Elena foli me te!
U duk sikur Gabrieli u bind, e kishte harruar fare dhimbjen dhe pamundesinte per te levizur!
-Por perse nuk mund te leviz dot?!
Marseli dhe Juna po uronin shume qe ai mos t-ua bente atyre ate pyetje, sepse nuk dinin vertet se cfare pergjigje t-u jepnin! Nga jashte deres dallonin qarte mamane e tij qe sapo kishte ardhur dhe qe vinte verdall e qante ne heshtje!
-Boh, se besoj se mund te jete dicka e rende!-tha Juna duke mos ditur cfare te thoshte!
-Se besoj, me duket sikur se ndjej nje pjese te trupit tim, pastaj ai bastardi me fluturoi si nje cope lecke!
-Do doja shume ta shikoja kush ishte?! Do ta varja dhe do ta mbysja ne det!
-Jo, Marsel, -tha Gabrieli me mundim, -une e kisha fajin, une dola ne rrugen e tij!
-Nuk i falet!-shtoi Juna!
-Gjithsesi, i telefononi Elenes dhe ma jepni te flas me te!
Juna dhe Marseli u zverdhen ne fytyre! Edhe pse iu duk ide e mire! Por sapo u bene t'ua dorezonin telefonin Marselit, ne dhome hyri nje doktor bashke me mamane e tij qe dukej qe kishte qare per ore te tera dhe me baabin me nje fytyre te veshur nga trishtimi!
-Mami, perse ke qare?!-tha ai duke e dalluar direkte Elonen qe kishte qare!
-Nuk kam qare, zemer, thjeshte jane lote gezimi sepse sapo shpetove,dhe rreziku i jetes tende ishte i madh!
Toni i saj nuk ishte aspak bindes, madje as ato fjale nuk u duken te besueshme...

Read More

Saturday, October 27, 2012

Historia: Letra e Fundit- Part 68


-Nuk mund te vish dot?!-tha Marseli teksa kishte dale jashte dhomes se Gabrit.
-Jo nuk po vij dot! Nuk po me lejon Dona! Eshte bere si e cmendur, cfare te bej?!
-Telefonoji Lukas, jam e sigurte qe ai do te te ndihmoj besoj!
Ishte nje ide e mire, Luka ishte e vetmja zgjidhje qe i duhej Elenes qe te mberrinte ne kohe per te takuar Gabrielin perpara se ta conin ndoshta diku tjeter! Gjithsesi ishte shume e lumtur, jashtzakonisht e lumtur qe Gabri ishte zgjuar. Por kur do ta takonte?! Kjo ishte ceshtja qe po e merziste! Po sikur prinderit e tij ta conin diku tjeter?!
-Marsel, te lutem, degjo me vemendje, sigurohu qe te marresh vesh gjithcka dhe te me lajmerosh, te lutem!-tha ajo!
-Patjeter, por Elena, Gabrieli ka disa minuta qe kerkon vetem ty, mendon se e ke braktisur!
-Cfare?! O jo jo , te lutem thuaji te kunderten, si mund ta mendoj kete, sapo te mundem do nisem !
Por ceshtja ishte se kur do nisej Elena?! Dona nuk e linte per qamet!
-Cfare te tha?!-tha Juna teksa doli nga dhoma!
-Nuk mund te vij per momentin!
-Cfare, ehste cmendur, Gabrieli ehste merzitur shume. Duhet te ishte ketu tani Marsel!
-Nuk e di, nuk e lejon Dona!
-Shtriga e dreqit! Nuk e kuptoj si e durojne elena dhe Linda?!
-E kush tha qe po e durojne ?!
Marseli dhe Juna hyne ne dhomen ku ndodhej Gabrieli pa pike gjaku ne fytyre dhe ...
-Ku eshte Elena?! I ka ndodhur gje?!
-Gabrieli, ehste ne shtepi dhe po vjen, eshte duke u veshur! -tha Juna duke u mashtruar nga fytyra e saj!

Read More

Historia: Letra e Fundit- Part 67


Elena ishte gati ne te qare, nuk dinte si te justifikohej tek Dona, pak me perpara ajo e kishte degjuar qe po e ofendonte. Nuk kishte falje ne kete rast, aq me pak kur ajo kishte ardhur vone!
-Ju kerkoj shume falje por po ta dinit se cfare ka ndodhur, jam e sigurte qe nuk do me drejtoheshit keshtu!-tha Elena me zerin qe i dridhej jo vetem nga frika por edhe nga meraku se si ishte Gabrieli!
-As, nuk dua ta di!-tha shkurt Dona!
Ajo ishte nxehur, fakti i mungesen se respektit qe kishte treguar Elena e kishte acaruar me shume se duhej.
-Sot do pastroni shtepine te dyja, sapo te gdhihet mire. Keshtu qe nuk po ju denoj per ato qe degjova por po ua bej te qarte!-tha ajo me nje ze te forte!
-Me duhet te iki tani!-tha Elena duke nxituar qe Dona mos te dilte nga dhoma!
-Cfare the?!
-Me duhet te iki, mikja ime pesoi nje aksident dhe eshte ne spital, kjo eshte dhe arsyeja se perse u vonova!-genjeu Elena!- Madje isha bashke me djalin tuaj!
-Leri keto genjeshtra dhe merru me ate qe te thashe!-tha ajo ashper!-Ah, dhe as mos te te shkoj permend te levizesh nga shtepia si ti dhe kjo tjetra!
Linda u be ta vriste, e urrente ti flisnin ne ate menyre!
Dona u largua dhe i la te dyja vajzat ne dhome!
-Po tani?! Dua te shkoj te shikoj Gabrielin!
Mori telefonin qe dukej qe kishte rene gati pese here, por duke qene se e kishte ne volum te ulet, nuk ishte degjuar gje! I telefonoi Marselit dhe ...
-Marsel, si eshte Gabrieli?!
Marseli ishte ne dhomen e Gabrielit teksa e mori Elena dhe doli direkt jashte!
-Po ku humbe Elena, duhet te ishe ketu! Gabri u zgjua dhe po kerkon ty!
-U zgjua?!-tha ajo gjithe gezim!
Read More

Thursday, October 25, 2012

Historia: Letra e Fundit- Part 66


Po sikur te shkojme dhe ta shikojme, si eshte!-tha Juna teksa prinderit e Gabrielit u larguan duke lene tek dera vetem nje infermiere!
-Nuk besoj te na lejojne te futemi por do perpiqemi.-tha ai.
Te dy u drejtuan drejte deres se dhomes ku qendronte Gabrieli kesaj rradhe gjysem i zgjuar! Infermierja nuk protestoi por i la qe te dy vetem per pak minuta.
Qenka zgjuar!-u degjua nje klithme e Junes.
Gabrieli u permend pak, dhe po shikonte nga ajo.
-Ku eshte Elena?! -tha ai sapo pa dy miqte e tij shendoshte e mire.
-Elena eshte mire vlla!-tha Marseli,-ka shkuar ne shtepi te nderrohet dhe do vij nga momenti ne moment.

-Mos genje!-i tha ai prerazi,-ku eshte?! I ka ndodhur gje?!
-Jo eshte si kokrra e molles, vllacko, vetem ti mbetesh qe te behesh mire. Cfare te dhembe-i tha Juna me zerin e embel.
-Nuk ndjej kembet,-tha ai me ze te ngjirur dhe duke e bere Junen te fillonte te qante-Nuk mundem, madje me duket sikur me jane therrmuar kembet! 
-Cfare thua?!-tha Marseli, normalisht qe je shume mire, as mos e vri mendjen fare!Dhe ne qoftese ka ndonje problem te vogel, gjithcka do zgjidhet.
-Po Elena?!- vazhdonte thoshte ai!-Dua ta shikoj! Dua te sigurohem qe ajo eshte mire.
-Do ta shikosh vlla! Do behesh mire dhe gjithcka do kaloj, mos e vri mendjen! Je ne jete, kjo ka rendesi.
-Une nuk ndjej kembet, cfare thua se do behet mire? Per kete eshte larguar ajo, sepse ka marr vesh se nuk eci dot?!
-Ej, budalla!-tha Marseli!-Cfare thua?! Ti e di qe Elena te adhuron, pastaj ku e di ti qe nuk ecen dot?!
-Perse nuk u larguat ju atehere dhe vetem ajo?!
Gabrielit i ishte ngulitur ne koke se Elena ishte larguar per kete fakt, por ne fakt gabonte! Elena ishte ne nje lufte te hapur me njerken e saj tashme!

Read More

Historia: Letra e Fundit- Part 65


Nderkohe ne spital gjendja e Gabrielit sa po vinte dhe po keqesohej, te dyja kembet kishin pesuar nje thyerje te forte, kati sa nuk i leviste aspak.
-Doktor, cfare do te thote kjo?!-e pyeti mamaja e tij teksa doktori po jepte rezultatet e vizites se fundit!
-Deri tani nuk po shohim asnje levizje te kembeve. Eshte shume i demtuar, madje mendoj se do...
-Mos me thuaj qe do kete probleme me ecjen?!- tha babai i tij.
-Kam frike se po...
Mamaja e tij filloi te qante! Dridhej e tera dhe nuk i besohej qe e gjithe kjo po ndodhte. Ne fund te korridorit ne nje cep, Marseli dhe Juna shikonin gjithe ngjarjen dhe lotonin ne qetesi, ndersa mamaja e tij vazhdonte qante me zerin e saj kumbues ne te gjithe korridorin.
-Nuk mund te jete e mundur, ai ehste kaq i ri, beni dicka, doktor, operojeni, ose na thoni ku mund ta cojme!-vazhdonte thoshte ajo duke qare!
-Gjendja po behet keq,-tha Marseli qe i kishte degjuar te gjitha!
-Kam besim se babai i tij do bej dicka patjeter, madje jam e sigurte! Keshtu qe nuk duhet te shqetesohemi shume, kam pershtypjen.
-Marsel, cthua keshtu?! -e preu Juna.-E kupton se cfare po thote? Gabrieli nuk ecen dot!
-Dreqi e mori, imagjino kur ta marr vesh dhe Elena. Pse?! Pse duhet te ndodhte keshtu?!-tha ai duke shukur grushtin ne murin e forte!
Mamaja e tij vazhdonte qante dhe te qarat degjoheshin deri ne fund te korridorit. Ndersa babai perpiqej ta ngushellonte!
-Duhet te lajmerojme Elenen, po vonohet ca si shume,-tha Juna!
-Imagjino mos ta lejoj Dona te vij!
-Oh, jo, do jete kulmi! Dhe Gabrieli kam me shume se kurr nevoje per te! Madje me duket se eshte zgjuar!

Read More

Historia: Letra e Fundit- Part 64


Dona e ndjeu qe Elena po futej ngadale dhe ajo deshira per t'u zene me te qe ne mengjes e beri te ngrihej nga krevati! Urrejtja qe po ndjente aktualisht per vajzat kishte arritur kulmin, mendonte se do ishte shume here me e lumtur me babain e tyre dhe me djalin e saj. Shkurt ato ishin disa barera te keqinj qe vetem po i zinin rrugen! Elena hyri tek dhoma e preferuar e saj, ajo e gjyshit dhe gjeti Linden gati ne gjume qe po perpelitej sapo Elena hapi grilat. Sapo e ndjeu u ngrit ne moment!
-Tani po vjen o idiote?! -i bertiti ajo.
-Ta shpjegova qe me duhej te vonohesha. Gabrieli eshte rende ne spital dhe me duhet te iki perseri!-tha Elena me nxitim.
-Oh, jo po tallesh! Po Dones cfare do ti them?! Elena, nuk mendon se po me le ca si teper pergjegjesi mua keshtu?!
-Linda nuk kam kohe per pergjigje tani! E di cfare?! Kam gjera shume here me te rendesishme te mendoj se sa te shkaterroj nervat me Donen! Nuk ka vrare veten Dona?!
Per dreq ate moment Dona kishte mberritur dhe kishte degjuar gjithcka, ishte e kot ti mohoje ndonje gje nga gjithe ato qe ishin thene!
-Do deshiroja ti perserisje dhe njehere ato qe the!!-tha ajo gjith indiferentizem, ndersa Elenes i kaloi zemra nga ana tjeter!
Askush nuk po fliste, tashme Lindes i doli gjumi, ne dhome Dona kishte hyre, ndersa Elena po nderrohej me te shpejte!
-Perseriti dhe njehere!!!- uleriti ajo.-Dhe te betohem qe pas gjithe atyre llafeve ti nuk ke per te vajtur as ne Tirane dhe asgjekundi tjeter!
Elenes nje fytyre i ikte nje i vinte, pak shqetesim kishte nga Gabrieli, iu shtua dhe Dona, qe per te acaruar ishte gjithemone e gatshme!
-Me fal,-u degjua nje ze i mekur i Elenes.

Read More

Monday, October 22, 2012

Historia: Letra e Fundit- Part 63


Elena doli jashte nga dhoma, nuk durohej me te qendronte brenda, nuk e shikonte dot Gabrielin ne ate gjendje! Gjithsesi ndihej edhe ne siklet per peshen e fajit qe ndjente mbi supe. Mblodhi veten nga gjithçka qe kishte ndodhur dhe mendoi se do ishte ide e mire te shkonte ne shtepi, te lajmeronte dhe Donen dhe te kthehej perseri! Priti dhe nje ore derisa u gdhi mire, dhe u be gati per te ikur, kur perpara se te dilte i doli Megi perpara!
-Ah paske ardhur dhe ti?! 
-Normalisht qe po, çfare prisje?1
-Nuk prisja qe Gabrieli te merzitej aq shume nga nje totollake si ty!-tha ajo duke u larguar gjithe indiferentizem nga Elena.
Megi u drejtua drejte dhomes se Gabrit, aty brenda ishte mamaja e tij, nuk mund te bente asnje skene xhelozie perpara saj! 
-Juna, te lutem me prit sa te vij une! Nuk do vonohem, nuk dua qe Gabrieli te qendroj vetem!
-E kuptoj se perse e thua, ne qofte se hap goje ajo shushka, ia permbledh une ca llafe!
Elena i buzeqeshi shoqes se saj dhe u largua me vellain e saj, Luka.
-Shkojme ne shtepi, qetesohu pak, vishu dhe eja perseri ne rregull?! Une do te percjelle deri tek dera, nuk dua te hyj brenda!-qartesoi ai.
-Ne rregull, dhe do doja qe gjithçka te kishte shkruar ndryshe sot, te kalonim bukur, por nuk ishte e thene!
-Asnjehere nuk dihet se ç'na pret, dime vetem çfaare kemi kaluar!-tha Luka duke u afruar afer shtepise se mamase se tij!
-Nuk do te vish brenda domethene?!
-Jo, me mire here tjeter, pak me vone do vij ne spital!
I dha nje perqafim Elenes dhe iku. Kjo e fundit u fut brenda dhe me ndjenjen e fajit persiper eci si pupel drejte dhomes se gjyshit! Ishte ora gati tete e mengjezit. Kishte ardhur shume vone, krahasuar me orarin qe i kishte thene Dona!

Read More

Historia: Letra e Fundit- Part 62


Elena e kuptonte dhimbjen por jo ne graden e nje mamaje. Ishte akoma e vogel per kete fakt!
-Ai do behet mire apo jo?!-tha ajo gjithe pafajsi duke u afruar afer krevatit dhe duke prekur ate person qe e kishte pasur per aq kohe me vete dhe qe ato moment ndodhej i shtrire aty!
-Nuk e di! Eshte copetuar! Por çfare ndodhi Elena?! Gabrieli eshte shume i kujdesshem!
Elena ndjente nje faj perbrenda, ajo e kishte shtytyr drejte rruges, prej saj ai kishte humbur perqendrimin dhe ishte hutuar! Ceshtja ishte se nuk mund t'ia thoshte dot, nuk mundja!
-Dua qe ai te behet mire! Beni diçka, ju i njihni doktorat dhe keni njohje! Nuk mund ta lini ketu akoma!
-Nuk kemi asgje ne dore.-tha ajo me nje trishtim te madh ne fytyre! Te pakten une jo! Nuk ehste dhe aq mire.
Ajo fshinte lotet ne fytyre dhe shikonte fytyren e Gabrielit qe kishte disa te gervishura!
-Eshte hera e pare qe peson diçka te tille, ka qene gjithemone i rregullte, asnjehere nuk me ka hapur probleme!
-Le te shpresojme se do behet mire.
Ishte e paimagjinueshme fortesia e lendimit teksa shikoje fytyren dhe Gabrieline shtire aty me syte mbyllur, ishte hera e pare dhe per Elenen ta shikonte ne ate menyre dike qe i perkiste! njeriun qe ajo konsideronte jete, donte ti bertiste forte, ta zgjonte dhe te kujdesej vet per te duke mos pasur besim tek askush aty, por as per kete nuk mundej!
-Se di si do ta kaloj kete?!-tha mamaja e tij e cila vazhdonte dhe qante ulur ne nje karrige pak centimetra larg Gabrielit!
-Ai eshte i forte!
-Ai eshte thjeshte nje adoleshent, sa i forte mund te jete?!
-Aq i forte sa mund ta perballoj gjithe kete!-tha Elena duke i shtrenguar doren qe dukej qarte qe i mungonte gjak!

Read More

Historia: Letra e Fundit- Part 61


Sjellja shume e ftohte e mamase se Gabrielit e kishte merzitur akoma me shume Elenen. Ajo nuk dinte si te sillej, si ti fliste apo te ishte ne gjendje ta shikonte ne sy! Teksa Fatma verdallisej neper koridor, te merrte vesh diçka nga djali i saj, te tre adoleshentet ishin strukur ne cep te korridorit dhe mbanin veshet hapur, ndersa Luka shikonte motren e tij ne sy dhe kuptonte pak e nga pak jeten qe bente ajo! Fakti i mungeses se mamase se saj dhe boshlleku i madh e kishin lidhur teper me Gabrielin, jo sepse donte por sepse ashtu ishte jetesa e saj. Varej prej dikujt tjeter shume forte, aq forte sa ne shkeputjen e pare dobesohej!
-Mos duhet te ikim ne shtepi tani?!-tha Luka duke u afruar tek te tre.
-Jo une do rri akoma, sa te marr vesh se çfare do behet! Dua ta degjoj vet doktorin te me thote se do behet mire!
-Sot nuk kane per te thene asgje Elena, nuk ka doktore, ti e di shume mire qe specialistet vijne ne oren nente!-vazhdoi te kembengulte ai.
-Mendoj se Luka ka te drejte!-tha Juna duke varur buzet!- Ikim dhe vijme pas pak.
-Si po me thoni te iki?! Jeni ne terezi?! Njerez kuptojeni se nuk eshte nje aksident i thjeshte. Mund te kete pasoja, ose diçka tjeter! Ju shkoni, une do qendroj ketu!
Askush nuk foli, Elena ishte e bindur se do qendronte dhe ashtu beri! U shtri ne stol dhe nuk u ndje per gati dy ore te tjera! Luka dhe miqte e saj nuk u larguan! Prinderit e Gabrielit vraponin sa andej ketej te çakorduar, asgje nuk pritej te ndryshonte derisa te vinte mjeku specialiste! 
Elena dinte vetem diçka, Gabrieli ishte gjalle dhe kjo gje i jepte me shume forca! 
Ne mengjes teksa dielli ndiçonte gjithçka, Elena ishte zgjuar ndersa te tjeret po flinin neper stola. Mamaja e Gabrit qendronte vetem tek dhoma, dhe duke u pervjedhur ajo shkoi dhe u fut brenda derisa mamaja e tij e dalloi!
-Elena, doja te thoja...
-Me vone!-ia preu shkurt ajo.- Me thoni si eshte?!
-Nuk e di!
-Si nuk e di?
Mamaja e tij uli koken dhe lote shkiten mbi çarçafin e paster qe mbulonte Gabrielin!


Read More

Saturday, October 20, 2012

Historia: Letra e Fundit- Part 60

Tumblr_mbr1lhdehz1qk5n2qo1_500_large

Ishte e vertet, Gabrieli kishte shpetuar, madje edhe doktori e kishte aprovuar perseri por kishte diçka qe nuk e bindete Elenen bashke me Lukan!
Teksa po qendronin ulur ne stola, u duken nga fundi i korridorit prinderit e Gabrielit. Elena i kishte njohur nga larg, por kurr nuk kishin lene nje takim per t'u takuar! Vajzes i vinte turp te perballej me vjerrin dhe vjerren e saj!
-O mos po afrohen per ketu!-tha Elena duke u skuqur ne moment!
-Qetesohu, nuk e ka njeri mendjen tani per bleserira Elen! -tha Marsel si per te ftohur situaten.
Ata u afruan dhe qendruan aty afer tyre.
-Ku eshte Gabrieli?!-tha mamaja qe ishte trembur per pike te zeze, ndersa babai shkoi te takonte nje mjek!
Nga te gjithe aty askush nuk po pergjigjej!
-Kush eshte Elena ketu?!-tha ajo duke hedhur shikime here nga Juna dhe here nga Elena, e cila gati sa nuk po qante!
-Une jam!-tha Elena.
-Elena çfare ndodhi?!-tha ajo me nje ze te ulet duke u dredhur dhe duke i kaluar parashikimet e sjelljes se mamase se Gabrielit!
-Hm, Gabrieli u perplas nga nje makine...
-Cfare?!
-Por eshte jashte rrezikut per jeten tani!-nxitoi te thoshte ajo!- Eshte me mire.
Mamaja e tij filloi te qante me te madhe, iu afrua burrit te saj qe ishte me larg dhomes dhe nuk tha asnje fjale duke e injoruar komplet vajzen!
Elena ndihej fajtore ne kulm, e dinte shume mire qe e kishte ajo fajin per gjithçka por e rendesishme ishte qe te sherohej Gabrieli asgje tjeter!
-Ajo mo mori inat!-tha Elena Junes e trishtuar.
-Ashtu te duket ty, mjafte u qaravite, normale çfare prisje qe te bente?!
-Nuk doja qe njohja ime e pare me te , te ishte ne kete menyre! 
-Elena, kuptoje! Ajo eshte nje mama-tha Luka.-Mos prit asgje tjeter!
Elena u trishtua me keq. Tashme do ishte e veshtire ta takonte Gabrielin sepse aty do ishin prinderit e tij dhe ç'eshte e verteta e ndjente veten shume poshte tyre!

Read More

Historia: Letra e Fundit- Part 59


Doktori doli dhe te gjithe vrapuan prane tij.
-Doktor, si eshte?! Mos me thuaj qe ...
-Qetesohu, per te jetuar jeton, ia doli por...
-Cfare por?-tha Marseli.
Doktori nuk jepte me asnje shpjegim tjeter, u kuptua vetem qe Gabrieli e kishte kaluar ate fazen e rrezikut per jeten, por ne momentin qe ai kerkoi prinderit do te thote se diçka jo e mire pritej!
Elena u qetesua pakesa, edhe pse doktori e la ne nje pikepyetje te madhe, Marseli i telefonoi menjehere prinderve te tij, duke i kerkuar shume falje qe po i shqetesonte ne ate ore te vone! Ndersa telefoni i Elenes nuk reshte se pushuari kur e nxorri nga çanta. Ishte Linda, i kishte telefonuar gati njezet here! Pasi u qetesua pakesa gjendja dhe pritej qe te vinin prinderit e Gabrielit, Elena perfitoi qe te njoftonte Linden se do vonohej, gjithashtu te pastrohej pakesa me letrat njoma ne çanten e vogel! Ishte shperfyturuar komplet!


-Elena, Dona eshte çmendur, me ka lene gjithe naten pa gjume, do qe te kthesh perpara se te gdhihet! -uleriste Linda ne telefon!- Po vete ora pese dhe ti nuk ke ardhur akoma! Ku ke perfunduar?!
-Nuk mund te te them tani, i thuaj qe jam dhe me Lukan, mase qetesohet! 
-Elena, kam gjithe naten qe po zihem me ate! Nuk mundem me! Nuk me beson!
-Te lutem, motra, ka ndodhur diçka dhe nuk mund te vij, me ndihmo te lutem, rregulloje ti muhabetin sa te mundesh!
-Cfare ka ndodhur?! Me thuaj shpejte!
-Gabrieli pesoi aksident! Keshtu qe bej çfare te jete e mundur te me shpetosh dhe kesaj rradhe, te lutem! E di shume mire qe Dona nuk pyet shume edhe ne qoft se i them se isha me Lukan. Se di gjej nje justifikim!
-O zot, do mundohem, te bej diçka, vetem me thuaj si ehste tani, ku je ti?!
-Ne spital, gjendja ehste ne rregull, por te lutem, ndihmome!
Mori fund dhe çeshtja e Dones, Elena edhe pse e lodhur, u pastrua pakesa. Fustani i gjate po e bezdiste teper, por nuk kishte çfare te bente, nuk donte te largohej qe aty, edhe ne qofte se i duhej te ecte kembe zbathur!
-Te pakten eshte jashte rrezikut per jeten!-mermeriste ajo.- Faleminderit zot, te falenderoj teper! 
"Nuk e di çfare do beja po ta kisha humbur. Betohem qe do kisha vrare veten ose do isha mbyllur ne nje çmendine! Betohem per kete!"-vazhdonte te thoshte ajo me veten.
-Mos u merakos, kaloi mund te themi! Tani te shohim dhe te shpresojme mos te kete asnje problem tjeter!
-Shpresoj shume!-tha Elena duke hedhur fustanin nga nje ane!
-Gezohu, Elena sepse nga gjithe ajo perplasje, ai eshte ne jete!-tha Juna!- Ai shpetoi!

Read More

Historia: Letra e Fundit- Part 58


Elena ishte ulur ne cep te deres dhe qante me denese, afer saj erdhen dhe tre te tjeret! Gabrieli ishte shtrire ne nje krevat pak me tutje, me gati tre infermiere tek koka dhe nje doktor qe vinte verdalle dhe qe dukej qarte qe nuk dinte çfare te bente! Carcafet ishin te lyer tashme me njolla gjaku ndersa Gabrieli ishte bere i verdhe dhe qendronte pa levizur ne krevatin qe ndodhej ne cep te dhomes pak te ndriçuar. Askush nuk jepte nje konfirmim se si ishte gjendja e tij. Te kater tashme mund te shikonin nga larg deres see si ishte Gabri, sepse te futeshin brenda nuk i lejonte askush!
-Si eshte?!-pyeste Elena ne menyre te deshperuar.
-Se dime, askush nuk e di, te presim te marim analizat!-i tha njere prej infermiereve.
 Ora po shkonte kater e mengjezit. Te kater u ulen ne stolat qe ndodheshin afer me dhomen ku ndodhej Gabrieli, te trishtuar dhe duke pritur qe dikush te dilte prej asaj dere.

-Kishim bere aq shume plane, aq shume dite po prisnim qe te iknim qe ketu dhe ja cili ishte perfundimi!-tha Elena duke mos permbajtur dot me lotet e saj!- Ai rezikon jeten, kembet i kishte pothuajse te thyera! O zot çfare tmerri! Nuk me besohet!
Luka e perqafoi forte duke thene:
-Do behet mire, mos u merakos! Eshte djale i ri!
-Jo, nuk ka per t'u bere mire! Ai eshte copetuar! Dhe e gjitha per fajin tim! Une po i ulerisja dhe madje e merzita!
-Mjafte Elen, nuk ishte faji jot, keshtu ishte e shkruar!-tha Juna.
-Po te mos e kisha merzitur, nuk do kishim arritur deri ketu!
-Mendoj se duhet te mbledhesh veten Elena, po i telefonoj prinderve te Gabrielit, ata jane me influence, ndoshta gjejne diçka me te mire!-tha Marseli, serioz dhe i trishtuar.
-Ne nuk e dime ne qofte se eshte gjalle, Marsel, e kupton! Ai eshte duke vdekur dhe eshte vone!
-Jo, nuk eshte fare vone! Ka shume shance qe te shpetoj, mblidhe veten, te lutem! Shiko si je bere!
Elena ishte bere si mos me keq. Syte i kishin dale te nxirat e tualetit, i ishin fryre aq shume nga te qarat sa dukej sikur do ti pelcisnin, duart dhe nje pjese te lekures e kishte te njollosur me gjak nga i Gabrielit!
-Shikoje si jam bere, jam lyer e tera me gjakun e tij! -tha ajo perpara se te dilte doktori prej salles!

Read More

Historia: Letra e Fundit- Part 57


Elena ecte si e çmendur, tashme pa taka, dhe me fustanin e gjate qe i fshinte pllakat e spital akull te paster! Spitali i Vlores vitet e fundit ishte rregulluar per mrekulli, por nuk mund te thoje te njejten gje per personelin, qe akoma nuk i pershtatej kushteve te  mira te sherbimit. Mberriten tek recepsioni dhe roja ishte gati neper gjume!
-Ku eshte pacienti qe erdhi pak me perpara?!-tha Elena gjithe ankth!
-E ke fjalen per ate djalin e copetuar nga nje makine?!-tha ajo indiferente.- Ka shume pak shpresa per te gjorin, nejse dhomat ne fund, aty do jene!


Luka u inatos nga pergjigjia e paskrupullt dhe e ftohte e infermieres roje, qe dukej qarte qe zemren e kishte me te vogel se nje kokerr arr!
-Mund te mos shpreheshit dhe ne kete menyre!-tha ai me nje ze te eger qe dukej sikur e zgjoi infermieren.- Njeri pa shpirt!
E terhoqi prej krahu motren e tij qe u preh ne fytyre nga fjalet e hidhura qe tha infermierja dhe u nisen per nga fundi i koridorit.
-Ka per te shpetuar, grua matufe!-tha Marseli duke e perqeshur pasi u larguan Luka dhe Elena.
Vajza e gjore, ishte e perlyer me njolla te vogla gjaku, qe me mundim i kishte fshire por qe ishin gdhendur ne lekuren e saj! Perfunduan ne cepin e fundit te spitalit, por nuk po gjenin asnje dhome me njerez. Ku ishte Gabrieli?! 
Luka si me i madhe qe ishte ne moshe, e kishte pakesa idene e spitalit, kishte qene kohe me pare aty, pikerisht ne urgjence dhe ate po mendonte, po sikur te kalonin nga ana tjeter e  urgjences?!
-Luka, ku eshte?!
-Shpresojme ta gjejme perpara se ta terheq prej leckash ate infermieren qe na tha!
Papritur nga nje dere ne fund te koridorit tjeter, doli nje burre, me perparese qe vraponte! Instikti i Elenes e beri te drejtohej, per nga fundi i korridorit tjeter, duke e lene Lukan, Junen e Marselin pas!
-Elena!-bertiti Luka nga larg, por ajo kishte mberritur dek dera.
Askush nuk levizi nga vendi, Elena ndodhej perpara deres se dhomes dhe ne moment u keput si nje pupel, duke ferkuar shinen e deres dhe duke u perkulur drejte sheshit. 
Ndoshta mos ishte vone?!

Read More

Friday, October 19, 2012

Historia: Letra e Fundit- Part 56


Luka kishte mberritur. U shoku teksa pa Elene te rregulluar si nje kukull vitrine qe ishte lyer me gjak, ne disa pjese te trupit. U tmerrua!
-Cfare ka ndodhur ketu?! Perse jeni ketu? Po makina e gervishur?!
-Gabrieli, pesoi aksident!-tha ajo duke qare tashme dhe duke e perqafuar forte vellain e saj, dy metra ne kembe!
Luka po shikonte gjithe zonen aty, pak me tutje makina e shtremberruar tek njera dere, nga ana tjeter, nje njolle e madhe gjku afer kembeve te tyre dhe vetem e perqafonte forte Elenen.

-Po tani ku eshte?!
-Ne spital, mendoj se ka mberritur! Eshte nisur perpara njezet minutave!-tha Marseli i cili kishte perqafuar Junen qe dridhej!
-Ikim, te gjithe,-tha ai.-per makinen mos u merakosni, do lajmeroj une nje mikun tim te vij ta marr!
Te kater u nisen, ndersa gjithe rruges Elena perveçese emocioneve qe kishte takuar vellain, u burgos perseri ne kujtime. Ne ato kujtime qe e benin te qante forte ajo kujtonte buzeqeshjen e tij, ato momentet kur e perqafonte ne mes te turmave te njerezve, ato momentet kur kendonte gjithe stonature, apo planet e tyre. Ndjente nje faj te tmerrshem dhe qiellin e shikonte sa me afer vetes se saj! I dukej sikur gjithçka po merrte fund dhe ajri po mbaronte!
-Luka, nuk mund te nxitosh me shume?!-i tha ajo teksa ndodheshin ne qender!
-Qetesohu! Do arrijme ne kohe, madje besoj se do jete me mire! 
-Nuk mundem ta besoj, po me del zemra vendit!
-Elena, gjithçka do shkoje mire, ai eshte djale i ri dhe gjithçka kalohet me lehte ne moshen e tij!
Elena ishte e bindur se ai nuk kishte per t'ia hedhur aq lehte, i dukej shume i larget sherimi i tij, ndoshta gabonte, por ishte shume e pafuqishme te ndalonte zemren te mos ndiente ato qe po ndiente aktualishte! Frike dhe humbje!
Mberriten ne spital dhe qe te kater u sulen si te çmendur drejte shkalleve! Spitali ishte bosh perveçrojes tek porta qe u duk sikur u zgjua nga hapat e tyre, por nuk foli!

Read More

Historia: Letra e Fundit- Part 55



Asnje nga tre miqte e Gabrielit nuk e shoqeroi ne spital,vendi ne ambulanc ishte teper i vogel dhe gjendja e Gabrielit ishte e renduar ne maksimum.
Elena, Marseli dhe Juna mbeten vetem afer Llogarase!
-Po tani si do arrijme tek ai?! Ata nuk na lejuan ta shoqeronim!
-Duhet te bejme diçka, sa do doja ta kisha mesuar makinen kete vere!-tha Marseli gjithe trishtim.-Tani do kishim ikur pas tyre!
U ulen qe te tre ne barin e thate dhe po prisnin, nuk kishin asnje ide, madje as te benin nje telefonate, pervecese te kujtonin aksidentin e tmerrshem te Gabrielit.
-Luka!-tha pas pese minutash heshtje Elena.-Si nuk me vajti mendja me pare.
Mori telefonin e saj dhe rastesi, telefoni vazhdonte binte!
-Luka, ti je?!
-Normalishte, qe une, kam gati nje ore qe po pres te me thoni se nga keni perfunduar!
-Nxito jemi ne hyrje te Llogarase! Eja na merr!
-Cfare ka ndodhur?!
-Eja sa me shpejte, mos pyet me!
Luka u nis me vrull, zeri i mekur i motres se tij e kishte merakosur vertet, edhe perse nuk e njihte aspak, edhe pse kishin vite qe ishin te ndare, ajo ideja se ajo ishte gjysem motra e tij e bente qe te merakosej jashtzakonisht, deri ne ate pike sa te ecte si i çmendur dhe ti arrinte!
Ndersa Dona dhe Linda vazhdonin e ziheshin me fjale. Dona kishte ardhur perseri ne dhomen e vajzes dhe kishte filluar te ankohej se Elena ishte nje e paskrupullte, e pa degjuar, qe nuk e respektonte kurre!
-Ajo, do vij! Pastaj nuk eshte e hijshme t'ia prishesh kete nate! Aq me pak kur eshte me Lukan.
-Keto jane genjeshtra, sepse jam e sigurte qe nuk eshte aty. Ti po genjen, por kur te vij ajo, ka pune me mua, shpresoj te vij perpara ores tre!-tha ajo duke u larguar per here te fundit nga dhoma. Ato momente Linda ishte vertet nervoze, Elena nuk po i hapte telefonin, dhe nuk e kuptonte se çfare po bente! Dukej sikur po i hapte telashe vetes se saj!

Read More

Historia: Letra e Fundit- Part 54


Ishte si nje lufte midis dy boteve. Ai qe largohej pak e nga pak, ndersa ajo qe e terhiqte  pas per ta mbajtur ne ate bote, ku kishin krijuar enderra per te shijuar ditet e kalendareve te viteve. Zhurma qe bente ambulanca dukej me vajtuese se ato ditet kur ata shetisnin neper qytet dhe thoshin me vete: "Po tani çfare ka ndodhur qe ambulanca vrapon si e çmendur?!". 
Ishte vetem nje mision i atyre momenteve, te shpetonin nje jete! 
Kishte kaluar plote gjysem ore, dhe Gabrieli gjendej akoma i pajete ne aksin e rruges per ne Llogara! Askush nga te tre, nuk e leviste dot! Ulerimat e Elenes dhe te qarat e saj ishin te vetmet ilaçe qe e mbanin pakesa zgjuar ato momente! Ai lengonte qetesishte ndersa Elena perpiqej ta prekte por perseri terhiqej, i dukej sikur ishte prej rere!
-Zemer, po vjen ambulanca dhe pak, fare! Duhet t'ia dalim!-çirrej ajo perpara tij!- Do ia dalim, dhe pak fare te lutem, jepi forcam ti je i forte! Mos i mbyll syte, perplasi dhe disa here, dhe fillo merr dhe pak fryme, jepi, se po afrohet ambulanca! 
Juna qante dhe mbeshtillte fustanin e gjate, me mundim e ulur afer tij. Te tre Elena, Marseli dhe Juna e kishin rrethuar dhe i jepnin vetem forca, i bertisnin vetem qe ai mos ti mbyllte syte!

-Gabriel, dhe pak, dhe pese minuta, jepi vellai, ne do t'ia dalim!-bertiste Marseli!-Ty nuk do te pelqente ta braktisje kurr Elenen apo jo? Mos e bej!
Pas atyre fjaleve, syte dhe frymarrja filluan ta sillnin pak ne jete! 
-Vazhdo fol, Marsel!-i thoshte Juna!
-Po Tirana, po planet tona?! Nuk mund te na braktisesh vllai, ne te duam, si do t'ia bejme pa ty! Keshtu qe jepi, forca! Jepi, ti mundesh! Ne mundemi!
Sapo mbaroi fjalet Marseli! Ambulanca mberriti! Nga dera doli nje prej miqeve te Marseli!
-Cfare ka ndodhur Marsel?!-tha ai duke u munduar te afrohej afer Gabrit qe qendronte i shtrire si i vdekur.
-Nje makine, sapo plasi Gabrielin, duket qe ka thyer shume gjymtyre, ndihmojeni  Albert, ehste miku im me i mire, ju lutem, beni cte mundni! Do t'ua shperblej.
Te tre infermieret qe ndodheshin me makinen e madhe qe ngjasonte si nje dhome spitali e zhvendosur, u afruan me kujdes tek Gabrieli i cili ishte me nje kembe ne varr!
-Do shpetoj?!-i tha Elena duke qare!
-Patjeter qe do shpetoj.-tha Marseli duke afruar barelen, afer tin dhe duke u kujdesur qe mos te leviste asnje gjymtyre gabimishte bashke me infermieret e tjere, ne momentin kur do e zhvendosnin nga toka.

Read More

Thursday, October 18, 2012

Historia: Letra e Fundit- Part 53


Teksa qendronte afer Gabrielit, te gjakosur dhe te pa levizur nga toka, i kujtoheshin te gjitha momentet me te. Ishte vertet fundi i botes, i dukej sikur nje dallge e fuqishme e kishte perplasur pas nje shkembi dhe e kishte lene te vdekur, e me pas ishte zgjuar ne nje enderr, ku i dashuri i saj ishte aksidentuar! Donte te zgjohej prej asaj enderre, pickonte mishin vazhdimishte se mos po flinte por jo! 
Ate nate ishte mbremja e matures, ishte dita qe kishin muaj qe po e prisnin dhe perfundoi ne ate menyre makaber. Sa me shume vonohej ambulanca aq me shume kujtime ktheheshin pas si faqe librash te shfletuar nga nje ere e terbuar!
-Ai po vdes!-tha ajo perseri duke humbur çdo shprese se ate moment do vinte dikush ti ndohmonte!-Po humbas jeten time, njerez, Juna!
Vazhdonte ulerishte dhe lotet i vertiteshin sa andej ketej, ne menyre te njepasnjeshme!
-Me duket se po degjoj nje ambulanc, po vjen Elena!-bertiti Marseli me gjithe zemer!- Cfare te bejme? Ta ngreme nga toka!
-Jo, jo, mos e prekni, eshte i thyer!-iu kthye Elena e karikuar me nje force te brendshme qe i dashuri i saj te shpetonte!-duhet t'ia dalesh beb!-tha ajo me egersi!-Duhet t'ia dalesh! Si mund te jetoj une pa ty, zemer, fol! Nuk mund te na prishen planet tona, keshtu qe hapi vetem pak syte!
Gabrieli, as nuk degjonte, as nuk shikonte! Thjeshte leviste si per inerci! Kishte ngecur si ne gjemba dhe e dallonte Elenen thjehste si nje hije te zeze qe i zinte naten e ndriçuar nga hena! Asgje me teper! Madje zeri i saj ishte i vetmi tingu qe e permendete perpara se te binte komplet ne gjume!
Ambulanca po afrohej! Shpresat po riktheheshin, por Gabrieli sa po vinte dhe me i dobet po behej! Mund te mos ia dilte dot!

Read More

Historia: Letra e Fundit- Part 52



Nata kishte mbuluar  gjithçka dhe erresira shtonte frike dhe ankth! Pak metra me tutje makines se gervishur te djaloshit te aksidentuar, degjoheshin ulerima, thirrja dhe dy njerez te tjere qe vinin rreth e rrotull pa mundur te benin asgje, veçese te perpiqenin te ngrinin vajzen e gjore qe vetem qante siper djaloshit te copetuar nga ajo perplasje e tmerrshme, si neper filma. 
-Marsel, leviz, bej diçka! Ai po vdes, Gabri po vdes! -degjoheshin ulerimat e vajzes qe qante shtrire siper atij!
Marseli vrapoi tek makina te merrte telefonin dhe urgjentisht duhej te vinte ambulanca. Nuk mund ta leviznin  nga toka Gabrielin qe ishte gati pa jete! Dukej sikur i ishte therrmuar trupi. Kemba ishte e perthyer keq, dukej qarte qe gjate renies kishte rene keq. Ishte thyer si nje cope kukull!
-Elena, do shpetoj, duhet, do vij ambulanca, Marseli po e lajmeron!
Elena e dinte qe po ta linte gjithçka ne dore te ambulances, ai kishte per te vdekur! Minutat kalonin dhe ai kollitej me veshtiresi duke vjelle lenge te kuq prej goje!
Marseli dhe Juna qanin dhe vinin verdalle duke mos e prekur dot, ndersa makinat ecnin ne rrugen e tyre, askush nuk guxonte te ndalonte dhe te shikonte!
-Marsel, kur do vij ajo dreq ambulance?!-uleriste Elena duke qare!- Nuk po reagon, shikojeni si eshte bere? Po me iken prej duarsh njeriu qe dua!
Juna dhe Marseli ishin te bindur qe do t'ia dilte por edhe jo, Marseli i kishte telefonuar nje prej miqeve te tij ne spital dhe e kishin njoftuar se do vinin shpejte! 
Minutat vazhdonin dhe kalonin dhe Elena dukej sikur po çmendej, priste qiellin afer e me afer kokes se saj, i dukej tamam sikur ishte fundi! 
-Po vdes!- vazhdonte uleriste ajo! Ai nuk permendej aspak, vetem merrte fryme me veshtiresi, fytyra mezi i dallohej dhe qendronte ne sheshin e lendines gjysem i pa jete.
Parandjenja e frikshme e Elenes sapo ishte shnderruar ne nje aksident te tmerrshem ku i dashur i saj, rrezikonte jeten! 
Ambulanca po vonohej,nga ana tjeter ne duart e  Junes binte telefoni i Elenes. Ishte Luka, por askush nuk po e shikonte! Te qarat e Elenes benin zhurme ne ate qetesi te asaj nate! Ajo vajtonte, me gjithe zemer, me gjithe trup, me nje melodi qe dukej sikur nuk do ta zgjonte kurr!

Read More

Tuesday, October 16, 2012

Historia: Letra e Fundit- Part 51


Elena po e shikonte, po e kuptonte, po e ndjente se Gabrieli ishte ne mes te rruges, gati gati!
-Gabriel, kujdes nga rruga!-uleriti ajo! 
Te uleriturat e Elenes u mbyten nga muzika e larte e makinave qe po shpejtonin aq sa ai nuk degjoi asgje! Ajo u afrua me vrap per ta lajmeruar, per ta terhequr jashte rruges, por ishte shume vone, askush nuk po e degjonte, madje as Marseli dhe Juna qe ishin ne makine nuk po dallonin gje!
Makinat u afruan me shpejtesi te cmendur drejtuar nga adoleshnte te dehur dhe te gezuar pas festes. Makina e pare ishte e larte dhe e madhe! Kaloi aq shpejte sa Gabrieli nuk pati as kohe te menjanohej me teper nga makina, ose te futej brenda saj! Dhe makina nuk do te kishte perplasur ate per ta hedhur me tej, por do kishte gervishur nje pjese te jashtme te makines pa shkaktuar nje dem, krahasuar me ate qe shkaktoi! 
Elena u tmerrua, Gabrielin e kishte fluturuar tutje nje foristrade, qe ecte si e cmendur. Kishte perfunduar pak metra me tutje ne erresire, ndersa makina kishte shtuar gazin dhe ia ishte mbathur, duke u ndjekur nga nje makine tjeter, e cila as ajo nuk kishte bere nje perpjekje per te ndaluar! 
Elena pervecese ishte tmerruar uleriste me sa kishte ne koke, makina e Gabrielit ishte levizur vendit dhe ishte gervishur si mos me keq, Marseli dhje Juna kishin plasur kokat te dy nga tronditja e madhe, por nuk krahasohej fare me ate qe kishte pesuar Gabri!
Elena kishte mebrritur tek ai dhe cfare te shikoje, ishte i gjithi i gjakosur dhe duke lenguar!
-Zemer, Gabri!
Elena dridhej dhe vetem qante, i kishte rene qielli ne koke! Gabrieli mezi mbushej me fryme, dhe as nuk leviste, ne moment u afruar Marseli dhe Juna e cila edhe pse po i rridhte gjak nga koka filloi te qante nga gjendja e Gabrielit!
-Lajmero nje ambulance, shpejte!-bertiste Elena!
Gabrieli ishte keq, ishte mese e dukshme qe kishte thyer kocka te trupit!
Elena ishte shtrire siper tij dhe vetem qante, po i dilte zemra, teksa e shikonte ashtu! Dhe e gjitha per faj te saj!

Read More
Voila's Blog.. Powered by Blogger.

© Viola's Blog, AllRightsReserved.